Ecëm nëpër stuhi

0
17 shkurt - 17 vjet shtet

Milazim Zeqiraj

Stuhitë i qamë më gjoks
Për liri, armikun e luftuam
më pushkë të vjetër e dy grushta fishek.
Në liri nga kumunistet u pushtuam,
jetonin pa liri sot për nesër.

2.
Në vitet 90 kur u ripushtuam,
ishim duarë thatë.
Më durim rezistuam, nuk kishim rrugë tjetër.
Kur Presidenti Historik u bë fjala e jonë
Ne u betuam ne emër të tokës e qiellit
për Liri e Pavarësi.
Nga gjaku krijuam forcën tonë
për ta mbrojtë pragun e shtëpise Kosovë.

3.
Sebashku më miq, si një zë nga qielli e toka
Kosovën e çliruam dhe e pavarësuam.
Ne kishim fatin historik,
që dëshirën e brezave për Liri e Pavarësi
më jetësu dhe vazhdu.

Amanetin e brezave e bërëm realitet
Kosovën e Pavarësuam.

4.
Më 17.2.25 janë 17 vite Pavarësi
Kjo tregon se ne jemi shtet i lirë e demokratik.

Hej popull kjo nuk është pak
Probleme kemi më fqinjin veriorë
Jemi në bisedime e
gadishmeri më miqet tanë prendimorë
më mbrojtë Lirin e Pavarësin.

5.
Pas datës më 12.6.1999
vendi ishte i lirë por hallakamë.
Aty ku ishte mbrojtë Kosova,
qëndronte një flamur kuq e zi.

Ne ecim ngadalë në ledinën e gjakut
Gërmonim kudo për ti gjetur të dashurit tonë.
Në varrezat masive,
Në bunaret e mbyllura
Në hirin e shtëpive të djegura
Në rrenojat e kullave të rrenuara.

6.
Në plagët tona shekullore
u hapën plagë të reja
më dhimbje shumë më shumë.

Në lirin e shumë pritur
zemra na qante në pragun e shtëpive të djegura,
pran varrezave masive
në ledinen e gjakut e kudo.

Zemra na qante,
por ne nuk kishim as lot e as zë
për të vajtuar e bërë gjamë.

7.
Në këtë pervjetorë,
Njeriu as vet nuk mundet më besu.
Kosova e shtëpive të djegura nga zjarri i luftës,
E rrenojave e varreve masive
Është bërë nuse e bardhësise dhe demokracisë.
Krah shtetëve demokratike prendimore.

Në këtë përvjetorë, lirshëm kudo flamuri valon
Në Shesh forca e sigurise më këngë marshon
Gëzohuni popull e mos u ndalni
në këtë festë ngadhnjimi.
Tani kemi fatin të jemi Zot i fatit tonë.

19.2.25

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.