NGA KALOSH ÇELIKU
Nuk e besoj, edhe Sot e kësaj Dite, se: Fadil Curri ka qenë i “rrezikshëm” për Shtetin e “përbashkët” Jugosllav. Fadil Curri, ka qenë i rrezikshëm si Fadil Curri, Dje: në Maqedoni, IRJ të Maqedonisë. Sot, si Maqedonia e Veriut, ndaj Vetëvetes?!
E, pabesueshme. Fundekrye, të arratisur e dalldisur si argatë shqiptarë, “patriotë kuqezi” të partive politike shqiptare: fushave, hamllave mbjellur me ferra, dhiarave pas “Çuke”. Posteve partiake politike me të katra për pushtet dhe pasuri. Dje, Komuniste jugosllave. Sot, Neokomuniste “kuqezi të pavarura”, e varura të “vëllazërim – bashkimit”. Edhe, atë: vite me radhë para fushatave parazgjedhore lokale, dhe parlamentare. Kamerave televizive për pushtet, duke hapur me kaci themele partiake “patriotike” të isnstitucioneve arsimore dhe kulturore shqiptare. Hap pas hapi, edhe ia lënë me vite të papërfunduara njëra – tjetrës si kurva politike kopilat pas dere.
Këmbadoras turren me të katra për pushtet pas posteve partiake, vetëm për një përdorim me një asht shpërblim në gojë sa janë në pushtet dhe opozitë. Gjithë jetën, mbetën me vite në pushtet e opozitë, duke i ndërruar partitë politike dhe postet partiake, si rrospia burrat. Themeliminr e partive të reja politike shqiptare në emër të popullit shqiptar, i ndërrojnë partitë politike, si kurva burrat gjatë një nate. Edhe pse, kurvës i ka hije, t’i ndërrojë burrat, por jo edhe Partive Politike Shqiptare me brekët ende nëpër këmbë.
Parti politike, këmbekrye Neokomuniste me veshje tradicionale “maqedonase” dhe “shqiptare” të “vëllazërim – bashkimit” komunist ish jugosllav. Sot, Neokomunst. Fushatave, parazgjedhore lokale dhe parlamentare, tymeflakë në dyluftime me nga një asht në gojë, dhe “politikë madhore”. Dhe, “fitore” Neokomuniste jugosllave antishqiptare si politikanë me të dyja këmbët dhe trutë ende në Legen.
E pyes Sot, Veten si shkrimtar: a, ende do të rrijmë si shqiptarë me këmbët dhe trutë në Legen si “muslimanë” me “Din e Iman” në xhami në qilimat e Persisë, e trutë në Turqi me bythët në “hava” (Qiell), duke thirrë në minare “Allahu Akber”?! Partive Politike Shqiptare, gjithë jetën e “lume” argatë brez pas brezi në pushtet, dhe opozitë me gara luftarake politike partiake në emër të popullit shqiptar?! Luftë politike – partiake e pabarabartë me “vëllezërit” e Njerkës për pushtet: poste partiake dhe pasuri personale, familajre, klanore dhe partiake?! Nateditë, për Gjuhë Shqipe, arsim, kulturë dhe “Shtet të përbashkët?! Ende, duke iu ngatërruar njëra – tjetrës nëpër këmbë, Apo, do të dalim dhiareve përmes lisave me çerdhe lejlekësh mbi çati, përtej Ditës Nesërme pas “Çuke” me varre të të parëve?!
Edhe, pas ikjes të Fadil Currit si shkrimtar nga Ferri (Xhehnemi) në Parajsë (Xhehnet). Nuk e di, a në xhami, apo në kishë?! Një Zot e di, qoftë “maqedonas, apo shqiptar?! Përsëri, padashtas them: me siguri iku në “Parajsën” ish Jugosllave. Ose, Shqiptare “demokratike”, matanë Atdheut me gjithë parti politike shqiptare. Thasë përmbi thasë të ngarkuar në traktorë mbyllur grykën me kordhë kanapi te “Mulliri i Arapit”, në Katundin Cërvicë të Kërçovës, rrëze “Çuke”.
