HIMN RINISË
Rini, je përroi, lumi dhe zjarri
pika më e fortë e shqiptarëve
je reja e bardhë dhe vetëtima
je nektari me poetik i atdheut
Prej zemre më vjen të them të
dua, o lule e gjitha pranverave
e bime nga shpirti dhe zemra
je rendje e kombit dhe ëndrra
Rini, të njoh, më njeh, njihemi
ti je më atomikja jonë poetike
je zëri i vetes në çdo fije bari
je e njëllojtë si lulet në natyrë
Rini, dorë e këngës së flamurit
kryengritëse e frymës më të re
je rilindësja e zërit shqiptarë
je makina e realitetit të kombit
O Trojë e Rinisë së Atdheut
o gjak i dashuruar, shpërthyes
gjirin e ke me plotë të puthura
o më e dashura, rini shqiptare!…
Atdhe Geci – Dortmund, 2023