11.5 C
Tirana
E dielë, 5 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi KTHEHU NË ITAKËN TËNDE

KTHEHU NË ITAKËN TËNDE

0

Elife Luzha - Pavarësia Autore:
Elife LUZHA

(Vëllait, Kadriut)

Shtigjeve të mërgimit udhënise vëlla
Me plagën atdhe përvëlitur ndër deje
Ëndrrat si copëza mermeri tinëzisht t’i thyen
E fati t’u rrokullis si gur Sizifi drejt teje

Pirgje brengash kanë brejtur vitet e tua
Dhembja ethshëm të prushon në ballë
Majë qepalle pikëllimi të bulëzon i ithët
Kosova plagë në trup e gjallë

Fushave djerrinë gjarpërinjtë zgavrojnë
Me kukamë qyqesh vajtohet rënia e yjeve
Mbrapshtitë si furtuna uragani përmbytës
Në agshole dite jetën pamundësojnë

Në harkun e kohës dramë pa epilog
Kosova e mira, a thua mbet
Kthehu vëlla kthehu se ajo të pret
Si Itaka Odisenë e vet

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.