Arben Çokaj
DEKADENCË
Për të zgjatur edhe pak kohë pushtetin e tij i shkon mendja: Çfarë të bëj për t’i vjedhë edhe pak shqiptarët?!
Po e mbushi vendin me kamera, 15 mijë Euro copa, ua marr borxh paraté arabëve, i hipë avionit e shkon në Abu Dhabi! Vesh brendavekët për me qenë i barabartë brenda llojit. Kameleon. Merr një borxh prej 140 milion Euro, për ta paguar shqiptarët me interes 4,5% për disa vjet! Këtë ka pa edhe Andi, por Andi ia futë vetes, e ky shqiptarëve!
Ky është modeli shqiptar i qeverisjes, që ka dizajnuar hajni më i madh deri tani i shtetit shqiptar.
Merr para borxh në emër të shtetit për një gjë koti, kamera me monitorua popullsinë kur i burgosuri u ikën me vrap nga spitali… e s’e kapën askush!
A mos po i shkon mendja për plehrat, për përmbytjet, për elektricitetin, ujësjellësat apo rrugët?! Jo! Aftësia e vetme e këtyre spurdhjakëve është si me e vjedhë këtë popull!
Mbush xhepat e potureve të tij, me milionat e Eurove të shqiptarëve, paskan qenë thasë të mëdhenj e të pangishëm, dhe shtrembëron turinjtë nga efekti i heroinës, i luan syrin vetes si artist i madh dhe në fund dëgjohet Milo duke thënë: ky ështé interlokutor i fuqishëm!
PLATONI SQARON SE SI SILLEN NJERËZIT NËNMESATARË, QË MARRIN PUSHTET:
Që këndej, njerëzit që nuk e njohin urtinë dhe virtytin, që janë vazhdimisht në mes gostishë dhe kënaqësishë të këtij lloji, zbresin, me sa duket, në zonën e ulët, për t’u ngjitur më pas deri në zonën e mesit dhe tërë jetës nuk pushojnë së enduri, sa te njëra sa te tjetra; ata nuk e kapërcejnë këtë limit; ata nuk i kanë ngritur kurrë sytë lart dhe as i kanë drejtuar kurrë hapat e tyre drejt lartësisë së vërtetë; ata kurrë nuk kanë qenë realisht të mbushur në qenien e tyre dhe kurrë nuk kanë shijuar kënaqësi të qëndrueshme dhe të kulluara; por duke parë kurdoherë poshtë, ashtu siç bëjnë kafshët, përherë të kthyer nga toka dhe nga trapeza, ata shqepen duke ngrënë, fëlliqin njëri-tjetrin dhe, duke u hëngër midis tyre se kush të marrë më shumë nga këto kënaqësi, turren, përplasen dhe vriten midis tyre me brirët dhe thundrat prej hekuri, vetëm për të plotësuar lakminë e tyre të pangopur dhe tërë kjo, mbasi ata nuk përdorin ushqimet e vërteta dhe nuk e mbushin pjesën e vetes së tyre që ekziston realisht…
Njeri kot! S’ka qëllim tjetër në jetë veç si me e vjedhë këtë popull!
S’ka si e vret Zoti ndryshe, edhe këtë popull, që e ka vënë dhe e mban aty!











