Milazim Zeqiraj
Zgjedhje kishte me 9 shkurt 2025 por s’kishte zgjidhje.
Partitë politike në fushatë ishte të zëshme me premtime e ofendime. U votu për ndryshim dhe jo kompromis.
Votusi e pranoj ofertën e partive politike dhe deri tani është i knaqur me votimin e vetë.
VV dhe partnerët në zgjedhjët e 9.2.2025 dolen të parët më 48 deputetë, por jo fitus të zgjedhjeve. Ata muaren përgjegjësi që më koalicion ti krijon institucionet e vendit.
Fushata e partive politike
Gjatë fushatës, VV i donte të gjitha votat duke theksuar së nëse i fitoj të gjitha votat atëhere ka zgjidhje, nëse jo, nuk do të hyjë në koalicion me partit opozitare.
Edhe partit tjera LDK, PDK e AAK premtuan ndryshim dhe përjashtuan mundësinë e koalicion me VV.
Të gjitha partitë u pozicionun qartë dhe deri me tani janë besnik ndaj zotimeve të fushatës.
Gjat fushatës premtime e ofendime kishte nga të gjitha partitë, por VV dhe Lista Guxo ishin më të zëshëm me ofendime në drejtim të LDK . Ofendimet e liderit të VV shoqëroheshin me durtrokitje frenetike dhe eufori nga elektrorati i tij.
Zëra ofendues ndaj LDK kishte edhe nga antarë të Listës Guxo që deri dje ishin anëtarë në strukturat e larta të LDK e sot janë në VV.
LDK shpesh është ndëshkuar nga deputetët dhe elektrorati i vet
Në demokracin tonë të brisht, LDK si parti shteteformuese pëherë ka bërë koalicione për të mirën e vendit. Nga këto koalicione pëherë është demtuar rëndë nga disa deputet dhe elektrorati i vetë. Një prej rasteve më të rënda ishte rezultati i dobët në zgjedhjet e vitit 2021.
LDK dikurë kritikohej pse hynte në koalicione, sot pse nuk hyn në koalicion me VV.
Është e ditur se VV nuk pranono koalicion me parti tjera shtetformuese se nuk beson në vetëvete.
Sot kritikat LDK i vijnë kryesisht nga deputetet dhe votuse e LDKsë që dikur e sulmonin për hyrje në qeveri, kurse sot ata janë deputetë dhe votus të VV.
Një pjesë e votuesve dhe deputetve të LDK që në zgjedhjet e kaluara ka pasur zhgënjim me qeverisjën e VV tani janë kthyar prap në LDK dhe nuk janë ndeshkuar nga anëtarsia e LDKsë.
LDK ka qëllim ta ruaj pluralizmin, ta rris demokracin dhe ta forcoj shtetin përmes koalicioneve.
Kritikat mbrenad partisë janë shprehje e demokracisë, por kur është në pytje interesi i shtetit ajo e tejkalon inatet. Koj traditë vjen nga Presidenti Rugova, Ai thoshte pushteti duhet ndarë që të kemi hise të gjithë në qeverisje.
Partit që kanë bërë koalicion me LDK, janë reformuar si parti të mirëfillta shtetformuese.
Kompromisi që nuk e ka demtu LDK
Në vitin 2021 me votat e LDK zgjedhët Presidentje e vendit Z. Vjosa Osmani, edhe pse LDK ishte ndeshkuar rëndë në zgjedje nga deputet dhe votusi i saji.
Por për të mirën e vendit LDK e tejkaloj inatin dhe bërë zgjedhjën e Presidentës, që vendi mos të futen në bllokadë. Zgjedhja e Presidentes ishte potez i qëlluar për ta shpetuar vendin nga e majta dhe izolimi total.
Dihet së Z. Vjosa Osmani, Presidentja e vendit ishte pjesë e strukturave të larta të LDK. Ajo më veprimet e veta në zgjedhjet e vitit 2021 e dëmtoj rëndë LDK për interesa personale. Megjitheatë antarsia e LDKsë atëhere e zhgenjyarë, por kompromisi LDK për zgjedhjën e Presidentës është vlersuar si një akt përgjegjëshëm në interes të vendit dhe në zgjedhjet e 09.02.2025 LDK pati një rritje të lehtë.
Sot kritikusit e LDK nga VV, dikur anetar të LDK
Individ të caktuar dhe një pjëse e elektroratit të LDK që sot janë votus dhe pjesë e organizatës VV janë zëra kritikë ndaj LDKsë, pse ajo nuk po bënë kompromis më VV.
VV e din mirë se pa eksponentë dhe pa antarësin e LDK, organizata do të mbetej minore. Në fakt VV është e paimagjinueshme pa liderin e saj z.Albin Kurti.
Lista „Guxo“ ka përgjegjësi për bllokim në formimin e institucioneve të Kosovës
Është e vertetë së bllokusë në formimit të institucioneve të Kosovës përveq VV është edhe antart e Listës „Guxo“ që dikurë ishin figura kyçe të LDKsë.
Ata sot janë pakicë në VV. Heshtja e tyre dhe besnikria nodaj liderit të VV për një grimë pushtetë i bënë fajtorë për mos formimin e institucioneve dhe me kot thirrën së janë besnik të „Rugovizmit“.
Megjithëatë dalja e tyre nga LDK nga një hatërmbetje dhe bashkimi i tyre me VV nuk ishte për interesa të vendit, por për interesa përsonale e pushtet.
Në strukturat e VV ata janë pakicë dhe pa forcë për të ndryshuar kursin ideologjik të partisë që sot është më e majtë se më parë.
Këta individ duhet të kthehen sa ma parë në LDK dhe të ndihmojnë LDK në krijimin e institucineve të vendit.
Tani e tërë përgjegjësia për mosformimin e institucioneve bije mbi Listën Guxo.
Ata nuk i tokojnë krahut të majtë, por i takojnë LDK, partise shtetformuese dhe nuk arsytohen pse janë të heshtur ndaj veprimeve bllokuse të VV.
Ata kurrë sado të jenë të majt, kot e kritikojnë LDK për ti hyrë në qejf VV. Në mbrendësi janë LDK. Ata aty janë trup i huaj.
Një pjesë të fajit e kanë edhe disa eksponent të ilegalës dhe ish ushtar të UÇK që nuk po ndihmojnë në formimin e institucioneve.
Nëse këta individ nuk veprojnë më largimin nga organizata e VV dhe nuk kontribojnë në krijimin e institucionve të vendit një ditë do të jenë hiq.