(Ismail Kadare)
NGA KALOSH ҪELIKU
Popull i çuditshëm jemi ne, shqiptarët?! E duam nateditë me shekuj Robërinë! Edhe, “Lirinë”! Jorastësisht, kemi mbetur edhe Sotekësajdite me kufinj politik shqiptaro-shqiptarë, në pesë shtete. E ka pasur më lehtë shkrimtari Isamil Kadare në Shtetin Shqiptar, por si e kanë pasur jetën shkrimrarët shqiptar në sistemin komunist jugosllav?! Dhe, të arratisur nëpër Botë. Ngase, populli shqiptar thotë: I yti ta hanë mishin, por t’i ruan eshtrat.
Nuk e di, Sot: po të ishte ende gjallë si do të reagonte shkrimtari i madhë Teki Dërvishi (banor me vite i burgut të famshëm jugosllav të “Goli Otokut”, që asaj kohe i punësuar në gazetën “Flaka e Vëllazërimit” në Shkup, nuk doli kundër shkrimtarit Kadare gjatë një fushate politike komuniste jugosllave, që intelektualët shqiptar në Kosovë e Maqedoni t’i nxjerrin anti Kadares, dhe e humbi vendin e punës si gazetar i redaksisë të “vëllazërim-bashkimit”. Autori i Librit: “Shtëpia e sëmurë” (1978).
Asaj kohe, nuk doli me shkrime të porositura policore komuniste Teki Dërvishi kundër Kadaresë, por dolën dy kolegët e tij shkrimtarë me vazhdime në gazetën “Flaka e vëllazërimit” (R. Sh. dhe Xh. A). Përçudi, edhe përkundër presioneve të mëdha policore-politike në Kosovë me largimin nga vendet e punës, nuk doli kundër Kadares ndonjë emër i njohur i letrave shqipe, kalibrit të shkrimtarit Teki Dërvishi. Përveçse, vetëm një gazetari i arratisur anonim (S. M.) i Radio Prishtinës sa për sy e faqe.
Pas ikjes të Kadares, Sot: nga kjo botë, turr i madh e i vogël me “ngushëllime” politiko –familjare në Facebook, Instagram dhe mjetet e informcionit: politikanë, artsitë, spiunë, edhe bira e fundit e kavallit me tre bira. Askushi?! Ismail Kadare, sipas trusakatëve: “ maja e letërsisë shqipe”, “shkrimtari më i madh shqiptar dhe botëror”,… Që, asaj kohe të fushatës komuniste anti Kaderiane, nuk u dëgjohej as zëri. Nuk e di, pse nuk dalin Sot edhe Sanço Pançot mbi gomarë përmbrapa Don Kishotit Shqiptar?!
Hi-hii-hiii… Duarhapur, nateditë miqtë dhe armiqtë i luten Zotit, dhe presin që të vdesish një DitëNatë, përcjellin me selfie në facebook, instagram dhe mjetet e informacionit, se: në një takim rasti kanë dalë në fotografi me shkrimtarin. Përderisa, deri Dje: deri në vdekje, e kanë ndjekur hap – pas hapi me këlyshët e tyre me zgjebe.
Rrezik, për një shkrimtar që përsëgjalli e ka arritur famën mbarëkombëtare dhe botërore. Edhe, ka rrezik pas vdekjes, Ditën e Nesërme. Vetëm, hidhnu një sy gjenive shkrimtarë botëror, që famën e kanë arritur pas vdekjes. Asnjëri, përsëgjalli. Vite, kur nuk kanë pasur as bukën e gojës. Shtëpi. Njeri, pas vdekjes nuk ka pasur t’i shti as edhe në varre. Kalimtarët e rastit i kënë hudhur në përrua, pranë rrugës.
Kadare, nuk ka pasur Dje, as Sot: nevojë, ta vajtojnë këto burra e gra “mejdani” të partive arratisura politike. Përmëtepër, Shqipëria. As, edhe Kosova Republikë të shpallin dy Ditë, ose një “Ditë Zie”. Dhe, ta varrosin pas vdekjes me gjithë libra në varr. Përmëtepër, kur gjatë atij ish sistemi komunist, dhe të Sotshëm si politikanë shqiptarë në pushtet, i kemi burgosur dhe vra vetë shkrimtarët. Që, Sot: nuk ua dimë as varret?! I vrasim, ende edhe Sot, përmes partive politike për pushtet dhe pasuri personale, familjare dhe partiake?! Edhe më zi se, sistemi komunist.
