Milazim Zeqiraj
( Kushtuar heroit Smajl Hajdarit )
Në Kosovën e lirë,
nga frika e dritës,
hijet e zeza i vrisnin heronjtë
e humbnin në errësirë.
Më 17 janar 2002,
në pragun e shtëpisë,
nga hijet e zeza u vra Smajl Hajdari.
Familja dhe Kosova u mbush me pikëllim.
Armiku shkrepi armën,
vrau baben,
mikun,
patriotin,
komandantin,
deputetin,
që në Kosovën më qiell,
të krijojnë frikë.
Në acarin e janarit ra një hero,
i luftës dhe i paqes;
jo nga nata,
por nga frika dritës së lirisë.
Më 17 janar 2002
heshti fryma,
jo fjala.
Heroi Smajl Hajdari,
u radhit në vargun e gjatë të martirëve, që në Kosovën e lirë, hijet e zeza krijuan trishtim.
Ai nuk thirri vdekjen,
se vdekjen e kishte mund në luftë.
Në luftë, me pushkë në dorë luftoj për liri.
në parlament thirri për demokraci.
E deshti jetën,
punoi dhe luftoi për liri,
që buzëqeshja të rritet pa frikë.
Ai nuk e shiti idealin,
dhe nuk u përkul para hijeve.
Ai vdiq shumë herë në jetë,
por u vra vetëm një herë nga armiku,
kur liria e vendit i tmerroj.
Luftën për liri e bëri pa kursim:
betejat në front i fitoi me armë,
e në parlament me fjalë.
Shpresa për demokraci,
mbeti si zjarr në liri.










