Milazim Zeqiraj
Po presim ditë të mira.
Ti zgjedhim ata që bëjnë zgjidhje,
Jo ata që fajsojnë, kritikojnë e ofendojnë,
e vetën e lavdojnë.
Në një koncert Rita Ora bëri thirrje
“Jemi shqiptarë, a çka jemi?“
2.
Në Kosovë era e zgjidhjeve fryn larg.
Në zemrat tona dëshira
për demokraci e pluralizem nuk shuhet.
Për ne, shqiptarë më halle shumë.
Kur idet na mungojnë
Liria dhe Pavarësia e vendit është e para.
Pse jemi të varfër ?
Ne po punojmë,
që mos të jemi më të varferit
në këtë pjesë të Europës.
Pse duhet ne të jemi përherë të varfër ?
Atëhere kur fitonim 1 milin dinarë
edhe sot ku kemi zhvillim ekonomik >4%
e ngritje të pagave 20%.
2.
Në kërkojmë zgjedhjën e problemëve
ekonomike, arsimore, shendetësore
e një mal probleme tjera.
Unë kam drejtë më pytë
Unë kam drejtë më kritiku.
Ti nuk ke drejtë më ofendu.
Problemet e hallet tona duhet ti zgidhni.
Jo të fajsoni dikend tjetër.
Na tregoni !
Pse jemi të izoluar e nën sanksione.
Pse, e pse ?
Unë votoj për veti dhe vendin
Të dominojë mirëkuptimi
Populli ka hallet e veta,
jo të politikanit.
Kur vjen dita,
votën ja jepim ati që i besojmë.
Më votim tim
e ndihmoj vetën time dhe vendin.
2.
Në fushatë fjalimet e merzitëshme
Pas ofendime durtrokitje deri në delirium.
Sllogani i masës „Baba, baba“.
Baba voton babën,
Rruga e Re,
Ne do ta bëjmë më mirë
e sllogane tjera nuk po i përmbushë
dëshirat tona në këtë acarë.
3.
Premtimet e pa realizuara,
tani lavdija rreth tyre mungon.
Edhe ky si ata i rrethuar më hajdutë
Lufta e qeverisë kundër korrupcionit,
më korrupcion e humbi kuptimin.
Ne nuk zgjedhim rezhime
Qeverit e kaluara nuk ishin rezhime
Ishin qeveri që ne i kishim zgjedhur.
Edhe herën e kaluar ne ju kemi zgjedhur.
Tani do ti zgjedhim ata që bëjnë zgjidhje.
Jo ata që fajsojnë, e ofendojnë,
Për asgje vetën e lavdojnë.
Nga zgjidhjet tona,
sot jemi ku jemi,
më të mirat e të këqijat tona.
Në tubime pa përqarje
Ne nuk jemi vetem
Më miq kemi arritur deri këtu.
Fjalet e mikut nuk janë kritika,
Ata na ndihmojnë në rrugëtimin tonë.
Ofendimimet dhe genjeshtrat
ti fusim në thes.
Genjeshtra e radhës në tubime,
kinse qeverit e kaluara
e kanë shkatrruar Kosovën,
Kosovën e djegur deri në themel.
Nga pas lufta deri më sot
Kosova është ndërtuar e bërë nuse.
Se a ka mujt të bëhet më mirë,
nuk mohohet.
Në këtë fushatë jemi polarizuarë tej mase.
Ne nuk kemi nevojë për përqarje e ndarje.
Ne dhe ata.
Kush jemi ne?
Kush janë ata?
x
Ne bëjmë zgjidhje për vete
Në fushatë premtime sa për sy e faqe,
pas zgjedhjeve për to si jep pesë pare.
Nga dëshira për pushtet, politikajt koritën
e flasi si më mos më qenë vetja e vetë.
2.
Thirja mos i zgjidhni ata.
Popullin e keni vënë në huti.
Pyt kush janë ata ?
Nga thirrjet e tilla,
frika është pas zgjedhjeve.
Ku mbesim ne, nese fitojnë ata,
A humbem Ne.
A do ta flllojmë luftën,
ne kundër atyre që fituanë.
3.
Jo, jo,
Ne edhe Ata, jemi ne.
Ju që jeni ne,
jepni llogari
për ne qe jemi ata.
Ne nuk kërkojmë të pa mundshmën
Është kohë moderne,
Mos zhvillimin po e ndijmë ne.
Gënjeshtra dhe e verteta rrugtojnë bashk.
Në tubim njeri tjetërit i peshperitim në vesh.
Dushk për gogla
Edhe ky si ata.
Shpresa u venit si erdhi.
2.
Pse nuk kemi rrymë e uji
Pse ajri është i ndotur
Pse, pse
Ne duam arsim solid
Shëndetësi të mirë,
e drejtësi për të gjithë.
Ne s´jam fajtorë, por ne jemi fajtorë
Letrën e mikut duhet kuptu drejtë.
Nëse ne ecim në rrugë pa rrugë,
e bëjmë zgjidhje të gabuar,
atëhere vetë jemi fajtorë.
Nga gabimet tona
do të kemi kokë dhimbje.
2.
Ne nuk jemi vetëm në rrugëtimin tonë.
Më miq problemet ti zgjedhim
Ta shiqojmë njeri tjetërin në sy
Ne ata, e ata neve.
Largësit dhe afërsit mos ti matim.
Veprimet tona pa kordinim nuk kanë emër
Punët ti matim, para se ti prejmë.
Vendi ka probleme
Më shumë se sa ne që mendojmë.
Stuhit po përplasen
Ato kanë emra njerëzish.
Bota e reformuar
reformohet në kontura të reja
që ti shpeton paralelet e meridianet
nga stuhit e zjarrta.
Ne jemi ne
Politika ka moral e përgjegjësi,
Politikani duhet të jep llogari
dhe të merr përgjegjësi.
Premtimet nuk janë genjeshta fushate
ato duhet realizu.
2.
Ne zgjedhim qeveri
për qeverisje të mirë.
Ne nuk duhet të zgjedhim sipas
inatit,
diktatit,
dëshirës
e bukurisë.
Në demokraci,
zgjedhja ështe e lirë dhe hyjnore,
por jo hajt po zgjedhim.
Ne tani votojmë
për vetën tonë dhe vendin.
Puna është serioze
se sa ne që mëndojmë.
Fushata zgjedhore si pazarë qarshije
Premtimet nuk janë mashtrime
Ato duhet realizu.
Kur mbaron tymnaja e fushatës
filloni ti realizoni premtimet.
Nese si realizoni premtimet
Atëhere zgjidhja e jonë ishte gabim.
Ne atëhere jemi vetë fajtorë,
mbesim cullak në mes të rrugës
duke bartë kokën më duarë.
4.1.25