Dënimet për PDK & LDK

0
Memli - Lumir - PDK-LDK

Lidhur me zgjedhjet e datës 28 dhjetor 2025 jam i bindur se edhe Bill Clinton, Madeleine Albright, Tony Blair, George W. Bush, Gjergj Kastrioti, Ismail Qemali, Ibrahim Rugova, Pjetër Bogdani, Naim Frashëri, James Rubin, William Walker…. të ishin në listat e PDK-së ose LDK-së nuk do të e ndryshonin rezultatin e votimit.

Kjo sepse në këto zgjedhje disa votues nuk votuan për program politik, por kundër suksesit politik.

Veprimet e vandalëve që me shrafciger e q’ponin kusinë, dhe kallnin goma ose me stupc bejzbolli i kërcënonon mediat e lira, esencialisht shprehnin urrejtje dhe mllef ndaj PDK-së & LDK-së…. dhe për këta primitiva politik s’ka pasë rëndësi se çka promovojnë këto parti, por me rëndësi ka qenë të votohet kundër tyre.

Disa xhelozë dhe lakmiqarë i dënuan këto dy parti politike duke mos ua falë sukseset e jashtzakonshme të koalicioneve (PDK & LDK), çë i arritën duke bashkpunuar, të cilat bashkpunime rezultuan me pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, me të gjitha rezultatet pozitive të këtij bashkpunimi.

Ndërtimi i strukturës shtetrore, infrastrukturës rrugore, shkollore, mjekësore….etj, dhe liria ekonomike me zhvillim fantastik të dhjetëra mijëra bizniseve private, si dhe super stabilitetit financiar, me inflacion pozitiv minimal për 20 vjet, ishin rezultat i politikave të shkëlqyeshme ekonomike, si rrjedhojë e bashkpunimit me ekspertët ekonomik nga SHBA, Britania dhe BE.

Magjistralja Prishtinë-Ferizaj e popullzuar me mijëra super biznise, është njëri prej shumë treguesve të mrekullisë ekonomike, si rezultat i politikave të lirisë ekonomike, e cila mrekulli u dënua nga disa forca zheloze dhe lakmiqare që votuan kundër PDK & LDK… me mllefin kusianist & gomik…dhe me kërcënime vandaliste bejzbollike.

Partitë PDK & LDK kanë pasë edhe gabime si për shembull: privatizimi i jo-favorshëm i Elektrokosovës, mandej mos-privatizimi i kompanisë publike VALA, mos-komisionizimi respektivisht mos-privatizimi i kompanisë Trepqa, mos-ndërtimi i një termocentrali të ri me thëngjil.

Pastaj gabime kanë qenë mos-aprovimet e ligjeve : për organizatat religjioze, ligjit për pensionimin e policeve në moshën 55 vjeqare, mos ndryshimi i ligjit zgjedhor me së paku 8 njësi zgjedhore, mos-aporovimi i kodit civil.

Por është e sigurt se këto gabime apo dështime të partive PDK & LDK nuk kanë ndikuar në votuesit kusianist, sepse kusianisti xheloz lakmiqar i ka dënuar sukseset e partive PDK e LDK, e jo dështimet.

Qindra here kemi lexuar dhe dëgjuar opinione të llojit: ju po keni tepër shumë liri! Ju po shkoni në deti 7/8 here në vit..ju po keni fabrika, ju nuk punoni asgjë ….dhe në fund :”ju krejt jeni hajna”!!!

Një primitiv nga Parisi deklaronte se :”ju në Kosovë nuk punoni asgjë, vetëm pini makijato”! Dhe “Le Primitif” u zgjodh :”Le Personne Parlementaire”.

Një primitiv nga Llondoni deklaroi se: “disapora duhet me ua zgjedhë jo vetëm parlamentin, por duhet me ua zgjedhë edhe berberin banorëve të Kosovës”, dhe Water Bucket-i mori qindra miratime dhe komente pozitive në facebook.

Primitivëve dick-tatorial ju pengon LIRIA e vendosjes për berber dhe liria e konsumimit të makijatos.

Poashtu mediat e lira demonizohen nga kusianistët, duke i kritikuar mediat çë po guxojnë të kritikojnë, sepse egërsirat primitive politike nuk e durojnë kritikën, dhe me stupca bejzbolli ia mësyjnë mediave të lira respektivisht SHPREHJES TË LIRË, e për stupca virtual në rrjetet sociale mos të folim se janë mijëra.

Kusianizmi primitiv, vandalizmi bejzbollik dhe gomariteti me goma i ndihmuar nga surlizmi tallavik e demonstruan agresivitetin e tyre primitiv kundër modernizimit të shtetit të Kosovës, të arritur nga partitë PDK & LDK,…. gjithmonë në bashkëpunim me USA & UK + EU.

Prandaj liderët e partive politike LDK & PDK (çë kishin suksese në periudhën 2000-2020), ska arësye të fajësohen për ndonjë gabim apo dështim në fushatat zgjedhore 2025, sepse kusianistët ishin votues të mllefit dhe urrejtjes ndaj suksesit të periudhës 2000-2020.

Urrejtja dhe mllefi nuk eliminohet nga urrejtësit e mllefosur me asnjë program politik, reformë partiake apo listë të personaliteteve qofshin edhe më të mirët e kombit…

Xhelozia dhe lakmia prodhojnë socialistin, e socializmi gjithmonë prodhon luftë me banorët e vet, me pretekst të krijimit të barazisë sociale… në mjerim.

Por gjithsesi është e drejtë njerëzore me qenë xheloz, lakmiqar, sepse këto tipare janë njerëzore të cilat evolucioni human ende nuk i ka eliminue. Ndërsa shumë njerëz janë anashkaluar prej evolucionit me karakteristikat pozitive evolutive.

Besim Prishtina
Janar 2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.