Turrë këmbadoras me të katërta, duke u shtyrë me bërryla si poltikanë shqiptar mes vete shoku me shok, se: kush i pari me këmbët e duart si rrufjanë ta vajtonë shkrimtarin me lotë krokodili pas ikjes me kurora të luleve plastike e fjalimeve patetike – politike, t’i hudhin lule mbi Varr. Burrat me pashterka të kuqe, që deri Dje si politikanë “demokratë”: funksionarë me poste partiake në një parti politike, Sot, të shpërndarë si armiqë politik në luftë në disa parti politike shqiptare për pushtet, poste partiake, pasuri personale dhe familjare. Nënçmojnë, haptas para syve tanë si miqë të Penës, dhe bashkëkohës veprimtarinë e tij letrare, arsimore dhe kulturore pa miqtë e tij më të ngushtë me vite në Luftën me Penë, duke u fotografuar para kamerave televizive me armiqtë e tij historik, politikanë në Luftën shekullore me pushkë, Penë, dhe libra.
Nuk është, hera e parë e Partive Politike Shqiptare, me vite e vite i kemi pasur edhe më herët këto rrufjanë hadumë, që nga sistemi komunist ish jugosllav. Veprimet e tyre “patriotike, kuqezi” për “Shqipëri Etnike”. Partitë – politike të “demokratëve” shqiptarë: me kësulë të bardhë kosovare në flamujtë e tyre partiak, jo me kësulën e bardhë të Bajram Currit. Partinë tjetër kopile, që e lindi me flamur partiak “kuqezi me shqiponjën e zezë dykrenare”. Dhe, këtë të Ditës sotshme me “Besë”, dhe Fe. Ku ka Besë, në politikë?! I keqpërdorën dhe i përdhosën, gati të gjitha simbolet historike shqiptare. Nuk, e di: a u ka mbetur edhe ndonjë sibmbol historik shqiptar pa e keqpërdorur për Ditën e Nesërme?!
Jo rastësisht, e la me “amanet” shkrimtari Teki Dërvishi, disident shqiptar i mirërnjohur edhe matanë Varrit. Dhe, i burgosur në “Goli Otok” para ikjes nga kjo Botë: nuk dua të më vizitojnë as miqtë, e as armiqtë. Aqmëpak, hoxhallarët dhe priftërinjtë edhe në Varr! “Populli pis turk”, tha Teki Dërvishi. Edhe, pas kësaj deklarate publike, “shqiptarët muslimanë’, deshën ta varin në Kryq, në Kosovë. Maqedoni. Edhe në Shqipëri. I doli Zot Ibrahim Rugova, Kryetari Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar të Kosovës. I vetmi kandidat shqiptar si shkrimtar, që: ndoshta, edhe do ta rrëmbente Çmimin NOBEL, ishte Teki Dërvishi.
Fatkeqësisht, nuk e propozoi Kosova, nuk e propozoi as Shqipëria si kandidat për Çmimin NOBEL. Mos them Mali i Zi, dhe Maqedonia, që kanë ende probleme të pazgjidhura me Vetëveten si shtete “demokratike” për të hyrë në Bashkimin Evropian. Diaspora, me disa shoqata kulturore – artistike.
Edhe, siç duket nëpër vite e shekuj, shqiptarët nuk i duan personalitetet e tyre arsimore dhe kulturore përsëgjalli, por pas vdekjes si politikanë të partive politike gjatë zgjedhjeve lokale dhe parlamentare për në pushtet. Prandaj, edhe si shqiptarë me vite jemi në këtë gjëndje arsimore, kulturore dhe politike, ende në robëri.
Ditën e Sotshme, personalitetet arsimore dhe kulturore, politikanët e arratisur pas posteve partiake dhe pasurisë personale e familjare, i duan pas vdekjes për poste partiake. Nuk e duan Atdheun. Edhe, atë: e duan vetëm para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare, kamerave televizive për të ardhë në pushtet, dhe poste partiake.
Pavetëdije në Atdhe, duke u reklamuar para kamerave televizive me një “leximore” partiake, ose, emërimin e një rruge me emra të personaliteteve shqiptare. I ka Shqipëria më të emërurar me kohë, mos them edhe, se: i ka harxhuar që nga sistemi komunst, por u duhen këtyre partizanëve të partive politike shqiptare për t’i nëpërkembur personalitet e Maqdonisë Veriut me qindra emëra të arsimit dhe kulturës në vetë Maqedoninë e Veriut sa për sy e faqe, para popullit shqiptar në “Çair” të Shkupit. Lagjen e sakatuar me vite mes sëpatave partiake politike: ferrave, telave me gjemba dhe pallateve që lindin mes parqeve brenda një nate si këpurdhat pas shiut.
