NGA KALOSH ҪELIKU
Historikisht, vrasje të kundërshtarëve politik për të ardhë në pushtet me dhunë ka pasur Dje. Ndodhin, Sot. Sigurisht, do të ketë edhe Nesër. Nuk kanë ndodhur vetëm brenda një populli, por edhe mes popujve pushtues. Shembuj kemi plotë, që nga ekzistimi i njerëzimit. Ndarjen e popujve në klasa. Fise. Mbretëri. Shtete. Parti politike. Luftën e Parë, dhe të Dytë Botëre. E, më vonë edhe mes disa shteteve agresorë. Vitet e fundit, edhe me daljen në skenë të UҪK -ës. Pushtimin e Ukrahinës.
Vetëm, se: a, bëheshin vrasje politike mes kundërshtarëve politik, apo në emër të UҪK -ës vepronte edhe një armik i padukshëm „Dora e Zezë”, kriminelët e armikut historik serb?! Paramilitarët e Arkanit, që ishin strehuar në Hotelin „Grand Prishtina”. Prandaj, Sot është koha të zbardhet edhe ky krim politik, ndaj njerëzimit. Politikanëve dhe intelektualëve shqiptarë. Jo vetëm krimet e UҪK -ës, por edhe ato nga „Dora e Zezë”. Shkaku, se: gjithë ato vrasje politike, nuk i kanë bërë vetëm shqiptarët, por edhe kriminelët serb. Veprim politik, për t’i përçarë shqiptarët gjatë kryengritjes, edhe pas lufte. Shembuj, kemi me mijëra në kohë lufte. Edhe, Sot në „liri”.
Interesant, është një ngjarje që ndodhi në një fshat të Kërçovës, kur „patriotë” të panjohur natën „tradhtarëve” u shpërndanin „qefina” para dyerve të shtëpive. Një „qefin”, ia lanë para dere edhe gjuhëtarit të mirënjohur Dr. Qemal Muratit. Rast, për të cilin unë e publikova edhe një shkrim satirik me përgjigjen e profesorit: i cili, gjatë luftës (2001), qefinin ia kishte lidhur për brirësh mëzatit, edhe e kishte lëshuar në liri arave. Vetë me familje, kishte ikur në Prishtinë.
Ҫudia ndodhi pas lufte, kur u kthye në Katund. E thirrën në polici, se: mëzati kishte bërë dëme arave dhe livadheve nëpër Katund?! Mezi e shpëtoi veten nga dënimi, se: ishte kohë lufte. Edhe, „patriotë” të natës vepronin dhe kërcnonin popullin me lloj-lloj komunikatash, listash të „tradhtarëve”, porosive për eleminime, dhe ekzekutimeve. „Patriotizëm” hileqar, që e kemi edhe Sotekësajdite. Mashtrim politik. Që, Sot: na është kthyer në hakmarrje partiake: protesta politike, arrestime, gjykime, marrëveshje.
Përpjekjet për argumentim, nuk kanë aq dëshmi për ta çfajsuar veten nga viktimat e pafajshme atdhetare: qindra jetimë, gra të veja, nëna dhe baballarë, shumica e të cilëve tashmë kanë ikur në botën tjetër me lotë në sy, dhe plagë në zemër.
Helmi i të kaluarës po vazhdon edhe, Sot: kërcnimet, vrasjet, akuzat, “komunikatat”, listat e zeza, dhe fillon përndjekja e shqiptarëve…