Erë lakmie !

0
Milazim S. Maliqi

MILAZIM S. MALIQI

Kur në troje tona
mbretëronte robëria,
as ëndërr nuk shihnim
se do të vijë liria.
Erdhi fatmirësisht epoka jonë,
dhe u ngrit vetëdija.
Në të mirë ndryshoi
njerëzia.
Bota e fuqisë
na fali lirinë.
Por, na i humbi mendtë,
sikur rrufeja që godet çatinë.
Morën pushtet
trimat në grabitje e hajni,
ikën në tjera shtete
burra, gra e fëmijë.
Ata që mbeten
po vdesin beqar.
S’ka për ta as pranverë e as behar.
Keq djalli djem e vajza i ka marrë.
Në kohë fushatash zhurmojnë palestrat,
gurmazet nxjerrin rrena,
njëjtë na pret e nesërmja,
sikur jashtë ashtu edhe brenda.
Sikur dikur,
ashtu dhe sivjet,
vazhdojmë të jemi të ndarë
dhe të pa unitet.
Heshtje në shtëpitë tona.
E, qetë në shkolla.
Mrekulli për bletët e huaja.
Mbledhin nektarin në dardha e molla.
E ne ushqehemi me sallamë e bërxolla.
Kur të na vinë mendtë shohim se na kanë humbur dhitë dhe dhentë.

Dërgoi për publikim, Arif Ejupi, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.