Shkruaj për aq sa më jep gjak fjala
shkruaj për aq sa më jep gjak muza
Shkruaj për aq sa mund të japë fjala
shkruaj për aq sa mund të japë arti i
fjalës, zemra dhe shpirti im, qenia.
Jeta është ndeshje dhe garë në jetë
Në librin “Iliada shqiptare”unë kam
jetën time, të popullit tim të atdheut
me vepra jetën mund ta bëjmë më
të bukur, të pasur dhe më qytetare.
Ia vlen Atdheun ta këndoj më tepër
për aq sa më jep fjala dhe dhuntia
për aq sa më jep dashuria në poezi!…
Çdo njeri në zemër e ka një dashuri
Ia vlen Atdheun ta këndoj më tepër
me katër Republikat tona Shqitare;
Republikën e Çamërisë, të Iliridës,
Republikën e Kosovës dardane dhe
Republikën e Shqipërisë. Koha jemi
ne, asnjë histori nuk mund ta merr
era, të gjallët vdesin por të rënët për
liri i mbijetojnë egërsisë së luftërave
shkruaj për aq sa më jep gjak fjala!…
Atdhe Geci – Dortmund, – poezi nga libri im “Iliada shqiptare”