“E shikoja, dhe ajo ndiente diçka për mua. Sa herë më fliste, unë nuk mund t’ia dëgjoja krejt muhabetin, sepse përhumbesha në sytë e saj, dhe dashuria e ka këtë koncept, përhumbjen. “Jam shumë i lumtur që je këtu”, – i thashë, derisa e lëmoja litarin e luhatëses, ku e kishte shtrënguar me shuplakë të dorës së vogël. Me gishtërinj e lëmoja lehtë litarin dhe rrëshqita drejt shuplakës së dorës. “Ti më pëlqen shumë, me të vërtetë.”, – i thashë. Qeshja, por edhe ajo qeshte, nxirte ata dhëmbët e bardhë e të bukur. Sa më shumë që qeshte, sytë i futeshin më brenda. Qeshnim të dytë me ritëm të njëjtë. “Xhaketa jote është shumë e këndshme.”, – i thashë, teksa fillova t’ ia prekja xhaketën. U krijua një pauzë si mirësjellje, por unë vazhdoja luftën e një grabitqari zemrash. “Thjesht po mendoja…”, – i thashë. “Çfarë po mendoje?”, – më pyeti ajo. “Po mendoja se je dyshues.”, – ma ktheu dhe vazhdonte të më shikonte drejt e në sy…”
Fragment nga romani “Ti” i shkrimtarit Ilir Muharremi.