Zef Mulaj
(Studim shkencorë) i publikuar !
BORONICA (Vaccinum Myrtyllus)
Familja: Ericaceae.
Perhapja gjeografike: Rritet shume ne rrethin Tropojes, sidomos ne zonat e ahut, ne livadhe e deri ne zonat subalpine.
Eshte shkurre (Shqiperi, Poloni, Rusi, Serbi).
Droga: Fruti dhe gjethet.
Permbajtja kimike: Fruti permban reth 80% uje, glukozidin myrtilin, rreth 7% tanine, 5-20% lend pektinoze, acide organike, limonik e malik, 23,73 mg% vit C, vit B kompleks, vit B, 3,6-9% mg provitamine A.
Gjethet permbajne 6-21% tanine, 0,4-1.5% arbutin, rreth 1% glukozidin myrtilin, 2% neomintilin, rreth 1% hidrokinin, flavon, orikolin, kuercitin, kariofilin, mirtilorozen, urzon. Permban edhe antracianozide e te tjera acide organike, si laktik, sucinik, citrik, kilonilik dhenje enzi speciale arbutaci, acid pikrik.
Gjethet permbajne kripera minerale, si kalcium, fosfor, magnez, hekur, baker mangan dhe kobalt.
Sipas farmakopese, Helv.VII, komponimet me te rendesishme quhen: antaciani, delfinidina, cianidina, petunidina e malvidina, glikozidet me sheqerna te ndryshme, mbi 15 komponime te ndryshme.
Veprimet farmakologjike (Perdorimet ne jeten e perditeshme).
Si mjekim dhe ushqim: Ashtu sikur shikohet nga permbajtja shume komplekse e dy barnave, si gjetheve dhe frutit, boronica eshte nje “laborator per organizmin”, i jashtezakonshem ne perberjen kimike biologjike dhe si nje “laborator natyror”, qe askush nuk mund ta realizoje ne menyre artificiale. Keshtu, gjen nje perdorim si kuruese e shume çrregullimeve te rendesishme ne organizem.
Nga permbajtja e tanineve, ka nje efekt shume te mire ne mjekimin e diareve, si dezinfektant urinar dhe intestinal, ne trajtimin e diabetit te sheqerit, ne mjekimim e çrregullimeve te te parit, pra ne mjekimin e semundjeve te syve, ne mjekimin e eneve te gjakut dhe mbrojtjen e tyre.
Perdoret ne mjekimin e retinopative, te shkaktuara nga diabeti. Rregullon shikimin dhe kjo u verejt per here te pare ne Luften e Dyte Boterore, kur pilotet e nje kompanie bombarduese i perdoren shume boronicat. Keshtu, u pa ne menyre specifike se keta kishin nje veshtrim me te mire se grupet e tjera te piloteve. U vertetua se antracianozidi i boronices vepron mbi enzimen retinike, ne menyre te veçante deidrogjenazen, duke rritur shpejtesine e rigjenerimit te pigmentit retinik dhe duke permiresuar ne kete menyre vizionin (te parit).
Kane dhe nje veprim te mire antiagregant piastrinik, duke mbrojtur enet e gjakut nga ndryshimet, kryesisht nga dietat iperlipidike. Po keshtu, kane efekt cikatrizant ne ulçerat e stomakut dhe te duodenit, duke stimuluar prodhimin e protoglikanit, ne shtresat e mukozes gastrite, qe vine nga radikalet e lira. Sherben per te reduktuar lirimin e proinfiamatoreve dhe ndihmon ne stimulimin (nxitjen) e biosintezes se mukopolisakarideve.
Nga pervoja klinike, eshte vertetuar se gjethet e boronices kane nje efekt diuretik dhe dezinfektues intestinal. Perdorimet e saj jane ne retensionin e urines dhe ne atonet vesikolare, cistitet, uretritet, hipoglicemizantet. Eshte pare ulja e glukozes ne urine te diabetiket. Ka veprim tonifikant, kryesisht tek te moshuarit dhe ne shoqerimin e terapise imunostimulante, ne inflamacionet kronike, ne kanalet digerente; ne anoreksi, dispepsi, meteorizma e ne dobesi te pergjithshme.
Vera e kuqe, e pergatitur nga droga (ilaçi i përftuar) e saj, ka nje efekt antibakterik, ne trajtimin e diabetit, si gargare ne faringjte e stomatite, si dhe kunder majasilit.
Antracianozidet e boronices kane veprimin e vitamines P dhe, si e tille, eshte e vlefshme ne trajtimin e çregullimeve te qarkullimit te gjakut dhe ne demtimin e kapilareve, qe vijne nga rritja e demtimeve per faktore te ndryshem, nje nga te cilet eshte dhe nga diabeti i sheqerit. Perdoret sidomos ne hemoragjite e retines (tipit diabetik).
Kur mblidhet: Gjethet mblidhen ne qershor e korrik dhe thahen ne hije. Frutet mblidhen ne gusht, thahen dhe ruhen ne ene qelqi te posaçme, larg drites. Duhet te kihet kujdes, sa here te merren per perdorim, pra te shikohen mire se mos kane mykra etj.
Si perdoret: Ne perdorim te brendshem, fruti vlen si konsumim ushqimor, si marmallate e pergatitur, suko dhe e njome, ashtu siç e mbledhim ne natyre, pas nje sigurie per pastertine e saj ne mjedisin ku e mbledh.
Dekokt: 5 gr ne 100 ml uje, dy tre gota ne dite, per te gjitha rastet e lartepermendura. Gjethet perdoren ne formen e çajit, qe pergatitet duke ziere 2 luge kafje droge, ne nje ene, qe permban nje gote uje. Pihet dy here ne dite, si dezinfektues urinar, ne diabetiket dhe ne shume çrregullime.
Frutet merren nga goja, duke i pertypur dhe sasia varet nga mosha. Gjethet, per mjekimin e diabetit, perdoren ne kete raport: infuz: 2 luge kafje gjethe te grimcuara hidhen ne nje gote çaji te valuar. Perdoren dy gota ne dite.
Keshilla: Nuk duhet te perdoren per nje kohe te gjate perzierjet nga gjethet e boronices, qe te keshe nje shendet te mire. Beni kujdes qe te mos ngaterrohen me fruta te tjere, qe jane shume helmues, si p.sh. mirtilo palustre etj. Kujdes, kur i merr nga te tjeret ose kur e mbledh vete boronicen.
Qe te shohesh mire dhe te ruash syte, haje boronicen e fresket.
Siguroju mire, kur nis ta perdoresh, konsultoju me specialistin, ne qofte se nuk i njeh mire vete. Luftoje diabetin, duke e perdorur boronicen ne vere, per 30 dite.
Veprimet kryesore:
– Veprim ne syte + + +
– Veprim per mbrojtjen e kapilareve + + +
– Veprim mbrojtes ne stomak + +
– Mbi uljen e glicemise + +