DEMOKRACIA E MIRË

0
Hajdin Morina

Hajdin Morina

DEMOKRACIA E MIRË

me tualete me erë të mirë stoliset
mbi lot e dhimbje ma vë çizmen

DIMËR

gjakun peng ma kanë zënë
kam frikë nuk mbaron ky dimër

plehra të stolisur në bazë të ligjit
e mure gurësh të pagdhendur
mes meje e teje e jugës që çel lulet

qëkur nuk pashë zgalem mbi valë

TEZGJAHËT GËRDALLË

njëzet e katër orë mjegull thurin
mos me ta pa krejt shtatin ty Arbëri

NË ISHULLIN ME BAR SHUMË

në ishullin me bar shumë
produktet ushqimore të shpirtit
në gjethurina hidhen
ushqimet e dritës

NË STEPË

nuk mbin aty bari
mësa gruri mbi shkrep
por dhelpra kalëron në stepa

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.