10.4 C
Tirana
E enjte, 9 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj DR. VJOSË OSMANI AS “NOTERE E KURTIT”, AS “KARRIERISTE”, POR PRESIDENTE UNIKE...

DR. VJOSË OSMANI AS “NOTERE E KURTIT”, AS “KARRIERISTE”, POR PRESIDENTE UNIKE E KOSOVËS

0
Vjosa Osmani - me flamuj

IDRIZ ZEQIRAJ

Qysh dy vjet më parë, opozita destruktive ka lansuar idenë e zgjedhjeve për presidentin. Qëllimshëm donin bllokadën, për rrjedhojë zhbllokimin me zgjedhje të reja.

Shpifjet korale, akuza të poshtra e kriminale, nuk kanë rreshtur, që kur krerët e LDK-së, të prirë nga Isa Mustafa, si argatë të Hashimit dhe të PDK-së së tij, filluan goditjet e rugovistëve idealistë. Krimi në pushtet kishte prekur çdo qelizë të klasës politike dhe të shoqërisë kosovare. Ndryshimi ishte domosdo e kohës. Binomi Vjosa dhe Donika ishte i duhuri, për ta nismuar ndryshimin. LVV ishte rishtare në politikë, e pa inkriminuar, e pa shantazhuar dhe e gatshme për t`u angazhuar, për ndryshimin e madh – largimin nga pushteti të krerëve pushtetarë e shtetërore, të zhytur në krime vrastare, hajnore zyrtare dhe rrast të shantazhuar nga Serbia dhe ndërkombëtarët.

Dr. Vjosë Osmani me përgatitje supreme politike, diplomatike dhe intelektuale e kompletuar, mençurisht, u zgjodh në kreun e shtetit – presidente e Republikës të Kosovës. Këtë detyrë e ushtroi me dinjitet dhe parime me integritet të plotë. Ajo dëshmoi se nuk ishte as “notere e Kurtit” dhe as “karrieriste”.

Përkundrazi, ajo shkëputi çdo lidhje partiake me LDK-në, LVV dhe, së fundi, edhe partinë e themeluar dhe të pagëzuar nga ajo, me emërtesën adekuate
“GUXO”.

“Amerika është partnere e luftës, partnere e së kaluarës, por jo partnere e së tashmes dhe të ardhmes”, – kishte blasfemuar dhe shkretuar Albin Kurti! Kjo edhe mund të përligjej, nëse Kosova do të kishte një shtet partner rezervë, me fuqi ekonomike, ushtarake dhe miqësore, më të madh se sa Amerika. Por, kundërpeshë mund të aludohet Rusia dhe Kina të marra së bashku për forcë ekonomike dhe ushtarake, ndërsa me zero (o) miqësi për Kosovën.

Që këtej shpërthimi i presidentes Vjosë Osmani: “Nuk luhet bixhoz me ndërkombëtarët”, – e thënë në sallën e Kuvendit, për ta stopuar Albinin në kryeneçësinë në raport me Amerikën. Shto këtu edhe marrëveshjen e në Bruksel dhe Ohër, të biseduar me Vuçiq, të monitoruar nga Borrel dhe Lajçak, e panënshkruar nga palët. Ndryshimi nga asociacion në “vetë-menaxhim”, ka ngjallur huti dhe dyshime.

Megjithatë, kryeministri Albin Kurti ka reflektuar dhe Amerikën, tashmë, e ka vënë “në ballë të oxhakut”, duke e konsideruar si partnere “të tashme dhe të ardhme”. Kjo duhet vlerësuar dhe besuar, sepse Albini llogaritet si djalë bollshëm i lexuar dhe i shkolluar, andaj ka fituar zemrat e shqiptarëve vendorë dhe botërorë.

“Shqiptarët e duan Amerikën nga frika dhe jo për dashurinë e natyrshme”, – është shprehur Kurti. Përgjithësimi është i gabuar, por, realisht, ai e ka fjalën për njerëzit e shantazhuar, për “madurotë” shqiptarë, të cilët ekzekutuan si “derrat e egër” bashkëkombasit kundërshtarë politikë, me qëllim të marrjes dhe të mbajtjes të pushtetit dhunshëm. Dhe, këta janë disa “komandantë” kriminelë dhe hajna zyrtarë, sojin e të cilëve Amerika po e lufton anekënd Globit.

