KOMB SË FUNDMI I ÇLIRUAR
Jam tek një guri që i këndon vetvetes, e
ai guri di shumë për lashtësinë e atdheut
është gurë hero që ruan kujtesën e gjakut
dhimbjen e tij as kohërat nuk e kullojnë.
Populli im, je autori i shkrimit të shenjtë
dhe autor i konceptit të gjithësisë si libër
shqiptarët jemi pellazgët e lashtësisë, se
te kjo tokë banon shpirti natyror i vendit.
Atdhe, në zemër kam aq shumë dashuri
për ty, dhe aq udhë dashurie deri tek ti
që ta lë këtë këngë për bijtë t`uaj hynorë.
Atdhe, dashuria tek unë ka shumë fuqi
mirë është të shumëzohemi brenda vetes
për zvogëlimin s´kemi pse t´arsytohemi
duhet të shumëzohemi më tepër mesveti!
Me ngjyrat që shkruajmë jemi të njëjtë
toka më thërret të rendi qyteteve të mia,
në vendlindje gjeta ca kalli të lashtësisë,
shtëpiza të rralla të barit dhe të kafshëve.
Pellazgë jemi shqiptarët e sotëm, pellazg
në gjak, në gjuhë, në shkrime dhe libra
Alfabeti pellazg me pesëdhjetë e katër
shkronja, është në truporen e shqipes,
në truporen e secilës germë të Manastirit.
Atdhe Geci – Prishtinë, 19.06.2022