Hamëz Jashari & Adem Jashari
Nga: Ismet M. Hasani, Suedi
Tre kushërinj të afërt të Adem Jasharit dhe një ish-ministër, të ”shitur” për qindra-mijëra euro e spiunuan Adem Jasharin dhe e tradhëtuan bashkëkombasin e vet dhe Kosovën,
Po kush ishte ai ministër shqiptar?!
Presidentet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për të zbuluar atë ministër shqiptar, i cili, për t’i mbushur xhepat me para, spiunojë dhe tradhëtoi Adem Jasharin!
E përditshmja, ”Politika”gazeta e Beogradit, e datës 19 shtator të vitit 2010-të, ka publikuar një artikull me titull ”Tradhëtarët nga Kosova vijshin në Beograd” dhe spiunet e Republikës se Kosovës, që bashkëpunonin me Milosheviqin vinin në Beograd. Në këtë gazetë është deklaruar edhe ish Kryetari i Këshillit Ekzekutiv të përkohshëm të Kosovës – Zoran Angjelkoviq, për gazetën ”Politika”ka folur për ”bisedimet e harruara midis Kosovës dhe Beogradit, bisedime të bera në vitet 1998 me shqiptarët e Kosovës” i cili njihet fort mirë me ministrin që e ka spiunuar dhe tradhëtuar Adem
Jasharin, bashkë me tre kusherinjtë e afërm të Adem Jasharit.
Rast ky që ka pasur si pasojë vrasjën e 55-së anëtarëve të familjës ”Jashari”.
Drejtuesit e popullit të Kosovës le t’i tregojnë popullit se KUSH ISHTE AI MINISTËR?!
Ndryshe, do t’u jesin borxh përgjithmonë Adem Jasharit dhe familjës se tij dhe popullit të Kosovës.
Si është e mundur që një spiun shqiptar i Kosovën të jetë bashkëpunëtor me Sërbinë dhe spiun e tradhëtar i Adem Jasharit?!
Është e habitshme se si për atë kollaboracionist, spiun, ministër i Kosovës, të mos kenë dijeni Kryeministri dhe Kryetari i Kosovës!?
A është turp për Qeverinë e Kosovës, që ministrat e saj, të spiunojnë dhe të bëhen tradhëtar të Kosovës e bashkëpunëtorë të Serbisë?! Këtë turp nuk mund ta ”pastrojë” askush dhe, spiujt dhe kolaboracionistet t’i zbuloi Kosova e jo Serbia! Këtë turp dhe faqe të zezë nuk mund ta fal askush…!
Ah Drenicë! Ke pasë shumë Azem Galica, Hasan Prishtina, Avni Rrustema, Adem Jashara etj. por edhe KARRABISHTA, që i kanë lënë shumë nëna, motra e vëllezër me vajë, kanë qenë bashkëpuntorë të Serbisë e spiunjë në dëm të Kosovës. Por ti Drenicë kurrë s’u përkule, por dole faqebardhë e fitimtare gjithmonë në luftëra me armiq’ e tradhëtarë të huaj e bishtave nga populli yt, spiujve nga populli yt, të cilët, pasi ka vdekë Azem Bejta, Avni Rrustemi, Adem Jashari, le të ”lëvrojnë” e le të “ladrojnë” nëpër Drenicë, Dukagjin, Shalë e Bajgorë, Llap e Gollak e në krejt Kosovë e lë të spiunojnë kundër popullit të vet, e të tradhëtojnë, siç e tradhëtuan Adem Jasharin!
Këta spiujë e tradhëtarë po shkelin besën, burrërinë, moralin, parimin, vlerën…!
Deri kur kështu do të zgjas kjo farë stuhije dekadente!?
Deri kur, këta spiunjë e tradhëtarë do të vrasin motrat tona e vëllezërit tonë e t’ua marrin fytyrën popullit të vet!?
Prandaj zgjohuni nga gjumi e mos lejoni, si deri me tash ”lëvërimin” e ”ladrimin” e këtyre që punojnë, veprojnë e tradhëtojnë shqiptar e heronj në të mirë të Serbisë!
Që në pabesi e kanë tradhëtuar e vrarë Adem Jasharin me familjën e tij; kanë masakruar gra, pleqë e fëmijë! Pra, është momenti i fundit që Kosova
( v i j o n )






