10.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj KUKULLA PARTIAKE QË MERREN ME KULTURË E LETËRSI SHQIPE

KUKULLA PARTIAKE QË MERREN ME KULTURË E LETËRSI SHQIPE

0
Shkupi, Maqedoni


LSHSHM – SHKUP
СПАМ – СКОПЈЕ
AAWM – SKOPJE

Reagim i LSHSHM-së

Vështirë, është Sot për një popull shqiptar, kur me arsim dhe kulturë merren politikanët e partive politike në shtetin e “përbashkët”, ende këmbekrye në sistemin policor ish jugosllav. Popull shqiptar, që ka themeluar dhe krijuar shtete në Evropë, edhe nëpër botë, E, sot nuk është në gjendje të krijojë ende një Shtet të barabartë shqiptar me gjithë këto parti politike, arnë përmbi arnë në pushtet dhe opozitë?! Themelet, vazhdimin e një ish Shteti të “vëllazërim – bashkimit demokratik”. Që, edhe Maqedoninë e Veriut e themeluan si shtet të “përbashkët” me parti politike e me pak shqiptarë (20 %). Popull, edhe kur janë në pyetje arsimi dhe kultura. E, në Ditën e Sotshme, me arsim dhe kulturë merren partitë politike në pushtet dhe opozitë me argatët e tyre partiak. Dhe, jo populli shqiptar.

Fatkeqësisht, marrin guxim ta vlerësojnë kulturën dhe Letersinë Shqipe. Edhe, pse: jo, që në jetën e tyre publike, nuk kanë shkruar ndonjë varg, ose libër. Por, nuk kanë as libër në shtëpi. E, Sot: në “demokraci”, merren me vlerësimin e të arriturave atistike të kulturës dhe letërsisë shqipe në shtetin e “përbashkët”. Emërojnë, anëtarë të komisioneve, që jo nuk e njohin gjuhën dhe letërsinë shqipe, por janë edhe argatë besnik shqiptarë partiak, që në jetën e tyre përsëgjalli nuk kanë publikuar ndonjë varg, por edhe nuk kanë as libër shqip në Shtëpi?!

Ende, vëndosin për kulturën dhe letërsinë shqiptare anonimusë partiak, të emëruar si antëtarë të komisioneve nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, që nuk i njeh këto “artistë” as nëna e tyre në shtëpi. Mos, themi edhe Katundi. E, ku më edhe populli shqiptar. Kush janë këto trusakatë shqiptar, mos ua përmendim emërat në këtë reagim, se: goja do na zë qelb?! Nuk i njeh nëna e tyre, katundi, as populli shqiptar. Pëçudi, i njohin si artistë “vëllezërit” e shtetit të “përbashkët”?! Guximshëm, pa e njohur gjuhën shqipe, as letërsinë shqipe me gjysëmanalfabetë shqiptar partiak, e vlerësojnë kulturën dhe letërsinë shqipe me arshinat e tyre nga shelgu garroç i partive politike.

Vite me radhë në “demokraci”, edhe Sotekësajdite kultura dhe letërsia shqipe është nën nivelin e sistemit komunist ish jugosllav në Maqedoninë e Veriut. Kukullat partiake politike sharrojne dërrasa shelgu mes livadheve me gërshërë në duartë e partizanëve të partive politike, duke e sakatuar kulturën dhe letërsinë shqipe me argatë shqiptarë, të Policisë Letrare partiake në pushtet. Ditën e Sotshme të “vëllazërim-bashkimit” me Kukulla partiake, që nuk e dinë, ku e kanë kokën, e ku bythën pa brekë.

Ku, qëndron faji i partive politike shqiptare?! Bythekrye, anëtari shqiptar, i emërusar nga Ministria e Kulturës së Republikës Maqedonisë Veriut, vendos për vlerat kultufore-artisike, nuk ka varg as libër, por ka “titull” partiak, të partive politike pa bagazh kulturor – letrar. Mos themi, së paku një varg patetik në fletore. Ose, një libër, në shtëpi. Edhe, pse: shumë kolegë të tij Universiteti, i kanë blerë ato tituj shkencor me shumicë dhe pakicë. Burri, që vendos sot për kulturën dhe letërsinë Shqipe, nuk ka libër në shtepi?!

