Mathieu Aref
Më në fund, dy librat e mi të fundit janë planifikuar të botohen në frëngjisht pas afërsisht një muaj (do ti gjëni vetëm në gjuhën frenge dhe vetëm në internet : Decitre, Fnac, Amazone…). Ja dy titujt:
1) Pellazgët, pararendësit të grekëve dhe stërgjyshërit të shqiptarëve.
2) Përmbledhje poezish (antologji personale poezie të ndryshëm).
Një libër që kisha dashur ta botoja prej kohësh, por nuk munda ta bëja sepse isha i zënë me studimet e mia në lidhje me Pellazgët dhe historinë e origjinës së dy qytetërimeve më të rëndësishme perëndimore (pellazgjike dhe etruske). Ky libër poezishë, në vend që të flas për Pellazgët, flas për jetën time, për veten time, për të tjerët dhe për qeniet më të dashura për mua, për botën në të cilën jetojmë dhe për njerëzimin, si dhe për atë që mendoj, ndjej dhe çfarë më prek dhe më rrethon.
Me pak fjalë, poezi me horizonte të gjera, të pasura, intensive dhe me tema të larmishme e herë-herë të pazakonta : lirike, romantike, filozofike, didaktike, satirike (si ajo e Boalo/Boileau), ezoterike apo poema të rastit : program i gjërë ! Ndonjëherë është një lloj biografie në formë poezie një “Alter ego” intim, një poezi që flet për mua, karakterin, identitetin, mendimet dhe ndjenjat e mia të brendshme.