LIBËR QË PËRFAQËSON DINJITETSHËM AUTORËT E KOMUNËS SË VITISË

0
Muzafer Ramiqi - Autorët e komunës së Vitisë

Nga: Isak A H M E T I

Vitin e kaluar, autori Muzafer Ramiqi, duke u bazuar në idenë dhe iniciativën e Shoqatës dhe Krijuesve “Ramadan Musliu” të Komunës së Vitisë, ka nxjerrë në dritë librin me titull: AUTORËT E KOMUNËS SË VITISË (SHB “LENA”, Prishtinë, 2021, fq. 368), ku janë përfaqësuar mjaft dinjitetshëm autorët e Komunës së Vitisë nga Lufta e Dytë Botërore e deri më sot.

Ky libër të cilin po ju paraqesim këtu, është përgatitur dhe përpiluar me përkushtim nga autori, Muzafer Ramiqi, përndryshe i njohur në letrat shqipe edhe si poet. Libri në fjalë, siç e thotë edhe vetë autori te Parathënia (fq. 5), është gjithsesi një thesar kultutor, pasuri kulturore që i ka munguar Komunës së Vitisë …është libër që ofron, jo vetëm për lexuesit e rendomtë por edhe për studiuesit e mirëfilltë të letërsisë, mjaft informacione, të dhëna dhe vlera të autorëve, disa prej të cilëve që janë përfaqësuar këtu, janë të njohur jo vetëm në rrafshin kulturor kombëtar por edhe më gjerë.

STRUKTURA E LIBRIT

Librin në fjalë, të cilit i paraprin një Parathënie në vend të editorialit, autori e ka struktururuar në pesë kapituj:

KAPITULLI I,
MEMORIALE
Ramadan Musliu

KAPITULLI II,
POST MORTUM,
ku janë përfshirë këta autorë:
Adem Murati, Bajram Qerimi, Daut Bislimi, Engjëll Sedaj, Faik Sinani, Fehmi Ramadani, Gjergj Gjergji-Gashi, Halil Alidema, Jahi Ramiqi, Mark Sopi, Naser Beqiri, Ramadan Asllani, Rashit Alidema, Sabit Rexhepi, Selim Musliu Berisha, Shefki Salihu, Sinan Hasani, Tahir Z. Berisha.

KAPITULLI III,
LETËRSI,
ku janë përfshirë këta autorë:
Avni Azizi, Bardh Frangu, Besa Rexhepi, Denush Mehmeti, Dije Lohaj, Engjëll Koliqj, Enver D. Halili, Enver Sahiti, Esat Avdyli, Fadil Abazi, Fadil Ismajli, Feri H. Arifi, Fehri Qerimi, Hamza Halabaku, Ilir Murtezi, Isak Ahmeti, Isak Shema, Ismajl Baftjari, Ismet Rashiti, Lule Alidema, Marjan N. Sopi, Mejrem Tusha, Merxhan Avdyli, Miradije Ramiqi, Mujë S. Berisha, Mursel Nurseli, Muzafer Ramiqi, Ndue Ukaj, Sabit Alidema, Sabit Abdyli, Sami Arifi, Sarë Gjergji, Shefinaze Hahdari-Fazliu, Shefqet Rexhepi, Xhevat H. Emërllahu, Zahide Marije Ukaj, Zymer Haliti, Zymrije Salihu.

KAPITULLI IV,
SHKENCORE,
ku janë përfshirë këta autorë:
Albert Ramaj, Esat Kamberi, Feriz Ahmeti, Frok Zefi, Gjon F. Gjergji, Kurtesh Devaja, Hasan Hasani, Hysen Terziu, Isa H.Demiri, Jakup Jahiri, Kosovare Krasniqi, Lush Gjergji, Marjan Marku, Nazif Laçi, Nexhmefin Bardhi, Nijazi Halili, Nysret Hajdar, Sadik Haxhiu, Sanet Dalipi, Tefik Ajvazi, Ukshin Ukshinj, Zenun Rexhepi.

KAPITULLI V,
SHPRESAT E SË ARDHMES,
ku janë përfshirë:
Bleona Sylejmani, Dallëndyshe Sylejmani, Dhurata Sylejmani, Djellon dhe Lorik Sallahu, Kristal Baftjafi

Në fund të librit (fq.365), autori ka dhënë edhe një listë të emrave të autorëve që për një arsye ose tjetër nuk ka mund të përfshihen në libër, gjë që është e arsyeshme por edhe e kuptueshme.

Krejt në fund të librit (fq. 366-368), e kemi reçensionin shumë përmbajtësor me titull: PËRMBLEDHJE E PUNUAR ME PËRKUSHTIM, të autorit Rrahim Sadikut, një emër i njohur në letrat shqipe.

Në reçensionin e tij, autori Rrahim Sadiku me të drejtë vlerëson dhe konstaton se përpilimi i këtij libri nga Muzafer Ramiqi, për të treguar të sotmen e një tradite të pasur shumëshekullore dhe vazhdimësinë e saj në këto treva, është një nismë e mbarë dhe në të gjitha aspektet punë e qëlluar, por edhe një veprim që ka kërkuar shumë lodhje, shumë përgjegjësi e që e ka detyruar të bëjë shumë sakrifica e të ketë përballje me sfida të ndryshme…

Megjithëkëtë autori ia ka dalë me mjaft sukses të na dhurojë një libër që përfaqëson mjaft dinjitetshëm, autorët e Komunës së Vitisë, disa prej të cilëve, diç e theksova më lart, njihen jo vetëm në rrafshin kombëtar por edhe më gjerë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.