Zgjedhjet lokale po afrohen
— Vota për Gresen me numër 50, është votë për Kosovën —
Skënder MULLIQI
Kosova ka nevojë për kuadro të reja politike dhe profesionale më shumë së kurrë më parë.Gjendja jo e mirë shoqërore dhe politike në vend, dhe ngecjet në proceset zhvillimore, paraqesin nevojen e inkuadrimit të të rinjve tanë në politikëbërje.Reformat e nevojshme mund të bëhën më të rinjët si shtylla e rëndësishme e shoqërisë, që është prioritet e politikave largapamese, që nuk i kishim për shumë vite pas përfundimit të luftës. Të rinjët kanë nevojë për informim të targetuar dhe për mekanizma që mëbshtësin përfshirëjën e tyre në të gjitha rrjedhat shoqërore dhe politike të vendit, si procese këto të rëndësishme për ikuadrimin më të shpejt të Kosovës në strukturat relevante të BE-së.Në këtë kuadër, potenciali i të rinjve duhet kontekstualizuar në përfshirjën e tyre gjithpërfshirëse në proceset te rëndësishme të vendit.
Një emer premtues në politikëbërje është edhe e reja, Gresa Latifi nga Prishtina, e cila garon për në zgjedhjet lokale për ansambliste nga LVV më numer 50. Ajo ka përfunduar studimet univesitare në degën Ekonomi, në drejtimin Marketing dhe Administrim Biznesi. Më pas, ka vijuar dhe përfunduar studimet Master në Shkencat Ekonomike në vitin 2017, me një mesatare të shkëlqyer prej 9.5, duke u renditur ndër studentet më të mirë të drejtimit. Përkushtimi dhe cilësia e lartë akademike e kanë bërë pjesë të vazhdueshme të proceseve të riakreditimit të programit Master, ku merr pjesë në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë. Karrierën profesionale e ka zhvilluar në sektorin privat, ku ka mbajtur pozita menaxheriale dhe ka fituar përvojë në menaxhimin e organizatave dhe zhvillimin e strategjive efektive.
Gresa ka punuar gjithashtu në kabinetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në kuadër të administratës publike. Aktualisht, ajo punon si inspektore hetuese në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, ku siguron një treg të drejtë dhe konkurrencë të ndershme. Angazhimi i saj politik fillon që në vitet e hershme, duke qenë aktive në Lëvizjen Vetëvendosje, duke kontribuar në shtabe zgjedhore si dhe duke marrë pjesë në organizime të shumta të partisë, çka dëshmon përkushtimin e saj të hershëm ndaj çështjeve politike dhe shoqërore. Për tetë vite ka shërbyer si kryetare e pikës Vreshta-Kolovicë, duke fuqizuar strukturat lokale dhe përfaqësuar interesat e komunitetit.
Ajo është e përkushtuar ndaj barazisë gjinore, përfshirjes së të rinjve në vendimmarrje dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komunitetit. Gresa beson se qeverisja e hapur dhe transparente është çelësi për një shoqëri më të drejtë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Si banore e Prishtinës dhe kandidate për Asamblenë Komunale, ajo synon të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve. Qëllimi i saj është të sjellë zë të fuqishëm për nevojat e komunitetit dhe të nxjerrë në pah iniciativat e inovacionit dhe bashkëpunimit. Përkushtimi, eksperienca dhe vizioni i saj e bëjnë Gresën një figurë aktive dhe të besueshme për zhvillimin e qytetit.Vota për Gresen më numër 50, është votë për Kosovën.











