FARA E ARBËRIT
Zeusi qeleshe bardhë prej pellazgjie
ish mbret stërgjysh i pellazgoilirisë
ai ish zot i erërave, i reve i vetimave
kryzot i një populli shumë të zgjuar!
Edhe në kohë të dhimbjeve të mëdha
thellë në zemër të kohërave të lashta
çamërit qenë të aftë të krijojnë vepra
dhe bukën ta fitonin nga fusha e deti.
Me fara pemësh e kulturuan tokën
të mos ua shkelë stuhia dhe as lufta
në rrudha të lisit shkruanin kujtimet
e nëpër gurë i gdhendnin mendimet.
Ipet e Epirit quhen popull qytetërues
ata njerëzimit i dhanë njëperëndinë
çami e di se si mblidhen yjet bashkë
dhe di të gardhon vargjet nëpër libra.
Çamëri, të këndoj me zanoret më të
përbëra të kohës, me tingujt e tu të
mbjellur aty tek “Tre gurët e Zes”,
çamët e rilindin veten në djepa ulliri!…
Atdhe Geci – Dortmund, 2022