“Fjalë të urta, Gjëgjëza Recension mbi librin dhe Përralla” – Ejup Brahimi

1

Prof. Dr. Sadri Rexhepi

Ejup Brahimi është lindur më 20 dhjetor të vitit 1948 në fshatin Prapashticë, të komunees së Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndersa të Shkollën Normale në Prishtinë. Në procesin edukativo arsimor u inkuadrua në vitin 1968 në fshatin e lindjes në Prapashticë.Ejupi punoi edhe në Barilevë dhe në Bardhosh e më vonë për 15 vjet punoi edhe në ,,Rilindje”.Pas luftës deri në pension punoi mësues në Prapashticë.Unë e njoh që nga vitet e 80-ta kur punonim së bashku në Bardhosh.Mbante një çantë në dorë plotë lapsa e fletore me shënime nga të cilat tani ka botuar 13 vepra.Ka qenë portret i mësuesit shëmbullor. I dashur dhe i çmuar nga nxënësit po edhe nga kolegët.

Libri ,,Fjalë të urta, Gjëgjëza dhe Përralla” i Ejup Brahimit është një thesar i gjall i folklorit shqiptar, ku ndodhen urtësia popullore, mendimi saterik dhe humori i hollë. Përmes kapitujve të tij, autori sjell një përmbledhje të pasur të fjalëve të urta, gjëgjëzave dhe tregimeve të shkurtëra të cilat përvecse argetojnë, bartin mesazhe të thella morale e shoqërore.

Që në fillim, libri ofron një parathënie të qartë dhe shënime për autorin, duke i dhënë lexuesit kontekstin e nevojshëm për të kuptuar qasjen e tij krijuese. Me pas, renditen fjalët e urta dhe gjëgjëzat, të cilat shfaqin një mori shprehjesh të mencura që janë trsheguar brez pas brezi, duke ruajtur origjinalitetin e gjuhës së popullit.

Pjesa më e gjerë e librit i kushtohet përrallave, të ndara në nënzhanre e motive të ndryshme: tregime për të qeshur, anekdota me personazhe fshati e qyteti, satira mbi zakone të vjetra dhe kritika sociale e morale. Titujt si ‘’Lypësi’’, ‘’Njeriu vdes tri herë”, “Vorri i shurdhavicës”, “Mashtrimi”, “Plaku në hotel”,”Amaneti i kaut”,”Tri deshira edhe tri të pamira”, “apo “Dhëndri s’pari te gjyshja”, dëshmojnë larminë tematike dhe aftësinë e autorit për të ruajtur autencitetin e rrëfimit popullor.

Një element i veçantë i librit është përdorimi i gjuhës së gjallë popullore, me nuancë dialektore dhe me humor të natyrshëm, që e bën leximin të lehtë e të shijshëm. Përmes këtyre rrëfimeve, Ejup Brahimi thjesht ruan, por edhe ringjall një botë të tërë të mëndësisë shqiptare, ku ngjarjet e vogla të jetës së përditshme marrin dimension komik, ironic e shpesh moralizues.
NË thelb, ‘Fjalë të urta, Gjëgjëza dhe Përralla” nuk është vetëm një libër për t’u lexuar, por edhe për t’u ruajtur si dëshmi e gjuhës, humorit dhe urtesisë së popullit tonë. Ai shërben si një burim i vlefshëm për studiuesit e folklorit, mësuesit e gjuhës dhe lexuesit e thjeshtë që duan të kthehen tek rrënjët.

Përveç këtij libri Ejupi deri me tani ka botuar edhe këto vepra:
1. Rrugëtimi i përgjakur
2. Epopeja e dëshmorëve dhe martirëve të luftës (pjesa e dytë), e dëshmorëve
3. Epopeja dhe martirëve të luftës (pjesa e tretë),
4. Epopeja dhe martirëve të luftës (pjesa e katertë),
5. Monografi e Lagjes ” Gecajve” të fshatit Prapashticë Komuna e Prishtinës,
6. Këngë Dashurie,
7. Motivet e dashurisë,
8. Fjalë të urta, gjëegjëza, dhe përralla pjesa e pare,
9. Fjalë të urta, gjëegjëza, dhe përralla pjesa e dytë,
10. Monogafi e Lagjes “Cubajve”Fshati Prapashticë Komuna e Prishtinës,
11. Këngë popullore për trimat e lirisë,
12. Gjaku i derdhur për liri të Kosovës dhe
13. Jeta e shpezëve dhe zëri i tyre

Poezitë dhe vargjet tjera të Ejup Brahimit për vuajtjet e popullit shqiptar, për heroizmin dhe dëshmorët janë një thirrje për reflektim dhe nderim. Ato përfaqsojn një pjesë të rendësishme të historisë sonë dhe na ftojnë të kujtomë sakrificat e atyre që e kanë mbrojtur atdheun tonë të dashur siç u ka hije shqiptarëve të martirizuar.

1 KOMENT

  1. I dashuri prof. Rexhepi!

    PËRSHËNDETJE ME PAK VËREJDTJE!

    Lexova shkrimin e juaj mbi fjalët e urta, përrallat, gjëegjëzat e Ejup Brahimit dhe më pëlqeu shumë.
    Shkrimin e keni lë MANGUT, NGASE nuk keni shkruar ASNJË fjalë të urtë, asnjë gjëegjezë, asnjë citat nga ndonjëri nga (13-të) librat e autorit, me të cilat do të ilustrohej shkrimi.

    Ju lutëm për mirëkuptim!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.