Lirisë ju dha vendi më delikat në jetë
ju dha udha e përballjes me të këqijtë
mbrojtja saj është dëshirë e natyrshme
liria për çmim nuk guxon të mposhtet.
Në luftërat për liri u mundën burgjet
me luftë u çlirua dhe Kosova dardane
atdheun tonë vet duhet ta modelojmë
na thoshte mësuesi i Gjeostrategjisë,
Mësimin si fitohet liria duhet ta dimi
shpopullimi atdheut është rreziku ynë
pesë krahina i kemi në burg te fqinjët
kjo plagë na i shumëfishon dhimbjet.
Gjuha shqipe është gjuhë e vlerësuar
ka dhënë poema dhe tekste këngësh
ka dhënë vepra të artit dhe të kulturës
sot kemi një letërsi nga më të bukurat.
Alfabetit pellazg-ilir me 54 shkronja
i ruan ca fjalë të hershme të shqipes
i gjithë alfabeti është dëshmi e kohës
që më të vërtetën të ndriçohet Atdheu.
Atdhe Geci – Poezi nga dorëshkrimet