GJAKU I AHMET DELISË

1
Adem Ahmeti

Skënder Karaçica

Poezi

(Nipit Adem Ahmeti)

Prekazi kurrë derë e mbyllur
burrat nuk bënin gjumë
malet shtrojerë për hasmin
nuk i lëshojmë kullat
Prekazi nuk ka ditë zie!
Prekazi pushkë trimërie
burrat me plisa e lisa
hasmit përditë në prita
nuk shkilet toka dhe kulla
Prekazi përkund djepat!
Prekazi harta e vdekjes
kullat digjen flakë
kishin ardhur me të zeza
thirrje burrave në male
Prekazi ndal hasmin!
Pse po vret gra e fëmijë
kush të tha me ardhë
nuk di të flasë serbisht
Plaku me sakicë në dorë
Prekazi Zot i diellit!
Para kullës flasin malet
nuk e lëshojmë pragun
trashëgim djalmeninë
kullat derë e historisë
Prekazi Zot i tokës!

1 KOMENT

  1. z. Karaçica!

    Më pëlqeu poezia e juaj kushtuar nipit Adem Ahmetit, megjithëse nuk e përmendni Ahmet Delinë, por vetëm Prekazin…
    Në shenj nderimi për Ahmet Delin’, po ua dërgoj disa vargje nga “Kanga e Ahmet Delis’e”


    Thrret Murselin, bjernaj sakicat,
    te Halili jan’ hi komitat!
    Kur nuk ‘des për atë kojshi,
    nuk vdes, Mursel as për ty!
    Kadal bab’ mos u ‘gut
    sa t’i marr sakicat të drut’

    Asht zatetë n’at nebetxhi,
    “STOJ AHMET, KU PO DON ME HI!”
    Çka asht “stoja” unë se di,
    unë serbishten nuk e di,
    A din këtu se i thonë Shqipni,
    n’derë t’shqiptarit kush t’ka than’ me hi?
    Cull sakicë e i ra m’i sy.
    Cull sakicë e na i ra në ballë,
    t’tana trûtë ja ka derdh’ në shkallë.

    Respekt,
    për juve, dhe
    për Arben Çokaj, admin. i FJALA e Lirë

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.