Femra

0
Ilir Muharremi - kritik i artit

Ilir Muharremi

E dashur, i vemtuar jam me gotën e verës dhe vuajtjen, shoqëri e vjetër jemi apo jo? I flas verës sikur mikut tim, vera më dëgjon sikur ndjenë çdo pikëllim timin. Dehem shumë, tepër shumë nuk e di as vet pse, i dehur e dashuroj. Me verë e harroj, kujtoj, prapë e dua. Dehem e dehem se kam aq shumë gjëra që veç kështu i përballoj. I dehur i dëgoj të qeshurat e saj sikur me hope, i shohë sytë që më vështrojnë, ata sy të tërhequr të bërë si një vijë e hollë e gjatë. I dehur shohë atë dritën e hënës që ndriçonte në qerpikun tonë e dashur. Të shohë, të vërej dhe të ndjejë, i dehur shumë i dehur. Dua të jem kështu.

Udhëtimet tona qenë sikur në detin e trazuar me tallaze, e unë gjithmonë i dehur e i trallisur, ndjeja poshtë këmbëve lëkundjen e kësja anije fatëkeqësie, dhembje. Mendoja se rruga jonë do ngrihej deri në qiell, jo, ajo qe pa fillim, e fund të hidhur. Ngopem tash me shishen e verës e mbaj në duar , mu morrën mendtë, hyra në një rrugicë nuk e vërejta emrin por më dukej shumë e ngushtë, e ngushtë si… vazhdova në një rrugicë edhe më të vogël, më dukej sikur…. e asaj tjetrës, bridhja kot nëpër rrugica i dehur, rrugicat dukeshin të degëzuara të bëra si dej. Llambat elektrike, ishin sikur hëna të rrugëve mirëpo nuk ndriçonin shumë ishin të zbehta të errëta. Vëreja yjet dhe qiellien e zi pak i veshur me re.

Dehesha e dashur për ty, për neve, kujtuar netët e ëmbla dytë të dehur, buzët e mija me buzët e tu kompozonin simfoni që as natyra nuk kishte mundësi. Realitetet e natës dhe shpirtit i ndjenim vetëm ne të dy.

Me shishen e verës ngadalsova hapat, isha në gjysmë errësirë, kundorva rrugicat njërën pas tjetrës më dukeshin shumë të ndryshme, disa të qeta, disa me ahengje, muzikë psycho, drogë, dëfrime të shthurura, të gjitha këto kredheshin në errësirë. Shtëpitë në skaj të rrugicave ishin të mbyllura, vëreja vezullimin e dritave të kuqe ose të verdha. Më pëlqente ky kaos mbretëror i kësaj nate.

Vërej një qen i cili lëpin një kudër, epshet e kafshëve aspak dallim me ato të njeriut. Kjo botë e çrregullt shqisash, e rregullt brenda vetvetes ka një kuptim, egërsia e instikteve sundon dhe sakrificë për epshin, ja vlen të vdiset. Qeni i shkon mbrapa kudrës e cila nuhat çdo gjë afër. Edhe këta kafshë kërkojnë përkdhelje, ngrotësi dhe afërsi. Formula e gatuar e ndjenjave është e njëjtë te çdo krijesë. Unë isha si sonabul në këtë gjysmë errësirë e dashur.

I dehur po çlodhen në skaj të kësaj rrugice gjysmë errësirë. Silueta jote pikturohet përballë kësaj fasade të grisur. Shohë trupin tëndë të lëmuar, të butë, ato forma nga qafa, gjoksi, kofshet, grackë në të cilën çdo njeri i shëndoshë do bie. I dëgjoj fjalët teksa dridhen nga buzët e tua, më pëshpërit në vesh, ndjej një gurgullimë dhe hukatje joshëse e dashur. Je ti lindja e këtij ylli që ndriçon sonte qerpikët e mi. Jemi një dhe gjithësia është deshmitare e këti epshi drithërues e tash zemërthyes.

Kujdesesha për ty sikur dielli për rrezet e veta, ta ledhatoja çdo pikë djerse. Te ti ndjeja mbretin dhe mbinjeriun, identifikoja atë më të butën dhe të voglën shpirt. Kjo siluetë sonte belë hollë që mbulon duart e mia dhe krijon shkpretimë yjësie prapa syve të mi, tundon thellësinë, epshin dhe dashurinë, e dashur. Qëndro edhe pak të dehemi në këtë ngrohtësi dashurie. Mos ik, jo, siluetë e përjetësisë së kujtimeve. Ti llambë elektrike vazhdo ta ndriçosh këtë bukuri.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.