Gani Mehmeti
Aleanca të ndryshme lidhen mes njerëzve, shteteve e shoqërive të ndryshme mes tyre. Këto aleanca, natyrishte se janë të karaktereve të ndryshme, sipas asaj se kush me çfarë veprimtarish merren. Këto varen se kush prej çfarë nivelesh janë dhe e vazhdojnë fushëveprimtarinë e tyre, për çka merren vesh mesvetit.
Ndodhi edhe aleanca mes tri shteteve mes Kosovës; Kroacisë e Shqipërisë muaj më parë në fushën e mbrojtjes së njëra-tjetrës, në raste të ndryshme edhe në paqe, duke u ushtruar në fushën e mbrojtjes, me armatimin e përbashkët dhe edhe me ndihmën e njërea-tjetrës ushtarakisht në rast të ndryshëm nga cili do agresion.
E, kjo aleancë po i dhemb shumë Serbisë, në veçanti armatosja e Kosovës nga dy vende anëtare të NATO-s qenka: “Provokim i egër në Ballkan: Kroacia dhe Shqipëria, dy anëtarë të NATO-s, po ndërtojnë hapur një aleancë ushtarake me Kosovën, një entitet i panjohur, të cilit i është ndaluar, shprehimisht të ketë ushtri sipas Rezolutës 1244 të OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.” – shprehet Ministri serb për Integrime, Nemanja Starovic, sipas (Kosova Sot Online, 11. 2. 2026).
Dhe, këtu hasim në kontradiktën e tij, duke e quajtur Kosovën “entitet të panjohur”, që bëhet i njohur vetêm me rastin e armatimit! Vallë, a vetëm pse Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës, qenka entitet i panjohur? Dhe, kur na qenka entitet i panjohur, çka i dhemb atij se përse armatoset apo ç’armatoset, jeton ai entitet apo nuk jeton, ia del apo nuk ia del, dhe si i panjohur – si e njeh Serbia këtë entitet?!
Sa i përket rezolutës 1244, ajo është e tejkaluar, sepse Pavarësinë e Kosovës e kanë njohur plot 121shtete të botës, që janë mê shumë se gjysma ose 61.4% e shteteve, prej 196 shteteve në botë sa ishin deri në vitin 1999, por më pas i shtohen botës edhe dy shtete: Mali i Zi që pavarësohet nga Serbia dhe Kosova, e cila me luftën e UÇK dhe ndihmën ndërkobëtare prirë nga SHBA e shtetet anëtare të NATO-s, fitoi lirinë dhe pavarësinë e saj, duke e shpallur më 17 Shkurt 2008, tani në botë janë 198 shtete.
“Cili është qëllimi i vërtetë nëse jo të rrethojnë, frikësojnë dhe kërcënojnë Serbinë? Ky veprim i pamatur nga aleatët e NATO-s me një “jo-shtet” po shkatërron qëllimisht paqen e brishtë në rajon. Destabilizim i pastër i veshur si bashkëpunim!”, ka shkruar Staroviç.
Pra, po kuptohet ku fle lepuri. Shtetin “pa shtet” të Kosovës, pse ajo ende mendon Kosovën pjesë të Serbisë, e cila ishte si e tillë vetëm si e pushtuar. Tani, me aleancën e lidhur mes këtyre tri shteteve dhe me armatimin më modern të kohês, për çka Serbia e sheh të pamundur intervenimin e sërishëm ushtarak në Kosovë dhe deri thellë në Shqipëri. Pikërisht ky është rrethimi, frikësimi e kërcënimi dhe shkatërrimpi qëllimisht i paqes së brishtë dhe destabilizimi “i pastër” si bashkëpunim për Serbinë e Ministrit Nemanja Staroviç.
Zotëri Ministër, ju jeni destabilizuesit e vetëm për në Ballkan. Ju jeni ata që kërkoni toka të huaja, që mendoni të ndërhyni ushtarakisht si agresor sikur në të kaluarën, nga viti 1877/78 e deri në vitin 1999, e që synoni edhe në të ardhmen, prandaj ju pengon aleanca e Mbrojtjes mes Kosovës, Kroacisë e Shqipërisë.
Provokatorë për të gjitha ato që i keni numëruar, jeni ju zotëri Ministër me shtetin tuaj.











