E nderuara familje e Prof. Dr. Mehmet Rukiqit,
I nderuari Drejtues i Institutit Albanologjik të Kosovës Prof. Dr. Lulzim Lajqi dhe ju të pranishëm tjerë,
Sot në këtë mbledhje komemerative në nderim të veprës së Prof. Dr. Mehmet Rukiqit, me rastin e ndërrimit jetë të tij, bashkëndjejm dhimbje të madhe me shkuarjen e profesorit tonë shumë të dashur nga kjo botë. Shkuarja e tij ka lënë një zbrazëtirë të madhe si në familjen e tij, pastaj në Dardani dhe te ne në mërgatën shqiptare.
Mund të them lirisht, se tërë krijimtaria e tij me dhjetra vepra të botuara dhe ende shumë të tjera që kanë mbetur pa u botuar, kanë një rëndësi të madhe me të cilat Prof. Dr. Mehmet Rukiqi është dëshmuar se ka pasur një frymë patriotike. Veprat dhe idetë e tija kanë arritur nëpër të gjitha trojet etnike shqiptare e po ashtu edhe në mesin e mërgimtarëve shqiptarë në Evropë, Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe në veçanti te ne në Suedi, ku e kishim me nderin më të madh Anëtar Nderi të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani” Suedi si një brum me ide dhe pikëpamje atdhetare.
Hysen Ibrahimi, në foltore, Prishtinë, 25.06.2024
Kërkesat e prof. Mehmetit për ne mërgatën shqiptare ishin të fuqishme sepse ai kërkonte me ngulm që ne të shkruajmë për gjuhëh shqipe, ishin kërkesa të tij prej një vizionari mbi trashigiminë kulturore të gjuhës shqipe, kërkesa për ruajtjen dhe shvillimin e saj nga mërgimtarët shqiptarë.
Hysen Ibrahimi, në foltore, Prishtinë, 25.06.2024
Prof. Mehmetei çdo herë thoshte se duhet ruajtur në mërgim dhe duhet të kujdeset me çdo çmim për fatet e saj si gjuhë shqipe ndër shekuj, duke filluar lashtësia. Misionari i madh Prof. Mehmet Rukiqi, i njhur për shkrimet e tija, për gjuhën shqipe, thoshte se kjo gjuhë shqipe i ka rrnjët thellë, diku thellë në at trungun me mija vjetë të vjetër, si një thesar kaq i madh i popullit shqiptar. Në kët mënyrë prof. Dr. Mehmet Rukiqi na drejtohej neve, bijave dhe bijve të popullit shqiptar në mërgim, si një amanet që duhet mbajtur.
Hysen Ibrahimi, në foltore, Prishtinë, 25.06.2024
Ai, ishte dhe mbeti njeriu më i dashur i yni, këshilltari im personal për rrugëtimin e krijuesve tanë dhe të Shoqatës, shoqatë kjo e cila ka ndjekur rrugën e Rilindasve tonë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Emri dhe veprat e tij, do të mbeten brezave të ardhshëm, se si duhet punuar dhe krijuar për kombin shqiptar. Ishte dhe mbeti model i veçantë, për komunikimin, për afrimin e të gjithëve pa dallim. Shkoi nga kjo jetë anëtari i fundit i Këshillit për Pajtimin e Gjaqeve me në krye të madhin Anton Çeta.
Prof. Dr. Lulzim Lajqi, në foltore, Prishtinë, 25.06.2024
I dashur Prof. Mehmet Rukiqi,
Të siguroj se do të mbetesh njëra ndër figurat më të dashur të popullit shqiptar, si shkrimtar, intelektual, anekdotist dhe këngëtar. Kurse në zemrën time do të mbetesh përjetësisht deri sa të jam gjallë. Të jam mirnjohës për gjithçka që ke bër për ne dhe për kombin shqiptar.
Mëshira dhe bekimi i zotit qofshin me shpirtinj tuaj Prof. Mehmet.
Zoti i bekoft veprat e tua.