Gani Mehmeti
Se si shkuan punët për formimin e Kuvendit të Kosovës dhe të Qeverisë, kjo u pa dhe po shihet.
Mirëpo, përkundër kryeneqësisë të të gjitha partive, ato duhet të mendojnë më larg për shtetin e Kosovës, duke lënë mënjanë kryeneqësitë dhe inatet e tyre të deritanishme.
Deri sa për Albin Kurtin me kohë qenë përcaktuar partitë opozitare për mosvotimin e Albin Kurtit për kryeministër, çka kanë me Glaukun që e kundërshtojnë?!
Para zgjedhjeve kanë qenë më të butë me Konjufcën, sa edhe patën deklaruar se do ta votonin edhe për kryetar të Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur si njeri unifikues, apo si më unifikuesi i të gjithë të tjerëve në të gjitha partitë e Kosovës.
Tash, përse e kundërshtojnë Glaukun për kryeministër, kur vetë, nisur edhe nga kryetarët e partive opozitare e patën apostrofuar emrin e Glaukuit se është unifikues dhe nuk di të ketë ofenduar dikë me emër.
Kundërshtimet e tij politike kanë qenë joofensduese, ka qenë përbashkues dhe ofrues edhe si kryetar i Kuvendit të Kosovës, prandaj, nuk e shoh të arsyeshme kundërshtimin nga partitë opozitare për të. Disi më duket vetëm pse munden të mos e votojnë – nuk e votojnë.
Nëse nisemi dhe analizojmë, atëherë, përfshirë të gjtiha partitë e tjera bashkë, cili njeri, cili deputet mund të jetë më shumë se Glauku përbashkues apo apo unifikues?
Me këtë, pa numëruar meritat e Glaukut dhe aktivitetet e tij politike, ai meriton të jetë kryeministër më shumë se secili, jo vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje, por edhe nga partitë e tjera.
Të mos mendjonë PDK, LDK, AAK , të mos flasim për NISMA-n, se është më i meruituar dikush nga Gklauk Konjufca.
Glaujku besoj se ka edhe aftësinë, është proamerikan e proeuriopian. Glauku nuk dorëzohet as në kundërshtime dhe është i qëndruehsëm në dialogun me Serbinë, i cili do e mundi Vuçiqin në bisedime.
Sipas situatës e do të jetë bashkëpunues në nivel edhe me ndërmjetësuesit në dialogun Kosovë – Serbi.
Për mua, nuk është ndonjë tjetër që meriton më shumë se Glauk Konufca për kryeministër sot, prandaj ftoj deputetët të mendojnë për shtetin e jo për interesa personale e partiake.
Nuk është mirë të luhet me shetin, se tepër u bë.











