Gjekë Marinaj në FB publikon këtë shkrim me 82 fotografi nga udhëtimi i tij në Europë, Zyrich, Titanë e Malësi e Madhe – kam zgjedhur këtu 4 fotot kryesore.
Miq të dashur, sapo jam kthyer nga një udhëtim që kishte për mision të shihja nënën dhe familjen time, por edhe promovimin e librit tim më të ri “Paradigma e Parajsës”.
Të gjithë e konsideruan një “sukses” atë proces letrar dhe më uruan për këtë arritje. Por asgjë në jetë nuk është krejt individuale as suksesi as renia, as fitorja as humbja, aq qarja as qeshja. Më gëzon fakti që të gjithë e kanë shijuar librin dhe vlerësuar aq lart poezinë time. Por unë nuk jam poet aq i madh sa vetëm të hapë fjalën edhe gjithçka të organizoje vetveten. Në takimin e parë në Teatrin Kombëtar Eksperimental, në Tiranë, njerëzit rrinin në këmbë ngaqë nuk kishte vende bosh për t’u ulur. Këtë e dinë të gjithë që pata fatin t’i kisha aty. Por atë që nuk e dinë të gjithë është fakti se Bashkia Malësi e Madhe kishte vënë një autobus në shërbim të qytetarëve për të ardhur nga Kopliku në Tiranë, vetëm për të marrë pjesë në këtë eveniment. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Drejtoria e Kulturës dhe Turizmit pranë Bashkisë Tiranë, si dhe Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë kanë luajtur rolin e tyre për ta bërë atë që dukej të dukshme.
Nga promovimi i librit “Paradigma e Parajsës” në Malësi të Madhe, vendlindja e autorit
Universitet e Tiranës e ai Evropian kishin sjellë përfaqësuesit e tyre. Delegacionet nga Italia, Franca dhe Greqia shtuan interes në këtë promovim. Akademia e Shkencave të Shqipërisë kishte dërguar njerëzit e tyre. Emra të veçantë në jetën time personale dhe profesionale kontribuon, përfshi këtu Prof. Gjovalin Shkurtaj, Preç Zogaj, Rudold Marku, Alda Bardhyli, Mujo Buçpapaj, Tonin Marinaj, Dhurata Hamzai, Rosalba Fantastico di Kastron, Francesco Leccese, Adele Pulice, Rosanna Calcagnile, Aldo Urso, Mélissa F. Theuriau, Mariane Pearl, Arben Çokaj, Georgios Helakis, Leo Papanicolas Edmond Curri, Gasper Deda, Kujtim Lamthi etj. kanë bërë çfarë ka qenë e mundur që ky takim të shkonte aq mirë sa shkoi. Por pa praninë e secilit pjesëmarrës, dashamirësve të mi dhe letërsisë, ndonëse shumicën e tyre akoma nuk i njoh, ky aktivitet do kishte mbetur një sallë vetëm për organizuesit. Ndaj dëshiroj të falënderoj të gjithë këta që aspo përmenda dhe shumë të tjerë që nuk i përmend dot me emër. Unë nuk jam bërë vetëm ky që jam as si njeri as si poet. Organizimi i shkëlqyer i promovimit u bë nga të tjerët. Libri u bë gati dhe u botua nga të tjerët. Unë isha dhe mbetëm thjeshtë autori i Paradigma e Parajsës dhe kaq.
Aktiviteti në Teatrin Eksperimental, Tiranë, Promovim dhe Çmim për poeten italiane
Edhe në Koplik, salla e Kryesisë së Baskisë ishte e mbipopulluar me intelektualë, drejtorë, politikanë, poetë, shkrimtarë, historian, mësues letërsie dhe nxënës të dalluar në letërsi, gazetarë e miq të librit, administratorë e familjarë, miq e dashamirë. Pa organizimin brilant të Bashkisë me në krye z. Tonin Marinaj, pa rolin e shkollave të zonës, pa moderimin perfekt të koleges Merita Curri, pa fjalimin e kritikut Kadri Ujkaj, pa këngën e poetit epik Jonuz Delaj, pa poeten dhe monografen Senada Demushi, pa poetin Dakë Keqaj, pa mësuesen Vali Kameri pa shumë autorë cilësor të tjerë që ishin aty, pa praninë e nxënësve dhe pyetjeve të tyre të zgjuara e deri të stafi i administratës së bashkisë, pa prezencën e gazetares Linda Doda Kavaja e gazetarit Gezim Vuçaj etj, udhëtimi im dhe promovimi i librit tim do të ishin të pamundura.
Ngjashmërisht, edhe pak më parë në Zvicër. Nën kujdesin e vazhdueshëm të mikut tim poet, Shqfqet Dibrani, i cili organizoi gjithçka që çoi tek një eveniment i suksesshëm në Zuri, edhe aty dashamirësia e shqiptarëve qe e madhe dhe e dukshme. Padyshim që bashkëpunimi i ngushtë i Shefqetit me zonjën Suela Jorgaqi, drejtoresha e bibliotekës së qytetit, bëri të mundur që gjëra të bukura e njerëz të ndritur të jenë pjesë e promovimit të librit “Pardigma e Parajsës.’
Nga promovimi i librit në Zurich, Zvicër në shtator 2022
Ndaj dua të falënderoj edhe një herë Shefqetin dhe Suelën, por edhe zonjën Fexhrije Dibrani, Donikë Dibrani, këngëtaren shumë të dashur për të gjithë ne, Mimoza Selimi, aktorin Ramadan Morina, çiftin me shumë kulturë Bardhyl & Selvete Mahmuti, poetin e mirënjohur Arbër Ahmataj me zonjën Fatmire Ahmetaj, Adnan dhe Vlora Asllani, përkthyesin dhe autorin Zef Noka, gazetarin, fotografin dhe autorin Rexhep Rifati, fotografin dhe autorin Xhevdet Kallaba, poetin dhe mikun tim Bujar Salihu, poetin Sabit Gecaj, poetin Brahim Avdyli, poeten Hyrije Jusufi, arkitekten Delfina Bajrami, këngëtaren shumë të dashur dhe të mirënjohur Drita Berisha, biologun Shenasi Aliu, fotografin Afrim Nevzadi, piktorin Dussi Sadriji, piktorin Nexhmedin Januzi, Edlira Topollai, Halil Xh. Gashi, Kristë dhe Francika Markaj, Musa dhe Minire Hajredini, familjen time Finin, Robertin, Naomi, TV Artin etj. etj.
Pra faleminderit të gjithëve, faleminderit Shqipërisë, Malësisë së Madhe dhe Zvicrës për gjithçka. Faleminderit të gjithë atyre që donin të ishin aty por nuk mundën të vinin. Faleminderit atyre që nuk ua përmenda emrin. Ja disa nga fotot qa kam mundur të gjej përmes miqve. Një javë të mbarë.