Dielli me flamur shqiptar

0
13
Atdhe Geci - libra

Poeti do të shkruaj në fletën e tij të bardhë
tokë dardane ndjema zemrën dhe prushin
Atdheu im, s’është plagë dashurie po plagë
historie, i flisja gurit dhe tokës që po çahej!
Evropa s’lejoi që të quhemi me emrin Iliri
latinishtja ilire e mesapishtja janë dialekte
të shqipes pellazge, ilire, epirote e dardane.

Dielli me flamur shqiptar nuk nxeh njëjtë
në të gjithë atdheun, jo se jo në Preshevë
fqinjët pushtuan pjesë të mëdha të Ilirisë:
Çamërinë, Krahinën e Mollës së Kuqe, si
dhe emrin e mirëfilltë të vendit tonë, Ilirinë
Me kryqëzim emrash Evropa sajoi Greqinë
Ilirinë e kryqëzuan me emër xhuxh, Albani
e Dardaninë e mohuan me emrin, Kosovë,
dhe me një flamur që kurrë nuk ishte i yni.

Si t´i zëmë besë Evropës dhe interesave të
saj, kur tërë ballkani ishte tokë shqiptare.
Jon s´mund ta naltoj këngën me gënjeshtra
zërin që rend nëpër gjakun tim unë e ndiej
zemërimi i gjakut kërkon ta kaloj ëndrrën,
se dashuria për atdhe, atdheun s’e harron!

Poeti do të shkruaj në fletën e tij të bardhë
të shenjtit diell arbëror i dalin lot për Iliri
i dalin lot për Kosovë dardane dhe Çamëri
i dalin lot për Shkup, Tetovë dhe Gostivar
i dalin lot për Ulqin dhe flamurin shqiptar!…

Atdhe GeciDortmund, 2024

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.