Vetëmse, anonimusi është partiazan partiak gjysëmanalfabet, por si ulen dy anëtarët e komisionit maqedonas me gjithë ato tituj shkencor, dhe bëhen kokë më kokë me argatin shqiptar edhe pa një varg, as libër për ta vlerësuar kulturën dhe letërsinë shqipe?! Guximin e tyre partiak të vendosin për kulturën dhe letërsinë Shqipe, pa e ditur as edhe një fjalë në Gjuhën Shqipe?!

Partitë politike, posa hipin në pushtet merren me arsim dhe kulturë. Themelet e një Shteti, populli janë: Arsimi dhe Kultura. Shkaku, se: Nuk kanë tjetër zanat përtej Ditës Nesërme. Partizanët e tyre trusakatë i emërojnë në Ministrinë e Kulturës me poste partiake: ministra të kulturës, sekratarë shtetëror, anëtarë të komisioneve dhe kryetarë të bordeve për ndarjen e Çmimeve Shtetërore në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit në Maqedoninë e Veriut. Hipin e zbresin në pushtet, dhe secila parti politike në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit e lë bërllokun e vet para dere. Prandaj, sot jemi edhe në këtë gjendje arsimore dhe kulturore. Edhe, refuzojnë një Manifestim Kulturor Tradicional Ndërkombëtar TAKIME NËN RRAP XXXI (poezi erotike, 2026).

Antologjinë e poetëve pjesmarrës në manifestim), revistën letrare me një zë të ri letrar: STILI ’97 nr. 62 – 2026, kësaj radhe përkushtuar shkrimtarit të mirënjohur Fadil Curri, që iku pa nënshtetësi maqedonase, edhe pse e kërkoi vite me radhë, dhe jetonte me vite e familje e shtëpi në Shkup. Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsinë Shqipe e kishte kryer në Shkup. Gruan dhe fëmijët i kishte të lindur në Shkup. Vetëmese, iku në Parajsë duke e përkrahur si shkrimtar dhe bashkëpuntor me vite revista letrare STILI ’97. Përkarshi, trusakatëve, që ende përpëliten me pelena në djepin e partive politike të “vëllazërim – bashkimit“ juvgosllav me një torbë taxhi përqafe.

Rezultatet e konkursit të Minisrisë së Kulturës dhe Turizmit në Maqedoninë e Veriut për mbështetjen e projekteve me interes nacional në kulturë, nuk premtojnë asgjë të re këtë vit 2026. As, në Shifra materiale në dobi të kulturës dhe letersisë artistike shqiptare. E, një pjesë kulturore-artsistike, as në cilësi kulturore-artistike! Mbështetja e librave të partizanëve partiak, apo koncerteve të partive politike në pushtet për familjarët, bëjnë që deklarata e ministrit Zoran Lutkov, se: “kultura ka mbështetje, dhe se shteti qëndron pas artistëve”?! Apo, se: “procesi i përzgjedhjes, u krye në bazë të kritereve të përcaktuara qartë, prioriteteve të paracaktuara dhe komisioneve të ekspertëve të përbëra nga persona kompetentë”?!

E, persa i takon përqindjes, ose mbështetjes financiare për projektet që lidhen me kulturën dhe letërsinë shqiptare, shifrat variojnë nga 6 e deri në 15 për qind në veprimtari të caktuara. Përqindjet, për të cilat kreu i Ministrisë së Kulturës, Lutkov, gjatë prezantimit të rezultateve të dielën ngurroi t’i cekte, me pretekstin se në kulturë nuk mund të kalkulohet me shifra?!

Veprimtaria e botimeve edhe këtë vit nuk mund të mos i shpëtojë reagimeve. Projektet shqiptare, më të shumtat në numër janë ato të mbështetura me shuma të vogla qesharake, një pjesë e konsiderueshme me nga 60 mijë e deri në 100 mijë denarë, që nuk mund t’i mbulojnë as shpenzimet e shtypit, e ku më honoraret e autorit. Nuk mungojnë as projektet e partive politike në pushtet, apo praktika që vazhdon prej disa vitesh e përmbledhjeve, punimeve shkencore për mbrojtjen e magjistraturave, apo doktoraturave të blera me shumicë e pakicë, përkthimeve… e të tjera.

