Koment
— Ndikimi i politikës ndaj organeve të drejtësisë, dhe organeve të tjera të mvetësishme, ishte dashur të pushoj, nese dikush vërtetë bënë një presion të tillë. Organet e çdo shteti ligjor dhe demokratik, janë plotësisht të pavaruara dhe të lira në marrjen e vendimeve…
Skënder MULLIQI
Po bëhet garë per te folur jashtë normave demokratike dhe ligjeve në fuqi, sidomos kur bëhët fjalë për interesat e shtetit dhe të kombit.Këta njerëz nuk e di a janë të vetëdijshem për pasojat e gjithë kësaj? Një e drejtë nuk është diqka që dikush ta jep, është diqka që askush nuk mund të ta heq. E dikush në Kosovë, po tregohet imponues i ideve dhe të veprimeve të cilat bien ndesh më interesat e vendit. Shtrohet pyetja, çfarë vlere ka një e drejtë nese zbatimi i saj shyhet apo nuk gjenë zbatim ? Dikush sikur nuk po merzitet shumë së a ka organe të drejtësisë në këtë vend, që të përgjigjet për veprimet kunder shtetit dhe kunder interesave të qytetarëve ?
Dihet së drejtësia e vonuar është drejëtsi e mohuar, është maksimë ligjore e lashtë e pranuar përgjithësisht. Kuvendarët edhe më herët por kohën e fundit u sollën në Kuvendin e Kosovës pa asnjë përgjegjësi morale dhe pa asnjë frikë së shumë sjellje të tyre ishin edhe jo ligjore. Kosova nuk është sallamadi, ka ligje dhe ka Kushtetutën e saj, që e obligon secilin qytetarë të sillet konform tyre. Ky parim është pranuar universalisht në profesionin ligjor dhe është baza për të drejtën. Kjo sikur nuk po dëshirohet të kuptohet apo po mendohet së edhe nese ndëshet më ligjin për ndonjë veper verbale apo penale, do të shpëtoj pa u dënuar, së ende po funksionojnë lidhjet, se ende organet tona të shtetit, nuk janë liriuara plotësisht nga politikat ditore.
Kur drejtësia vonohet, pasojat e vërteta janë të mëdha. Ndikimi i politikës ndaj organeve të drejtësisë, dhe organeve të tjera të mvetësishme, ishte dashur të pushoj, nese dikush vërtetë bënë një presion të tillë. Organet e çdo shteti ligjor dhe demokratik, janë plotësishtë të pavaruara dhe të lira në marrjen e drejtë të vendimeve. Ata politikanë që lobojnë me qëllim që të anashkalojnë praktikën e zakonshme të rregullave gjyqësore duhet të përballën më ligjin. Duhet të përfundojë logjika e secilit që për ndonjë vepër të caktuar të barrikadohet pas njerëzve të fuqishem të politikës. Pushtimi politikë i hapësirës publike dhe ndikimi në institucione të pavarura, duhet të kufizohet në minimum.
Shkenca, kultura, arti etj., shumë janë kompremetuar nga politikat partiake dhe ideologjia e rrugës.Kosova për tu rreshtuar në krahë të shteteve të zhvilluara dhe demokratike, nuk duhet të përjeton “normalizimin e padrejtësive”. As një njeri nuk mund të marrë drejtësinë në duart e tyre, kur dihet së janë kompetentet për këtë punë. Normalizimi i padrejtësive ka mundësi provokimi të një shpërthimi spontan dhe të pakontrolluar zemërimi të pjesa më e madhe e popullit…! Prandaj, duhet të bëhemi të vetëdijshëm për atë që jemi dhe të kthehemi të gjithë për se mbari duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit, si organe kredibile e të pavarura të shtetit…