Prerjen e pemëve, që i mbolli sistemi komunist, dhe i dogji sistemi “demokratik” Neokomunust. Lulëzimin e këpurdhave pas shiut Neokomuniste me korrupsion të partive politike. Qorrsokaku: pallate mes dite me biznese partiake, në prag të shtëpive shqiptare. Që, mezi ia arriti deri diku edhe sistemi komunist jugosllav, duke ndërtuar një Lagje me gjelbërim dhe lule për partizanët e vet partiak “vëllezër”, shqiptarët t’i shpërngulë në Turqi. E, shi sot: ia arrinë me një “leximore” në sistemin Neokomunist, në Shkupin Historuk?!
Fadil Curri si shkrimtar, nuk e meriton vetëm një “leximore”, me pak libra dhe shkrimtarë shqiptarë, respekt dhe shpërblime si shkrimtar shqiptar: pak më shumë emërin e një shkolle fillore në Shkup. Institucioni arsimor dhe kulturor. Bibliotekë Universitare. Edhe, përmendore krah për krahu me Filipin e Maqedonisë.
Argatët politik të partive politike, ende pa brekë në bythë! Ose, me vite të grisura arnë përmbi arnë brekëve kanapit, duke u turrur me të katra pas partive politike për poste partiake dhe pasuri, që deri Dje: e ndiqnin Fadil Currin këmba – këmbës me denoncime në polici ende si i papunë, dhe e përzunë nga Shkupi, gjatë Luftës të Kosovës, viteve 1988/1999, pas mjë “bisede informative” gjithë natën në polici, duke e depërtuar me dhunë në Kosovë në gjendje krize lufte. Vite, kur populli i Kosovës dëboheshte me dhunë nga Vendlindja. Përçudi, që, mu këto rrufjanë brez pas brezi, Sot: e përcjellin edhe në Varr para kamerave televizive. Kohë, kur vetë populli i Kosovës ikte nga sytë – këbët jashtë Atdheut, përmes plumbave këmbekrye nga denocidi serb, dhe Lufta e Kosovës për strehim në Maqedoni, Shqipëri, dhe nëpër botë.
Ne, ishim asaj kohe e “rrezikshme” si Shoqatë e Shkrimtarëve Shqiptar, ende pa çati mbi kokë me një reagim publik në mjetet e informacionit edhe përtej kufinjëve, e ngritëm zërin protestues ndërkombëtar, dhe i dolëm Zot para syve të botës përparimtare. Trusakatët partiak, me trutë dhe këmbët në Legen nëpër redaksi të “vëllazërim – bashkimit”, strukeshin si lakuriqët e natës pas posteve partiake, honorareve marramendëse, dhe Çmimeve shtetërore. Shkak, që Sot: duhet përzënë me shqelma nga institucionet e shtetit të “përbashkët”.
Rrrufjanët partiak pa fije turpi e vajtojnë para kamerave televizive, mjeteve të informacionit, portaleve eletkronike, Facebook, dhe Instagram, pa miqtë e tij besnik përkrahu në jetë me rrufjanë të partive politike, me disa aktivistë partiak me brekët ende duke i zvarritur ferrë pas ferre rrugëve nëpër këmbë, që nuk i njeh as nëna tyre e cila i ka përkundur në djep, edhe u ka dhënë gji te Pragu i Derës Madhe të Shtëpisë. Tambël, e ku më populli shqiptar. Dje, që shkrimtarin e lanë me vite edhe pa punë (bukën e gojës me familje). Shtëpi, veten duke e strehuar nëpër redaksitë e “vëllazërim – bashkimit” me poste partiake komuniste: si gazetarë, redaktorë, dhe zëvendëskryeradaktor.
Cenzurëkuqët, e redaksive të “vëllazërim – bashkimit”. Edhe, si lustratorë partiak për zbardhjen e dosjveve policore të spiunëve në sistemin komunist me emërtimin e partive politike shqiptare si anëtarë lustrativ për zbardhjen e dosjeve. I publikuan vetëm dy – tri dosje të disa “spiunëve” të parrezikshem të asaj kohe, që i dinte edhe vetë populli shqiptar. Partiazanët e Partive Politike Shqiptare. E, ndoshta: nuk i dinte populli shqiptar me emëra dhe mbiemra. Byk, i publikuar politik partiak për t’u hudhur në Lëmë me tërplote për ta pastruar grurin nga egjëra, kur frynë Veriu.
