Komunikim i pavetëdijshëm…
Arben Çokaj
Një vajzë e bukur si hije kalon
në rrugën time
Kur është pranë, ajo s’bëzan
Hesht si muranë…
Pak më tutje qesh, me të madhe,
shikon dhe heshtë,
Flet me heshtjen e saj, kur shikon ngadalë…
Ishte bjonde, tani duket më bukur,
se flokët i ka lyer paksa më errët,
ashtu si i kam qejf edhe unë,
pa më pyetur…
Sikur i blen mendimet e mia,
por habitem pse s’flet, pse hesht?
Pse ka ndrojtje kur vjen pranë?
E unë si mumje s’i flas, aspak, si për inat,
nga frika se mos e prishë, në fakt,
komunikimin e ndrojtur, që s’bëzanë…
Ndërsa ajo kalon aty pranë,
sytë pa shikuar, mezi i mban,
lufton me dëshirat e saj bazike,
për vite me radhë…
humbet në kohë, por koha kalon,
Ne s’jetojmë përgjithmonë…
Vajzë e dashur mos hesht,
Me emocionet e tua të bukura,
mos e tensiono më kot situatën rreth meje,
Hapu, eja e lulëzo në sezon,
Se nga jeta, më shumë meriton…
Gjërat e pavetëdijshme marrin kohë të dalin në dritë,
Por ashtu të ngrysura kur dalin, çlirohen,
Sipas Dr. Frojdit, e pavetëdishmja të pranon,
e neurozat kur shohin dritën, shërohen.