Gani I. Mehmeti
Petkoviqi i Serbisë, i ashtuquajturi drejtor i zyres serbe për Kosovë, ka reqguar kundër ndërtimit të stacionit policor në Zubin Potok, duke e quajtur “fortifikatë policore të jashtëligjshme”! Me këtë do të thotë se u dashka të pyetet Serbia se çka është e ligjshme e çka jo për Kosovën! Për Serbinë e ligjshme është ndjekja e shqiptarëve nga trojet e veta Brenda Serbisë, jo zbatimi i ligjit brenda Kosovës!
Shihet se Petkoviqit nuk i shkon përshtati qetësia, rregulli e rendi në Kosovë, sepse sukseset e rezultatet e çfarëdollojshme në Kosovë, nuk priten mirw në Serbi.
Ata që janë kundër marrëveshjes së Brukselit Kosovë – Serbi, tani përmendin e zënë ngoje Brukselin dhe presin të reagojë kundër ndërtimit të stacioneve policore në komunat në veri të Kosovës! Pra kur atyre nuk iu pëlqen ndonjë veprim i Kosovës, i drejtohen Brukselit dhe marrëveshjeve të marra atje, duke harruar se vetë kanë dalë haptas me shkrim se nuk do i zbatoijnë marrëveshjet e Brukselit dhe asaj tw Ohrit. Janë tepër kundërthënës, Ata edhe nuk marrin pjesë në bisedime, edhe thonë se “jemi për bisedime”!
Ata ndjekun e përndjekun shqiptarët nga vendbanimet e tyre mijëravjeçare e bëhen sikur i mbyllin sytë para këtyre ndjekjeve, ndërsa për serbët në Kosovë, pa i ndjekur askush, thot se po ndiqen vetëm pse kërkohet zbatimi i ligjit dhe i sovranitetit në të gjithë Kosovën.
Cinizmi serb është tepër i madh kur bëhet fjalë për shqiptarët. Ata janë aq të egërsuar e të urryer ndaj shqiptarëve, sa, po mundën, do i zhbinin nga toka, do i shfarosnin pse janë pengesë e madhe në realizimin e ëndrrave të tyre për dalje në Detin Adriatik dhe përgjithësisht në Mesdhe.
Ata janë armatosur vetë aq shumë edhe me armët më të sofistikuara, por sërish iu duket pak dhe shikojnë armatimin e Kosovës me një ndërtim të stacionit policor në Zubin Potok.
“E gjithë kjo është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit, sepse falangat e tij nuk kanë asgjë për të kërkuar në veri, as për të mbrojtur dikë, por vetëm për të terrorizuar serbët. A do të ndërmarrë tani diçka Bashkimi Evropian?” ka shkruar Petkoviq, njofton “Kosova Sot online”
Sipas Petkoviqit Kosova nuk ka çfarë të hyjë fare në veri! Ai edhe pse e di se veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, përpiqet të ndalojë veprimet zhvillimore nga Kosova në veri! Kjo është një ndërhyrje në sovranitetin e Kosovës nga Serbia, për çka do duhej të reagonte edhe vetë Brukseli, që Serbia të mos përzihet në punët e brendshme të Kosovës.
Lidhur me këto zhvillime në veri, ata sulmojnë me sa mundin Albin Kurtin dhe Xhelal Sfeçlën.
Mirëpo, edhe sa ishin tjerët në krye të qeverisë, nuk pranuan normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Me këtë, kjo është vetëm një farsë e tyre, se njësoj do të silleshin me këdo që përpiqet të mbrojë sovranitetin e Kosovës.