Përsa, i takon shumave me të cilat mbështeten monografi e botime të tjera, shkon deri në 350 mijë denarë. Te titujt në shqip maksimumi është 200 mijë. Përfitues më të mëdhenj mbeten Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” (Instituti i Literaturës Maqedonase) Matica. Sa i takon Muzikës, nga gjithsej 138 projekte, shqiptare numërohen 28 dhe 110 maqedonase. Në një vlerë prej 3.142.400 denarë, ose 15.8 për qind. Mbështetja për pjesën tjetër është mbi 16 milionë denarë. Në Folklor, përqindja e projekteve dhe shuma që mbështeten është më e lartë, deri 29 për qind, ose mbi 3 milionë denarë. Lista e fituesve hapet me konflikt interesi, projektin e të afërmit të anëtarit të komisionit, si fitues.

Tek “Ndërkombëtarja” janë mbështetur me më pak se 4 milionë ose vetëm 7 për qind nga totali prej mbi 51 milionë denarë. Në “Artet Vizuele”, projektet shqiptare marrin më pak se 6 për qind, gjithsej 774 mijë denarë. “Festivalet dhe Manifestimet”, projektet shqiptare mezi arrijnë 15 përqindëshin me mbi 13 milionë denarë.

Reagimet kanë qenë të shumta. BDI ka reaguar duke e cilësuar modelin e shpërndarjes së mjeteve publike për kulturën dëshmojnë një model të konsoliduar majorizimi institucional. Sipas përllogaritjeve të tyre, në total, nga rreth 221 milionë denarë, vetëm 30 milionë denarë u janë ndarë projekteve shqiptare (13.8%), shifër që sipas BDI-së, nuk është gabim administrativ, por dëshmi e një sistemi të qëndrueshëm majorizimi, segregimi dhe mungese transparence, ku kultura shqiptare tolerohet si prani, por mohohet si subjekt i barabartë kulturor dhe institucional.

“Në dramë, folklor dhe botime, kultura shqiptare trajtohet si prani dytësore. Këta sektorë që prodhojnë narrativë, memorie dhe identitet kulturor administrohen sipas një hierarkie të njëanshme, ku kultura maqedone ruan dominimin strukturor, ndërsa ajo shqiptare mbetet sistematikisht në periferi. Në Muzikë, janë shpërndarë kryesisht përmes mekanizmave partiakë dhe klientelistë, duke e zhveshur financimin nga kriteret profesionale”, thuhet në reagimin e Partisë Politike, kesaj radhe në opozitë.

Edhe, pse: edhe ajo gjatë kohës saj në pushtet me sekratar shqiptar në Ministrinë e Kulturës në Maqedoninë e Veriut, anëtarë të komisioneve dhe kryatar të bordit për ndarjen e çmimeve shteterore aktivistëve të partive politike, i bëri të njëjtat gabime partiake. Emëronte si anëtarë të komisioneve në Ministrinë e Kulturës të Maqedonisë Veriut dhe Turizmit partizanët e vet partiak, që e sakatonte pamëshirë edhe më zi se sistemi komunist kulturën dhe letërsinë shqipe.

Diskriminimi shumëvjeçar i kulturës dhe letërsisë shqiptare, pothuajse vazhdon me kukullat shqiptare partiake, që sot më nuk merren me politikë, por me arsim dhe kulturë, “vlerësimin” e vlerave artistike të kulturës dhe letërsiës shqipe. Kukulla të partive politike, deri kur do të lejohet që Ministria e Kulturës dhe Turizmit t’i diskriminojë shqiptarët. Partitë Politike Shqiptare në pushtet përfaqësojnë vetëm partinë, interesin e partizanëve tyre partiak, lidhjeve klanore, miqësore, dhe jo vlerat e vërteta artistike – kulturore?

Fyerje dhe mposhtje edhe në instancat e institucionit të kulturës shqiptare. Heshtje, pa kërkuar llogari për atë që na takon si shqiptarë (20 % ?!) në këtë shtet të “përbeshkët”, përmes taksave tona shqiptare.

Dëshpërimin dhe diskriminim i përhershëm nga kukullat partiake, që nuk japin kurrë llogari për zhbërjen e identitetit tonë kombëtar. Fatkeqësisht, që nuk janë të vetëdijshëm, se: kultura nuk është kërkim lëmoshe, as interes partiak, por sukses i kukullave partiake puthadorëve e servilëve me një torbë taxhi përqafe. Ministri, e ndihmuar nga argatët shqiptar, që e godet kulturën shqiptare tinëz pas shpine, duke i ndërprerë mbështetjet finansiare të manifestimeve kulturore – artistike – tradicionale…


Albanian Writers League
President: Kalosh Cheliku

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.