Dosjet e spiunëve partiak: pozitë dhe opozitë. Shkaku, i moslustrimit të dy – tre “akademikëve” shqiptar si spiunë. Se, gjoja: Fadil Curri ishte i “rrezikshëm”, “irredentist” dhe “nacionalist” pa nënshtetësi maqedonase, me nënshtetësi Kosovare. Edhe, i papunë me vite në gjendje të mjerueshme në Maqedoninë Jugosllave. Sot, të Veriut. Përmëkeq, edhe: “nacionalist” dhe “irredentist” i “rrezikshëm” për shtetin e “përbashkët” maqedonas – jugosllav të “vëllazërim – bashkimit”?!
Vite me radhë deri në vdekje e lanë pa nënshtetësi. E gjykuan me vite në gjygj dhe e dënuan me mjete materiale si autor i librit (ditarit): Ashtu mendonte, shkruante dhe Fliste Adem Kastrati, bashkë me recenzentin e librit edhe Shtëpinë Gazetare Bouese “ASDRENI”, në Shkup, duke e fshirë dhunshëm nga Regjistri Qëndror me plaçkitje të mjeteve materiale në bankë, dhe me pesë projekte kulturore – letrare të fituara me Konkurs në Ministrinë e Kulturës në Maqedoninë Ish Jugosllave. Edhe, atë: me sekretar shteteror partiak shqiptar “musliman”. E varrosën Shkrimtarin në varrezat e Butelit, me pak familjarë e pak veta argatë të partive politike shqiptare, pa miqtë e tij të penës.
Përçudi, para se të hynte në Varr, nuk i kërkuan as nënshtetësi “maqedonase”. As, edhe e thirrën në polici, në “biseda informative”. As, e depërtuan me dhunë në Kosovë. Nuk e di Nesër, a do të vazhdojë gjykimi me vite për librin e Fadil Currit. Ditarin, e Adem Kastratit: Ashtu mendonte, shkruante dhe Fliste Adem Kastrati, që vetë përsëgjalli ia la në besim për publikim piktori i mirënjohur me famë botërore autori i ditarit, Adem Kastrati. Edhe, ta dënojnë me mjete materiale matanë varrit, bashkë me recenzentin dhe SHGB “ASDRENI”, në Shkup?!
Jo, debila “muslimanë” me “Din e Iman” deri në vdekje! Rrufjanë, historik brez pas brezi. Fadil Curri, nuk ishte i “rrezikshëm” për Shtetin e “përbashkët” maqedonas ish jugosllav me gruan, dhe fëmijët e lindur në IRJ të Maqedonisë. Sot, Maqedonia e Veriut, ende jugosllave. Po, shteti i “përbashkët” ishte i rrezikshëm për Fadil Currin. Vetë, hyri në Varr pa nështetësi të Maqedonisë Veriut. Ishit ju, rrufjanë të rrezikshëm denbababaden me këmbë e duar, dhe tru në policinë letrare të Maqedonisë Veriut. Këmbekrye, në “Vetëshërbimin e kukullave” në “Bit – Pazar”, në Shkupin Historik Shqiptar.
Fadil Curri, nuk ishte i ”rrezikshëm për shtetin maqedonas jugosllav. As, për të sotmin e “vëllazërim – bashkimit” në Maqedoninë e Veriut. Por, ishte i “rrezikshëm” për Veten, familjen dhe popullin e Shtetit “përbashkët”, si shkrimtar, Vite e vite, këmbekrye me partitë polititike shqiptare, ishit ju të rrezikshëm. Dje, për Shtetin e “përbashkët” të “vëllazërim – bashkimit”. Sot, për Shtetin e “përbashkët” të Maqedonisë Veriut. E, jo Fadil Curri si shkrimtar me ditarin e Adem Kastratit: Ashtu mendonte, shkruante dhe Fliste Adem Kastrati…
I ftuari special, Adem Kastrati, piktor me famë ndërkombëtare, origjinal në stilin dhe teknikën e tij pikturore, etnograf, krijues letrar e publicist, pedagog arti, i përndjekur politik dhe Kalosh Çeliku, krijues letrar antikonformist, kryetar i Shoqatës së Shkrimarëve Shqiptarë në Maqedoni, ndjekin me ngazëllim një program kulturor të pasluftës në shkollën fillore të Hanit të Elezit.
Rexhep Bajrami, Kalosh Çeliku dhe Fadil Curri para këmbëve të Olimbisë me fëmijë në bark, gji dhe prehër, në Shkup (2017)…