“Amelika, Amelika”, përsëritë, vend e pavend, opozita e ardhur në pushtet, me dhunë e përgjakje, e ka plotë gojën, përjashto LDK.në, e cilat ka qasje të siqertë për miken Amerikë. Subjektet ultra-komuniste, PDK, AAK, NISMA, të koalicionuara në PAN, tipike enverhoxhiste e staliniste, te ekstremit të majtë, i kanë konvertuar në emërtesa fallso të djathta!? Por, ato kanë qenë dhe mbeten të majta, partnere të Lindjes komuniste dhe kurrë të Amerikës dhe të Evropës Perëndimore. Këto subjekte kanë lindur nga mitra e përgjakur e LPK-së, e cila, dikur protestonte kundër bashkimit të dy Gjermanive, “sepse po dobësohet komunizmi në shkallë botërore”, arsyetonin militantët e LPK-së!

Kishte një parashikim të bazuar se Albini nuk e donë Vjosën për presidente, ngaqë parapëlqen bashkëpunëtorë të bindur. Lojërat me numra të Kurtit u lexuan lehtësisht edhe nga populli. Edhe opozita ka të drejtë, të mos këtë tri postet kryesore pozita, pavarësisht fitores së madhe, vazhdon të bllokojë. Mund t`i lihet posti i krye kuvendarit opozitës, ndërsa kryeministri është i padiskutueshëm për pozitën.

Tashmë, është pranuar nga pozita dhe opozita, plus populli i Kosovës dhe shqiptarët, se Vjosë Osmani ka përmbushur në plotëni detyrën e Presidentit/es
të vendit, pas Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Ajo arriti të krijojë një lidhje ndryshe me SHBA dhe BE-ë. Që këtej pasoi heqja e sanksioneve dhe një serë procesesh të tjera, duke ndikuar edhe në rehabilitimin e Kurtit dhe të qeverisë së tij.

Nuk ka asnjë mëdyshje se mandati i dytë presidencial për Vjosë Osmanin, është interes shtetëror. Dhe, kushdo që kundërshton këtë, mendon për përfitime personale dhe aspak për interesin shtetëror.

Është neveritëse të thuhet se Albini nuk i ka asnjë borxh Vjosës, për ta kandiduar për presidente, ndërkohë që ajo i ka dhuruar shumë-mijëra votues atij, madje në tri palë zgjedhjet radhazi. Kjo do të ishte jo vetëm mosmirënjohje ndaj një presidente krejt të veçantë, por edhe një fyerje dhe zhgënjim skajor i shqiptarëve të kudondodhur. Inati dhe xhelozia e pa motivuar, do t`i turpëronte të gjithë kontestuesit e kandidaturës të Vjosës, madje, për jetë e mot!

Intervista e Vjosë Osmanit, dhënë Çim Pekës, ishte sqaruese, e sinqertë se Albin Kurti nuk i dha ofertë serioze asaj për postin e Presidentes. Përndryshe, ai duhej dhe duhet ta propozon Vjosën, duke “e justifikuar për punën e shkëlqyer; e donë populli, e duan shqiptarët, e donë Amerika, e duan ndërkombëtarët.

Për 5 (pesë) vjet ishte jashtë angazhimit partiak. Madje, është propozim jashtë-partiak. Kandidat tjetër nuk do të kemi nga ana e qeverisë dhe as nga LVV”.
Ky do të ishte propozimi dhe arsyetimi i Kurtit, për kandidaturën e vetme të Vjosës për Presidente.

Dhe, nëse ky propozim nuk do të refuzohet, atëherë fajësia do t`i mbetet opozitës dhe LVV do të dilte faqebardhë, edhe nëse vendi do të shkonte në zgjedhje.

