FRYMA QË NA MBAN GJALLË !

0
Zef Noka - Autorë dhe vepra I

Nga: Isak A H M E T I

Kohë më parë kanë dalë në dritë edhe katër vepra të reja me titull:

AUTORË DHE VEPRA (Vëll. I-II-III-IV).

Vëllimi I është botuar para dy muajve, kurse vëll. II, III dhe IV sot kanë dalë nga shtypi.
Redaktor dhe formatues: Zef NOKA. SHB “LENAGRAPHIC”, Prishtinë, 2025.

Në këto katër vepra (vëllime) janë përfshirë me dhjetra autorë të rëndësishëm dhe janë analizuar diss nga veprat e tyre që përmbajnë vlera ideo-artistike të padiskutueshme. Shkrimet që janë përfshirë në këto vëllime paraprakisht kanë qenë të publikuara nëpër mediat e shkruara dhe ato elektronike. Tash të përfshira në këto vëllime i mundësojnë lexuesit dhe studiuesit qasje më komode dhe njohje më të plotë me vlerat e autorëve shqiptarë që kanë emër në letërsinë bashkëkohëse shqipe.

Në vijim po japim një pasqyrë të autorëve që janë përfshirë dhe trajtuar me mjaft kompetencë tek këto vëllime

Tek vëllimi I janë përfaqësuar këta autorë:
Rexhep Rifati-Zeqirja Neziri-Anton N.Berisha, Faruk Tasholli-Gjon Marku-Zef Ahmeti-Merita Kuçi-Kadri Tarelli-Sarë Gjergji-Rakela Zoga-Albert Ramaj-Ismet Rashiti-Nexhat Rexha-Jozef Radi-Nijazi Halili-Sabit Abdyli.


Te vëllimi II janë përfaqësuar këta autorë:
Miradije Ramiqi-Fatmir Gjata-Prend Buzhala-Mehmetali Rexhepi-Ramadan Musliu-Marjan S.Sopi-Fehri Qerimi-Bashkim Saliasi-Frano Ilia-Nebi Islami-Luljeta Isaku-Gafurr Bytyqi-Sinan Gashi-Vladimir Muça-Muharrem Blakaj. Të gjithë emra të njohur në letrat shqipe!


Vëllimi i III hapet me Vlash Prendin dhe më pas i kemi këta autorë: Anton.N.Berishs-St Zef Pllumi-Ibrahim Kadriu-Muzafer Ramiqi-Fadil AbaziTefok Ajvazi-Dello Isufi-Nikollë Loka-Kastriot Marku.

Tek vëllimi i IV janë përfaqësuar këta autorë:
Dom Gjergj Gjergji-Gashi-Anton N.Berisha-
Bajram Kosumi-Mazllum Saneja-Ramadan Haziri-Manushaqe Toromoni-Vilson Culaj-Hyqmet Hasko-Zekerija Idtizi-Nexhat Rexha-Ramiz Selimi-Veton Latifi.

Sa për njoftim edhe vëllimi i V është gati për shtyp, ku janë përfshirë këta autorë:
Ndue Ukaj-Anton N.Berisha-Samet Dalipi-Izet Kallaba-Ramadan Mehmeti-Feri Arifi-Fehmi Ajvazi-Marjan S.Sopi-Shefik Sadiku-Lush Gjergji-Kastriot Marku.

Në përfundim e sipër është edhe vëllimi VI , që planifikohet të dorëzohet në shtyp në fillim të vitit 2026 për të vazhduar edhe me vëllime të tjera. Shpresoj !

Në këto vëllime kemi një prezentim të veçantë të autorëve shqiptarë të cilët kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin një kontribut të çmueshëm në pasurimin e lëtërsisë bashkëkohëse shqipe.Shkrimtarët që kam trajtuar dhe përfaqësuar në këto vëllime na kujtojnë se fjala e vërtetë e shkrimtarëve jo vetëm që nuk hesht , por ajo është vetë fryma që na mban gjallë neve si shqiptarë!

Në këto vëllime jo rastësish janë përfshirë shkrimtarë dhe autorë të njohur edhe nga Shqipëria edhe nga Kosova edhe nga diaspora.Kjo e ka edhe simbolikën e vet :letërsia shqipe është një dhe e tërë!…
——
P.s. Lus autorët e përfaqësuar në këto vëllime që t’ma dërgojnë adresën e saktë sepse të gjithëve do ua dërgoj përmes postës nga një ose 2 ekzeplarë falas. (sipas dëshirës).
Flm paraprakisht!

Me respekt i juaji Isak Ahmeti

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.