Kadare, me vite e ka pasur në jetë sistemin komunist Enver Hoxhën (“diktatorin”), dhe shtetin komunist shqiptar mbi pesëdhjetë vite, që herët Kadaren si shkrimtar e nxorri edhe përtej kufinjëve shqiptaro – shqiptar: Francë, Kosovë, Mal të Zi, dhe në Maqedoni. Edhe, nëpër botë. Epadurueshme, Sot”: të derdhni lotë krokodili për Kadaren, kur Sot si shqiptarë: nuk kemi as shamia t’ua fshimë lotët Neokomunistë rrëke faqeve. Kadare, patjetër e ka vendin e vet të merituar në Letërsinë Shqipe. Shkeku, se: ka lënë gjurmë të thella në histori. Që, nuk i fshin dot asnjë shi i rrëmbyeshëm me breshër. Stuhi, Rrufe. Dhe, borë.
I vetmi shkrimtar shqiptar përsëgjalli me famë botërore, që i doli përballë Furtunës. Përderisa, shumë shkrimtarë shqiptar, nuk e kanë pasur me vete pushtetin e një shteiti Ballkanik pas Lufte, as shtetin shqiptar. Fatkeqësisht, nuk e kanë, as edhe Sot së paku në nivelin e sistemit ish komunist. Edhe, janë dergjur me vite burgjeve. I kanë lënë edhe eshtrat mes atyre mureve. Ose, kanë dalë në “Liri” rrugëve si të “çmendur”.
Dihet, se: pas ikjes nga kjo botë, Ismail Kadare ka ende plotë miqë, edhe armiqë: në Shqipëri, Kosovë, dhe Maqedoni të Veriut. Edhe, kudo nëpër Botë. Pa marrë parasysh, se: përsëgjalli ka pasur edhe miqë, dhe armiqë. Dje, politikanë dhe artistë me poste partiake nëpër institucionet e Shtetit Shqiptar. Sot, pas ikjes nga kjo Botë e “lumtur”, edhe miq me qerre. E, shumë pak armiqë. Edhe, politikanë në pushtet. Edhe, artistë që pas vdekjes, i publikojnë selfiet e tyre qafë për qafe me shkrimtarin në Facebook, dhe Instagram para syve të popullit shqiptar me shkrimtarin Ismail Kadare.
Miqë dhe armiqë ka pasur edhe shkrimtari Garsia Markes. Përmëtepër, e ka pasur mik edhe komunistin legjendar Fidel Kastro. Por, megjithatë ia arriti qëllimit përsëgjalli si shkrimtar, e rrëmbeu Ҫmimin Nobel. Edhe, lexuesin botëror. Ismail Kadare, edhe pse nuk kishte nevojë për Ҫmimin Nobel (dinamitin, shkatërrimin e njerëzimit), se: e kishte me vete gjithë jetën Shtetin Shqiptar: pasuri dhe para, nuk hoqi dorë deri në vdekje nga Ҫmimi Nobel. Që, disa shkrimtarë botëror pasi e fituan Ҫmimin Nobel, e kanë refuzuar publikisht, si Sartri.
Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut Sot, edhe Bota përparimtare, moti kanë pasur kandidatë për këtë Ҫmim Nobel. Ndoshta, edhe po të kandidonin ndonjë shkrimtar shqiptar, do ta kishin fituar deri më Sot, por këmbëngulja e tyre gjithë jetën me vite vetëm me një kandidat shqiptar, i la shqiptarët edhe pa Ҫmimin Nobel. Kutadi, Unë: Ndoshta, Nesër Ҫmimin Nobel do ta fitojë, ndonjë shkrimtar shqiptar i panjohur i shitësve të gazetave në kiosk?!
Isamail Kadare, Dje: nuk ka pasur nevojë për sojin e këtyre miqëve. As, Sot ka nevojë: kur, e ka pasur përsëgjalli Xhaxhin Enver me vete në letërsi. Shtetin Shqiptar.
Dhe, pas vdekjes: nuk i duhet askush ta ringjallë në Jetë. Përveç, librave…