Veprimtaret e shquara, Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla provuan “ta çajnë” bllokadën, për ta pavarësuar partinë famoze, LDK-në e Ibrahim Rugovës, e cila e bëri paqen, respektivisht, rezistencën aktive paqësore dhe luftën çlirimtare të Kosovës. Por karrocimi i klanit të Isa Mustafës ishte i hekurt dhe i goditi, deri në përzënien nga LDK-ja, për rritjen dhe qëndresën e së cilës kishin investuar shumë.

Megjithatë, me punë dhe vullnet klasik, në koalicion me LVV, e cila, të paktën, nuk ishte pjesë e përgjakjes të LDK-së dhe Kosovën, arritën të shporrin nga pushteti i përgjakur “komandantët” vrastarë, hajna zyrtarë, haraçxhinj, makro-kontrabandistë, në bashkëpunim me Listën Serbe. Por edhe klanin patericë të PDK-së, brenda Lidershipit të LDK-së.

E ardhmja u përket reformatorëve. Historia ka lënë në harresë perandorë, mbretër, shefa shtetërorë, gjeneralë…! Por, reformatorët mbijetojnë shekujt, epokat. Andaj, pavarësisht anatemimit, mallkimit të padrejtë dhe idiotesk, të bërë nga lakenjtë e Isa Mustafës, në adresë të Vjosë Osmanit dhe Donikë Gërvallës, ato kanë qenë dhe do të mbetën reformatore heroina.

Guximshëm dhe dinjitetshëm denoncuan krimin dhe kriminelët, sepse është cinizëm dhe skajshëm kriminale, të vazhdojnë ta sundojnë popullin e përvuajtur të Kosovës vrasësit e kundërshtarëve politikë, përkatësisht, ushtarakët luftë-bërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; veprimtarët e LDK-së; gazetarët e “Bota Sot”; por, edhe brenda llojit – veprimtarët e hershëm të LPK-së, për ta pamundësuar konkurrencën në të ardhmen.

“Ata që po i vret UÇK-ja, po i vajton LDK-ja”, – është titulli i një shkrimit, i shkruar nga kryetari i LPK-së, pikërisht, kur vrasjet cilësore, të përzgjedhura, të listuara u bënë normë-masive. Shkrimi u botua në njërën nga gazetat më përçarëse “shqip-folëse!” Ujdia, dakordimi për marrjen e pushtetit, dhunshëm e përgjakshëm, nga LPK-ja ishte arritur ndërmjet – Shërbimeve Informative – të Francës, Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë!

Paraprakisht, është uzurpuar udhëheqja e hershme e LPK-së, nga udhëheqja e re e kompozuar në Tiranë; është pushtuar gazeta e LPK-së; janë sekuestruar Fondet e Mërgatës, nën kërcënimin klishe “ose Fondin, ose ta vras djalin e hasretit”! Këto janë të dhëna, fakte, nga dorë e parë, nga palët në përballje! Klikoni, i gjeni dhe kontaktoni dëshmitarët okularë.

Veprimtaret e dëshmuara për Kosovën, për lirinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, si dhe për demokracinë. Sepse “liria pa demokraci është një përrallë dimri”, – ka thënë poeti gjerman Getë.

Prandaj, veprimtaret Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla sikur sot të pensionohen nga politika, ato kanë kryer detyrën qytetare dhe atdhetare, më mirë se askush tjetër. Ato do ta gëzojnë përjetësisht respektin e shqiptarëve vendorë dhe botërorë, për shërbimin e madh, unik, në favor të popullit, Atdheut-Kosovë dhe më gjerë në Shqiptari.

Një mësim të veçantë, të dhënë shqiptarëve, nga Vjosa dhe Donika, është përzgjedhja e aleancave, koalicioneve partiake, për bashkëqeverisje. Mjerisht, kryetari i partisë, Isa Mustafa, është katapultuar në krye të LDK-së nga Hashim Thaçi dhe SHIK-u i tij kriminal. Rrjedhimisht, LDK-ja ishte bërë bisht dhe patericë e PDK-së. Dhe, hisedar në udhëheqje ishte edhe Hashimi. Këtë turpërim “me tupan” nuk mund ta duronin veprimtaret dinjitare dhe vendosen ta bëjnë ndryshimin e madh, andaj gëzojnë lavdinë e reformatoreve, pavarësisht çmimit që mund ta paguanin.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.