11.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Do thuash ti, ku qëndron problemi

Do thuash ti, ku qëndron problemi

0
Shpend Gashi

Poezi dedikuar Analistit moderatorit (Shpend Gashi)

Unë nga afër nuk të njoh
Veç nga ekrani unë të shoh
Ne të ndjekim të respektojmë
Por aspak nuk egzagjerojmë

Me pak fjalë po ja nis
Një poezi me ta qëndis
Po shkruaj siç e kam zakon
Sepse ti e meriton

E meriton shumë e meriton
Intuita ime nuk më gabon
Në ekran shkëlqen si ari
Dukesh që ke gjak shqipëtari

Kemi nevojë për patriotë
Dhe për ca politikanë të zotë
Jo për këto politikanë Tra la la
Që mos i paçim ishalla

Do thuash ti ku qëndron problemi
Tek halet politikanë që ne kemi
Tek këto spiunë e tradhëtarë
E kanë pak varjen në litarë

Po shkruaj me stil popullor
S’e nuk kam asgjë në dor
Jo pa qëllim quhesh Shpend
Je djalë i zgjuar dhe me mend

Armiq të heshtur mbase ke plot
Po kurrë nuk të mposhtin dot
Armiq të brëndshëm apo të huaj
Që nuk arrinë dot në nivelin tuaj

Ti fenomenin e godet
Me zë të lartë shumë bërtet
Sa për poltikanët varu leshtë
Punën e ke me popullin e thjeshtë

Kur populli i thjeshtë shumë të don
S’ka forcë në botë që të rrëzon
Përderisa sa ti mban anën tonë
Populli kurrë nuk të harronë

Kemi dhimbje shumë siklete
Të paktën unë po flas për vete
Një shekull jetën na e kanë nxirë
Poezinë time zbërdheje mirë

Na kanë përndjekur e persekutuar
E kemi të ndaluar për të dashuruar
Na kanë lidhur me zinxhirë
Është e ndaluar për të jesh njeri i mirë

Ne askush nuk na dëgjon
Të paktën fol ti në mikrofon
Na lër ti qajmë hallet me ty
Ne populli që kemi veç lot në sy

Inteligjenca nuk të mungon
Poezinë time e kupton
Nëse do jesh gjithmonë krah nesh
Qumështin e nënës hallall ta kesh

(Autori i poezisë)
(Leo Nika)
(Datë 23 Shkurt 2026)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.