13.1 C
Tirana
E martë, 7 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Dritan Doda, midis artit muzikor dhe artit të punimit të drurit

Dritan Doda, midis artit muzikor dhe artit të punimit të drurit

0
Dritan Doda - punim druri

Një familje artstësh, që pasionin dhe përkushtimin artistik, kërkon t’ua përcjell brezave…

Nga Dukagjin Hata

Një artist, në çfarëdo pozicioni pune qoftë, në çdo sipërmarrje e veprimtari, në një mënyrë a një tjetër, do ta shfaq shpirtin e tij estetik, predispozitën dhe përkushtimin artistik. Dhe kjo nuk ka ndodhur dhe me një sipërmarrës të punimit të drurit, i cili tenton t’i jap çdo punimi një identitet të gjallë estetik.

Në ambientet e Panairit të Mobilerisë, i cili ka 18 vjet që zhvillohet në Shqipëri, me një konkurueshmëri të epërme, në tregun vendas e të huaj, na zuri syri një sipërmarres ndryshe nga të tjerët, më shumë se biznesmen-artist, që tenton t’iu jap prodhimeve të mobiljeve identitet artistik. Quhet Dritan Doda, president i firmës “Doda”, me origjinë nga Reçi i Dibrës, i cili e nisi këtë udhëtim sipërmarrjeje, në gjurmët e të atit, Mehmet Doda, nga i cili trashëgon pasionin dhe përkushtimin e punimit të drurit.

Dritani ka mbaruar Liceun Artistik, ka marrë pjesë në takimin e shkollave të mesme në Vlorë, në vitin 1987, ku është shquar si një talent premtues në fushën e instrumenteve dhe muzikës. Ka punuar për disa vite në Pallatin e Kultures Kukës si kitarist, duke marrë pjesë në veprimtari kulturore kombetare e ndërkombëtare, ku i ka mbetur i pashlyer në kujtesë pjesëmarrja në një festival muzikor në Soçi të Rusisë (ish BRSS), si kitarist në orekestrën e Zef Grudës.

Demokracia e zuri babain e tij, Mehmetin, si marangoz, me titullin “Mjeshtër”, në NSHN Kukës, Reparti i Dyer Dritareve, ku Dritani shkonte shpesh dhe vëzhgonte me kërsheri dhe ndiqte rrugëtimin mjeshtëror të të atit… Pasioni për punimin e drurit rritej çdo ditë në zemrën e të riut, krahas pasionit për artin dhe muzikën, ku kishte investuar kohë dhe ëndrra…

Në vitin 1998, Dritani konkuron në Akademinë e Arteve, por ngaqë nuk kishte degë për kitarë, ëndrra e tij për t’u ulur në auditoret e kësaj Akademie, mbeti një ëndërr në sirtar. Duke parë pasionin e të birit, babai i propozon të hapnin së bashku një veprimtari të vogël në fushën e prodhimeve mobilare, gjë që Dritani kishte kohë që e bluante në mendje. Dhe kështu në vitin 1996 nisi veprimtarinë firma “Doda”, ndërkohë që Dritani martohet me një artiste, piktore, Sabajete Spahiu Doda, e cila u bë një mbështetje e madhe në konceptimin dhe krijimin e një sipërmarrje të veçantë, me punime druri të personalizuara, ku pasqyronin e vijojnë të pasqyrojnë motive artistike, etnopsikike dhe etnokukturore të të gjitha trevave të shqiptarisë. Familja e bashkëshortes së Dritanit, Sabajete Spahiu Doda është një familje artistash; babai, piktor, dy vëllezërit e saj kanë mbaruar Akademinë e Artit dhe kjo traditë reflektohet në bashkëpunimin e tyre të ngushtë, në ecurinë e kësaj veprimtarie të veçantë.

Krijimi i mobilieve me zbukurime dhe ornamente artistike, duke krijuar një model të mobiljeve të personalizuara, u bë kredoja e tyre në këtë fushë. Këto prodhime pëlqehen shumë, nga shqiptarë e të huaj, pasi ndêrtohen mbi një koncepsion estetik, ku tekonologjia shkrihet me magjinë e artit. Nuk janë prodhime në seri, por punë të personalizuara, në të cilat, si të thuash, pulson ndjeshmëria dhe rreh zemra artistike. Kërkesat për prodhime bio të markës shqiptare, kanë çarë jo vetëm tregun vendas, por dhe të huaj, sidomos atë europian.

Ata, më shumë se si biznes, e shohin këtë sipërmarrje si art, ku ndërthuret piktura dhe arti i punimit të drurit me dizenjo artistike.
Dritani dhe familja e tij u integruan në Francë, ku hapën ekspozita pikture në Luksemburg, Metch, Lorient, ekspozita që bënë jehonë, duke ngjallur interesin e kritikëve të artit dhe të një publiku që e çmonte dhe vlerësonte pikturën e Sabajete Spahiu Doda…

Punimet e tyre të personalizuara kanë ngjallur interes të madh në Francë, ku bie fjala, mobile me portretin e Luigjit të XIV, etj kërkohen shumë nga qytetarët francez, duke tejkaluar çdo pritshmëri.

Dritani dhe Sabajeta kanë tre fëmijë të mrekullueshëm, dy djem dhe një vajzë, të cilët janë përfshirë plotësisht në rrjedhat e vrullshme të jetës franceze.

Djali i madh, ka luajt në Francë filma me aktorë të mëdhenj, ku vjet, në Festivalin e Kanës, ishte pretendent për çmim, në një rol episodik.
Djali tjetër, Fabjan, ka prirje praktike, është i dhënë me zell e pasion pas mobilerisë. Vajza, Deborah, dy vjeçe, rritet e lumtur dhe e gëzuar dhe prindërit kanë dëshirë që ajo të bëhet artiste dhe të ndjek traditën artistike familjare.

“Jemi të lumtur, thotë Dritani, që po mbajmë në këmbë traditën e prodhimit të mobiljeve, me motive dhe shije estetike të traditës shqiptare dhe dashtë Zoti që këtë traditë t’ua përcjellim brezave. Motivet me të cilat shoqërohen mobiljet tona janë autentike, popullore dhe shprehin psikologjinë dhe mënyrën e jetesës së popullit shqiptar në të gjitha trevat shqipfolëse. Këtë sipërmarrje ne nuk e kemi biznes, por punë artistike, për të kënaqur shijet dhe pritshmëritë artistike të shqiptarëve në fushën e mobilerisë”.

Edhe sot, pas kaq e kaq vitesh, Dritani nuk ndahet nga kitarja e tij e dashur, duke gjetur kohë herë pas here të perfermojë në evente miqsh, ku është i ftuar, duke mbajtur gjallë pjesën e tij të përkushtimit artistik, në një familje artstësh, që përkushtimin dhe dashurinë ndaj artit synojnë t’ua përcjellin brezave të ardhshëm…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.