0.5 C
Tirana
E dielë, 22 Dhjetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Dështimet politike në Kosovë, dhe politikat klerofashiste të Rusisë dhe të Serbisë

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Skender MULLIQI

Pas përfundimit të luftës çlirimtare, në Kosovë erdhen në pushtet njerëzit të cilët nuk paten njohuri të duhura për profesionin fisnik të politikës. Ne vend të kësaj gategorie, është dashur të kemi në pushtet njerëzit, të cilët kanë potenciale intelektuale për sfidat e kohës të tranzicionit më të cilin u përballëm. Kjo nuk ndodhi për shumë arsye, dhe mungojë pastaj zhvillimi i duhur i proceseve zhvillimore për 20 vite më radhë. Lulëzuan shumë dukuri negative të cilat e bënë jetën e keqe për shumicën e qytetarëve. Patem politika perjashtuese nga vendimarrjët shoqërore dhe politike të shumicës.

Populli u bë shërbyes i mirë vetëm për vota, e shumë pak iu ndëgjua zëri dhe shumë pak iu plotësuan kërkesat e tij. Kjo shkëputje na kushtojë më stagnim të proceseve dhe më mungesë të investimeve dhe investitorëve te jashtem, pa të cilët zor që kalohet ndonjë krizë ekonomike edhe në shtetet shumë më të zhvilluara. Patem privatizim më të keq të mundshem dhe shumë hileqar të pronës shoqërore. Ky privatizim ju dedikua njerëzve të caktuar të politikës dhe të biznesit, të cilët edhe u pasuruan pafundësisht në kurriz të taksapaguesve. Varfëria arriti në shkallë enorme së bashku më numrin e madh te të pa punësuarve. Nga pa perspektiva e krijuar filluan edhe largimet masovike te te rinjëve tanë nga Kosova. Patem ekzod të madh në vitin 2011 nese nuk gabohem ku u larguan më mijëra veta nga vatrat e tyre shekullore.

Kjo ishte sirenë alarmi, por që hasi në vesh të shurdhër të pushteteve të pa ndijësi të duhur për shtetndërtim dhe pwr zhvillim të gjithëmbarshem. Gadi të gjitha sistemet funksionuan më defekte të mëdha. Sektori i drejtësisë ishte hallka më e dobët e pushtetit. Nuk u zbatuan reformat e kërkura në drejtësi, që të kishim sundim të mirfilltë të rendit dhe të ligjit. Po ashtu shumë pak u punua që të kemi shëndetësi dhe arsim në nivelin e kërkuar, si dy shtyllat shumë të rëndësishme për qdo shtet të prosperuar dhe demokratik. Çështjët e ligjit, drejtësisë dhe jetës politike publike u reduktuan në funksion më shumë të partive politike dhe përfaqësuesve të tyre. Partitë politike krijuan një rrjetë klientelist, kështu që një njeri nuk mund të gjejë dhe as të mbajë një vend pune, nese nuk ishte anëtar i partive në pushtet. Ne politikat e jashtme bartësitë e pushtetit, u treguan të dobët.

Nuk kishin ambasadorw dhe as diplomatë të nivelit, që na përfaqësuen denjwisishtw në botë. Ne bisedimet më Serbinë u futëm pa asnjë kusht të vetëm, kur dihet së ky shtet kishte kryer gjenocid mbi shqiptarët në luftën fundit çlirimtare.Ne këtë drejtim pjesë të fajit mban edhe BE-ja si ndërmjetëse e dialogut, e cila bëri lëshime të mëdha ndaj Serbisë, duke i bërë më shumë presion Kosovës që të bëjë konsesione politike. U pranu decentralizimi i pushtetit lokal i cili sjelli Asociacionin. Don të thotë nga bisedimet teknike, u kalua në bisedime politike, të cilat edhe prejudikuan statusin politikë të Kosovës. Nga kjo rrjedhën marrveshjet radhazi në dëm të vendit, si ajo me Demarkimin më Mal të Zi, ku u humbën mbi 8 mijë hektarë tokë, paraprakisht më Maqedoninë u humben 2 mijë hektarë, dhe koncensionet vazhduan në dëm të te ardhmës të Kosovës.

U pranua që në përfaqësimet rajonale Kosova të paraqitet më fusnotë të Edita Tahirit, e që nuk doli fluskë sapuni. Pastaj, ish krerët qe i udhëhoqën bisedimet më Serbinë, që bënë lëshimet e radhës, kësaj here edhe më të dëmshme më nenshkrimet në vitin 2013 në Bruksel, të Hashim Thaqit dhe në vitin 2015, të Isa Mustafës më Asociacionin e komunave më shumicë serbe, më kompetenca ekzekutive, që e sakaton shtetësinë e vendit, e që më të cilën temë BE-ja dhe Amerika po na nxjerrin telashe të mëdha, duke kërkuar të implementohet. Kthesa pozitive pamë pas shumë vitësh nga klasa e re politike, e cila është treguar më efikase sidomos në planin e vazhdimit të dialogut më Serbinë e Vuçiqit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e defaktorizoj presidenitin serb në bisedime pas një kohe kur ai po thuaj diktonte më to. Kryeministri i Kosovës, nuk po e zbaton marrëveshjen e dëmshme të Asociacionit edhe përkunder së ju ka nënshtruar trysnisë të madhe nga BE-ja dhe Amerika, deri të masat e embargos ekonomike ndaj Kosovës, e Serbisë luftënxitëse deri më tash, nuk i mungojë as një fije floku. Pordhët dhe maskaradat serbe dhe të presidentit të saj, Vuçiq në veri përfunduan me pushtetin e Albin Kurtit, i cili largoi institucionet e strukturave paralele kriminale serbe tw dirigjuara nga Vuçiqi, duke vu rend dhe ligj për herë të parë pas përfundimit të luftës. Serbia e yshtur nga fitorja e mundshme e Rusisë të Putinit, ndaj Ukrainës edhe sforcoj kursin politik të shoqëruar më kërëcënime, që më luftë të ndajë Kosovës, por edhe pjeset me serbë ne Mal te Zi dhe BH-së.

Një tentim për ndarje të vendit Vuçiqi dhe Radojqiqi dy terroristet serbomëdhenj e ndërmorrën më aktin brutal që më armatim të rënd të bëjnë faktike ndarjën – Ngjarja në Banjskë, ku terroristet u sbrapsen më bisht nën shalë, dhe disa nga ata u vranë nga forcat policore të Kosovës. Vuçiq ka manipuluar dhe udhëhequr dy politika, më BE-në farsë për donacione të majme, njera anë, dhe tjetra anë aleancë me Rusinë. Politikat e Serbisë në fakt janë metastaza të ideologjisë së Millosheviqit dhe Sheshelit, rusofili deri në masë turpëruese dhe miti i rremë për Kosovën.Këtë politikë zhongleriste Amerika dhe NATO duhet ta qmontojnë sikur që qmontuan politikat fashiste të Millosheviqit. Askush nuk është budalla sa të mos kuptojnë se situatën në Evropë e përkeqësuan politikat klerofashiste të Rusisë dhe të Serbisë për zgjerim territoresh…

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit