Feti TUNUZLIU
Poezi
LUFTARAKJA E QËNDRESËS
(Musine Kokalarit)
Në blerim të jetës ia mësyve zërave popullorë
që ushqenin shpresa për orientim perëndimor.
Por, përbindëshi i kuq që n’front vriste e priste,
t’i tundi rëndë idealet e qytetarisë dhe terroriste.
Kur t’rrëmbeu vala e histerisë së tij çnjerëzore,
t’hodhi në greminë t’thellë të plagës arbërore.
O, kot t’torturoi me vite, se n’shpirt pate Shqipërinë:
sytë t’rrezatonin – guximin, qëndresa – madhështinë !
Edhe mjeranët kameleon që kudo t’survejonin –
n’izolim ta bënë ferr jetën n’vetmi e t’përdhosnin
si dhe n’punët e krahut për bukën e gojës.
E ti – prap stoike – luftëtare e pararojës.
Por, historitë për jetë varfërie e vuajtje t’kurthuara,
mbaruan me dhembshuri – sëmundje t’mallkuara
të cilat prore i përjetoje sikur bjeshkën n’shpinë.
Ndaj, i mbylle sytë – që më kurrë s’do ndrinë !











