11.3 C
Tirana
E premte, 10 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Jemi dëshmitarë se gjithçka që po ndodhë në Kuvend, nuk ka lidhje...

Jemi dëshmitarë se gjithçka që po ndodhë në Kuvend, nuk ka lidhje më stil dhe as më politikë

0
Kuvendi Kosovë

Koment

Në këtë contest politika po kthehet në anomali, në vend që të jetë kusht për jetën parimore politike. Deputetet sikur paraprakishtë po përgaditen për zënka dhe akuza të ndërsjella të cilat asgjë nuk iu shërbëjnë qytetarëve. Kjo sigurisht tregon nivelin e tyre të ulët intelektual, pa edukaten politike, vulgaritetin dhe çdo përmbajtje tjetër, por që nuk ka asnjë lidhe më politikbërje…

Skënder MULLIQI

Ajo qka po shohim dhe ndëgjojmë që shumë kohë në Parlament, si institucioni më i lartë i shtetit, e lë njeriun pa fjalë!Nuk bëhën këtu vetëm dallime politike që po dukën si të pa kalueshme, por po bëhët fjalë për mungesë kronike të argumenteve, më të cilat fatkeqësisht publiku është mësuar t’i ndëgjojë. Në këtë contest politika po kthehet në anomali, në vend që të jetë kusht për jetën parimore politike. Deputetet sikur paraprakishtë po përgaditen për zënka dhe akuza të ndërsjella të cilat asgjë nuk iu shërbëjnë qytetarëve. Kjo sigurisht tregon nivelin e tyre të ulët intelektual, pa edukatën politike, vulgaritetin dhe çdo përmbajtje tjetër, por që nuk ka asnjë lidhe më politikëbërje.

Ata janë të zgjedhurit e popullit për të punuar për popull, e jo për qëllime profitereske e zhvatëse. Kështu deputetet jo të gjithë natyrishtë edhe po e lënë përshtypjën, që në fakt edhe është. Është përshtypja e përgjithshme për fenomenologjin e fjalimeve publike të cilat janë jashtë çdo niveli. Pak po shohim debate të udhëhequra nga dija. Zënkat ndonjëherë e qe natyrishtë ndodhin duhet të janë në stilin e arsyeshem politikë. Jemi dëshmitarë se e gjithë çka po ndodhe në Kuvend, nuk ka lidhje më stil dhe as më politikë. Ky paradoks është i dhembshem për një shtet demokratik. Atje ku duhet të ekzistojë një minimum i dinjitetit, po mbretërojnë ofendimet, zhurmat dhe vulgariteti.

Politika edhe është luftë mendimesh. Por dallimi ndërmjet fjalëve të ashpëra, emocioneve dhe primitivizmave, dhe ofendimve përsonale, ky është kufiri që nuk kalon pa pasoja. Për kuvendarë më muaj dhe vite të tëra këto po i konsiderojnë si diqka normale, e janë shumë jashtë qdo logjike të shëndosh, dhe jashtë çdo normaliteti. Kjo tashmë i ka kaluar të gjitha përmasat e debateve normale politike. Kjo çka po ndodhë në Kuvend, është rrënim i kulturës elementare, pasqyrë e një shoqërie e cila shpesh po pranon standare të tilla të ulëta si nomalitet.

Këtu eshe është mbrendia e problemit, jo vetëm e atyre që po preferojnë një gjuhë të tillë, jashtë qdo norme politike dhe morale, por edhe neve të cilët po i ndëgjojmë dhe po heshtim si qytetarë të këtij vendi. Kuvendi do të duhej të jetë vendi ku më gjithë dallimet në mendime, ruhet dinjiteti i fjalës publike. Këto më nuk janë rastësi, por problem që nuk mbetet vetëm politik. Parlamenti duhet të jetë hapësirë ku mbretëron serioziteti, ku mbrëtëron përgjegjësia e fjalës publike, për temat e politikave të brendshme dhe politikat e jashtme, e jo vend i zënkave pa asnjë dobi dhe frustrimeve…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.