6.5 C
Tirana
E dielë, 22 Dhjetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Faleminderit që nuk më keni harruar!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Shkruan: Florim Zeqa, 21.11.2024

Shkaku i komplikimeve shëndetësore, pas një kohe relativisht të gjatë po kthehem përsëri me shkrime dhe analiza politike. U ktheva jo për të mbështetur një subjekt apo krititikuar një tjetër, por, për t’iu shërbyer qytetarëve të Kosovës dhe bashkatdhetarëve kudo që ndodhen në shtetet evro-perëndimore.

Reflektimi në kohën e duhur, shëron plagët e së kaluarës

Ditëve të fundit kam menduar dhe kam reflektuar shumë, aq shumë sa nuk kam menduar në të kaluarën!

I parashtrova vetes pyetjen; Kush isha dje dhe kush jam tani?!

Sikurse dje, edhe sot e përgjithmonë do të jemë zë besnik i qytetarëve (mërgimtarëve) të vendit tim të sunduar më përbuzje dhe pamëshirshëm nga politikanët e papërgjegjshëm.

Do të jemë gardian i përhershëm i interesave të popullit dhe ushtarë besnik i atdheut tim.

Duke e menduar të kaluarën, në mendjen time shkaktohet një zhurmë e madhe dhe e pashpjegueshme, përmenjëherë më kthehen të gjitha kujtimet si një vullkan që don të shpërthejë në sipëfaqe!

Në mendje më shpërfaqen ata që kanë qenë e nuk janë sot, më shpërfaqen ata që kam takuar e nuk i takoj më, më shpërfaqen ata që kanë shkuar nga kjo botë dhe nuk do të kthehen më!

Në mendjen time shkaktojnë zhurmë të madhe të gjithë ata për të cilët bëra shumë e ma kthyen me të keq, u bën bukëpërmbysës dhe tradhtar!

Pas kësaj zhurme të madhe në trurin tim, fillova të gjykojë veten pse ju dhash aq shumë hapësirë këtyre njerëzve pa i njohur mirë?!

Ajo që kam dhënë me atë që kam marrë është e pakrahasueshme apo e barabartë me zero!

Fillova t’i analizojë betejat e humbura dhe ato të fituara!

Në këtë përllogaritje më dolën shumë fitore por edhe një humbje e madhe-koha!

Koha është humbja më e madhe të cilën nuk mund ta kthejë pas. Dhe pikërisht kjo është ajo që ma trazon shpirtin e nuk më lë të qetë në këtë jetë!

Kot e gjykojë veten për naivitetin!

Për shkak se kjo erdhi si rezultat i sinqeritetit dhe besueshmërisë, vyrtyt që e ka çdo njeri i ndershëm dhe dinjitetshëm i kësaj bote!

I kujtojë edhe ditët e trishta kur mbeta i vetmuar pa asnjë njeri të vetëm afër vetes!

Por në zemër i mbajë edhe ditët e lumtura dhe të hareshme i rrethuar me miq e familjarë që më kanë ndihuar të ngrihem në ditët më të vështira.

Jam mësuar të rrëzohem dhe të ngrihem, të qajë dhe buzëqesh, të zhgënjehem dhe të ëndërroj, por asnjëherë të humbash shpresat dhe të dorëzohem në përballje me sfidat e jetës.

Forcën e gjejë tek guximi i prindit tim, kurse motivin tek dashuria e pakufishme për atdheun dhe vendlindjen, tek dashuria e madhe për familjen dhe rrethin shoqërorë, prandaj edhe nuk dorëzohem asnjëherë.

Monotonia më mërzit, më vret shpirtin, prandaj kam hequr dorë prej saj shumë kohë më parë. Kjo më ka ndihmuar për të qenë njeri normal dhe i relaksuar, i qetë me veten time dhe i dobishëm për vendin dhe qytetarët (mërgimtarët)!

Urrejtjen dhe xhelozin asnjëherë nuk i kam pranuar, që në moshë të re i kam tretur në humnerën e pakthim, prandaj ndjehem mirë kur i shohë sukseset e miqve dhe familjarëve. Mburrem dhe krenohem me ta.

Nuk ka gjë më të bukur sesa të jesh unik dhe i veçantë

E falenderojë Zotin për dhuntinë e intuitës dhe të mendimit pozitiv, të reflektimit dhe qetësisë shpirtërore.

I falënderoj të gjithë ata që ishin dhe janë gjithmonë pranë meje, në radhë të parë familjen time, e cila është e shenjt dhe e pakrahasueshme me askë dhe me asgjë në këtë jetë.

Familja janë pasuria më e madhe jetësore, prania e të cilëve ndihet si afër ashtu edhe nga larg.

Disa objektiv jetësorë e kanë krijimin e pasurisë dhe ngritjen në karrierë biznesore apo politike!

Për mua as njëra dhe as tjetra, e zgjodha familjen dhe atdheun si dy gjërat më të çmuara në këtë jetë!

Fati e deshti që tre dekada t’i kalojë largë atdheut dhe familjarëve!

Përderisa ëndrra për kthim në atdhe është dëshirë që vlon si vullkan në shpirtin tim, shpërndarja e familjarëve në vende të huaja jo vetëm që e trazon, e copëton shpirtin tim!

Pa u realizuar ëndrra ime gjithçka mbetet e mangët dhe pakuptimtë në këtë jetë!

Edhe pse i rrethuar me shumë miq, disa afër e disa larg, disa prej tyre të vërtetë dhe të gatshëm për të qenë afër meje në çdo kohë, për t’më dhën dorën për t’u ngritur përseri!

Kur të takohem me miqtë e vjetër më bëhet sikur koha ka ndaluar, por thinjat në flokët e mia e thonë të vërtetën e kohës së shkuar!

Faleminderit të gjithëve që nuk më keni harruar!

Më shumë shkrime

1 KOMENT

  1. I nderuari Florim Zeqa!

    Lexova shkrimin e juaj dhe më bëri pëershtypje të thellë, ndaj vendosa të jap koment!

    Shkrimin e filloni me fjalët, po citoj:
    “Shkaku i komplikimeve shëndetësore, pas një kohe relativisht të gjatë po kthehem përsëri me shkrime dhe analiza politike.” Pastaj shkruani, po citoj:
    “Në mendjen time shkaktojnë zhurmë të madhe të gjithë ata për të cilët bëra shumë e ma kthyen me të keq, u bën bukëpërmbysës dhe tradhtar!

    Pas kësaj zhurme të madhe në trurin tim, fillova të gjykojë veten pse ju dhash aq shumë hapësirë këtyre njerëzve pa i njohur mirë?!” DHE VAZHDONI, po citoj:
    Edhe pse i rrethuar me shumë miq, disa afër e disa larg, disa prej tyre të vërtetë dhe të gatshëm për të qenë afër meje në çdo kohë, për t’më dhën dorën për t’u ngritur përseri!”
    Ju lumt mendja e ju lumt dora!
    *
    Kam lexuar shumë nga shkrimet e juaja, e së pakut në 4 (katër) shkrime kam dhënë komente.

    Nuk po zgjas’ shumë komentin, por por ju thëm se qëndrojnë këto mendime:
    1. Fali o Zot, se dijnë!
    2. Të keqën mos e kthé me të keq!
    3. Mos urrej askë, ngase ndjenja e urrejtjës nuk i bën më shum dëm askuj, seessa vetes tuaj!

    me respekt të veçantë
    Ismet M. Hasani, Suedi

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit