Kosova po i braktisë parimet, me të cilat ajo arriti sovranitetin dhe integritetin e saj!

1
Kuvendi i Kosovës

Koment

Skënder MULLIQI

Ne një botë të mbushur më trazira, duhet të ndalemi, të pyesim veten ne në Kosovë, se në cilin drejtim po shkojmë? A i kemi renditur prirotetet tona ashtu siq duhet, a po prishim jetën tonë më kast apo pa dija jonë? A mund të ndalojmë së marri gjërat më të pa rëndësishme si të mirëqena, duke i shtyrë ato në kufijtë e vëmendjes dhe angazhimit tonë? Edhe shumë çka tjetër në Kosovë nuk po funksion apo po funksionon keq. Në vend të bashkëpunimit më njeri -tjetrin ne jemi orjentuar kunder njëri-tjetrit. Sot, ke gjithçka shumëngjyrëshe, nuk jemi më të njëjtit siç ishim më parë. Sigurisht, kanë kaluar vite dhe kemi parë dhe përjetuar shumë gjëra, e harruam shtetin që e formuar më gjak.

Kemi harruar se çfarë do të thotë shoqëria, mirëqenja, jeta e lumtuar, dashuria për Atdhe dhe për Komb, që është qensorja! Fatkeqësisht, duke marrë parasysh karakteret dhe ambiciet e dukshme të akterëve politik, të përfshirë në zënkat e pandërgjëgjshme në Kuvendin e Kosovës, nuk duhet përjashtuar mundësia e një përçarjeje shumë të madhe të spektrit politik në ditët që do të vijnë. Është momenti që të thëmi hapur kush janë fajtoret e krizës politike dhe institucionale ? Sigurisht fajtori kryesor është blloku opozitarë të cilit nuk po i pëlqejnë asnjë kandidatët për krykuvendar nga LVV, së caku i tyre është marrja e pushtetit.

Ne i mundem në luftë komunistët jugosllavë dhe fashistët çetnikë serbë, e tash kur e kemi shtetin tonë po e mundim veten! Brezat e ardhshem duhet ta dinë së kush çka po bën për shtet, e kush po lufton mw shumw për pushtet? Mjaft gjatë nuk ka seriozitet veq shaka më shtet dhe më popull! Ka vetëm një gjë të mirë në lidhje me këtë, gënjeshtrat, dredhitë dhe budallenjtë, të shumuar pafundësisht dhe pa asnjë fije disipline, në fakt ekspozojnë njëri-tjetrin pa pushim dhe nuk janë më sekret për qytetarët. Populli dhe interesat e tij po shqelmohen dhe poshtrohen ashpër dhe publikisht nga një shumicë kuvendarësh. Ata thjeshtë nuk kan mësuar asgjë nga politika, për keqpërdorime sigurishtë se po.

Ata së bashku më mediat e tyre nuk po ndalojnë së shkumëzuari në emër të ligjit, mirësjelljës, rendit, qëndrushmerisë etj. Dhe, gjithëqka po bëhët e frikshme, e tmerrshme dhe imorale. Kosova sikur po i braktisë parimet, me të cilat ajo arriti sovranitetin dhe integritetin e saj! Parlamenti i Kosovës po humb tashmë qdo kuptim, së është shëndrruar në arënë gladiatorësh. Këto veprime destruktive që po i shohim po e mëkatojnë Republikën e Kosovës para botës demokratike. Askush nuk mund të përcjellë dhe përshkruajë në detaje të gjitha qëllimet, frustrimet dhe fantazmat e grupit të kuvendarëve, të zënë në lakmi për pushtet apsolut, lakminë dhe budallëkun e tyre të habitshëm.

1 KOMENT

  1. z. Skënder,

    Fitorja më madhe e një populli është ruajtja e BESIMIT me njëri-tjetrin, në anën tjetër:
    Humbja më madhe e një populli është humbja e BESIMIT ndaj njëri-tjetrit.
    *
    Populli ynë i urtë, thotë: “Nuk e njeh shokun (mikun) pa e hangër një thes krupë me te!”

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.