Letërsi
Skënder Karaçica
Në kohën e globalizimit dhe letërsia, shkrimtari duhet të afrohet më lexuesin. Libri i botuar që ka dalë në dritë, bëhet pronë e lexuesve, thoshte poeti Dritëro Agolli. Libri, tevona, nis e bën udhën e vet letrare të artit, që, sipas teorive letrare, nuk i duhet as pasaporta për të shkuar në dorë të lexuesve.
Në Kosovë, në dritën e botimit të librit, është bërë si rregull e pa shkruar, që, libri letrar dhe autori i bëjnë thirrje lexuesve në promomovimin e botimit të ri letrar. Mbushën sallat e kulturës apo të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë me lexues e dashmirë të librit. Kjo është e bukura e jetës kulturore dhe motivet e kohës së leximit letrar!
Kujtoj se ka ardhur koha e botimit të librit, që, së pari të marrë udhë në duart e lexuesve e, tevona në veprimtarinë kulturore për librin letrar të bëhen (takime me shkrimtarin -nënvizimi im) në vendlindjen e tij apo në bibliotekën e shkollave, ndonëse biblioteka në fshat ende nuk kemi… (sic!).
Për fund: Libri letrar në dritë, jo mënjëherë promovimi…!
(Qershor të motit 2025).