Çuditshmëria dhe brutaliteti inkurajonë impulse shkatërruese

0
Parlamenti i Republikës së Kosovës

Pas dështimit të 50-të, të kuvendarëve

Skënder MULLIQI

Tema kryesore në Parlament janë bërë kuvendarët, të cilët ende po debatojnë dhe atë shumë shkurter, duke mos arritur as për të 50 herë të zgjidhin kryekuvendarin! Nuk besoj se ka libër të Ginisit për këtë punë. Karakteristika e këtyre politikanëve dhe e kësaj periudhe shumë të vështirë politike që po e kalon Kosova dhe populli i saj është urrejta dhe intoleranca. Urrejtja për njerëzit tjerë, skepticizmi dhe mosbesimi. Njeriu nuk është një qenie racionale nese udhëhiqet nga impulse irracionale.

Çuditshmëria dhe brutaliteti inkurajonë impulse shkatërruese. Imponimi i çuditshmërisë është pjesë e strategjisë se relativizmit radikal moral, ku çdo gjë ka një qmim dhe ka ende vlerë. Këta njerëz që gjenden në politikë plot 25 vite po tregohen te pabesë ndaj shoqërisë dhe shtetit të cilin nuk po e ndërtojmë mirë. Duhet ta ndalojmë këtë katrahurë politike të kuvendarëve të cilët kan humbur më ka krejt torruan. Ata po minojnë edhe identitetin tonë kulturor. Në jetën e përditshme, kompromisi është një marrëdhënie implicite në komunikim. Kompromisi nënkupton respect të ndersjellë, gatishmëri për të korrigjuar qëndrimet, besimet, kerkesat…

Opozita nuk po deshiron kompromis, nuk dëshiron respekt të ndërsjelle. LVV dhe Albin Kurti disa herë kërkuan që të bëhët një koalicion qeverises më LDK-në, e kjo e fundit refuzoi. Ata qe thonë se kompromisi nuk është mjeti më i mirë për zgjedhjen e marrdhënjeve të ndryshme gabohen. Opozita po kërkon të gjithë pushtetin, duke menjanuar në terësi partinë fituese të zgjedhjeve. Kur dikush na bind të përshtatemi, dhe kjo bie ndesh me parimet tona të jetës, atëherë nuk është kompromis, por vetëkompromis.

Dhe, kuvendarët opozitarë kan mungesë të vetëbesimit, tendencës gjoja për t’u dorëzuar para partisë fituese, dhe po i përseritë këtë lojëra në kuvend përmes shantazhit dhe agresionit. Dhe, është e quditshme se si populli shumë gjatë ishte besnik njerëzve labil qe e tregojë koha se nuk janë mirë!Është e çuditshme se sa gjatë pranojë populli kapitulimin para përfaqësuesve të dobët politik. Për të ndryshuar situaten politike për të mirë, duhet ditur se me kënd kemi të bëjmë. Për të ditur si ta kurosh një person, apo shumë syresh qe edhe i kemi, duhet ta diagnostikosh, t’u përshkruash ilaçe.

Sepse kur themi se dikush është “kopil” në politikë, atëherë çdo “kopil” e njeh veten. Dhe ata janë shumica. Se lojërat e tyre politike në vazhdimësi dhe veqmas këto të fundit në Kuvendin e Kosovës i shpërfaqën si të tillë. Me njerëz pa serioz të politikës nuk mbahet në këmbë të shëndosha shteti.Këta të pa edukatë politike dinë vëtem të kruajnë hundet në Parlament.

Dhe, natyrisht se po harrojmë se gadi krejt pas luftën nuk kan votuar gjysma e qytetarëve të cilët kan pasur të drejtë vote. Dhe, kjo e dhënë është e mjaftueshme që politikanët e dobët mos ti pranojnë si legjitim.Këtë të drejtë e kan edhe pjesa qe i kan votuar, duke pasur parasysh gjithë maskaradat politike që po i bëjnë për shumë muaj më radhë në kuvend, duke pru kështu në pikëpyetje edhe shtetësinë e Kosovës…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.