Bukuria…, Ty dhe Në mundesh… – poezi

0
Vanila Sinani Kabili

Vanila Sinani Kabili

Bukuria…

Ti bukuri… je bukuri
Me shtëpi, pa shtëpi me tapi.
Ne mëngjes krahët i hap diellit
E qesh…vuan…vdes… rilind
Ti je fëmijë… je femër, je dashuri
Ti ndihesh në ndjenjë
Ti ushqehesh në nostalgji
E shemb burra, kështjella
Shemb kufinj e katandi
E jeton, frymon… ashtu si ti di.

Tiranë, më 06.07.2023

Ty…

Kur nuk je pranë…pranë të ndjej
Kur je afër ,je ëmbëlsi.
Kjo ndjenja jonë e papërcaktuar.
Fillon në tokë…vuloset në qiej.

Nga erdhi…s’kuptuam…
Qe fat…takim…dashuri…
Apo impulse subkoshience…
Që njeriun përndjekin gjithësesi ?!

Gjithsësi te unë jeton tani.
Në mendje, ne trup, dashuri…
Subkoshienca u bë koshiencë.
Ne jemi ne, jo unë dhe ti .

Tiranë, më 06.07.2023

Në mundesh

Jeta është jetë… shpresë.
Është tingull, vërshëllimë.
Është gjallëri, ndjenjë…
Vuajtje, klithmë, mizori.

Ajo me diellin lind…
Hënën ka prehje, përjetësi.
Njeriu pluskon si di…
Me liri… pa liri… me kufi.

Jeta është det i thellë…
Frymon në kohë e pafundësi.
Lind, rilind me vazhdimësinë.
Me forcë, këmbëngulje, fisnikëri.

Në mund jeto… frymo …
Në ndjenjë kufi pa kufi!
Jetën gjithkush e do…
Me forcë, këmbëngulje, fisnikëri.

Erdhëm në jetë me dashuri.
Dashuria… dashuri mbjell.
Gjurmë humane lër pas…
Të kujtohesh në përjetësi.

Në mund kohën të ndalësh.
Kohë vetes t’i gjesh…
E të përballesh me dallgët.
Me dëshirë për tokë …breg!

Tiranë, më 13.07.2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.