Koment
Skënder MULLIQI
Edhe pse jemi në demokraci, sikur kemi mbetur ne mes komunizmit dhe kapitalizmit liberal.Logjika, racionaliteti, empatia … të gjitha këto janë zhdukur nën qizmen e komunizmit. Me mësimdhënien e saktë të historisë, të marrëdhënieve njerëzore, vetëm brezi i ardhshëm do të jetë në gjendje të ecë përpara, i çliruar nga prangat e totalitarizmit. Kosova po ka ende telashe te mëdha më ata që po gjykojnë gjithqka më logjikën autoritare, dhe po na shkaktojnë dëme. Dhe, shtrohet pyetja çfarë truri është ky? Truri komunist vret, përsekuton, izolon dhe e dërgon një popull në prapambeturi. Këto janë fakte. Logjika e sundimit mbi masat nuk është larguar në tërsi edhe pse gjendemi në sistetim shumpartiak pluralist.
Kjo është logjikë që njehë imoralitetin, dhe gjithqka tjetër që nuk është njerëzore. Kosova ishte viktimë e komunizmit të eger jugosllavë të cilët na sunduan për 45 vite. Kosova dihet së kishte mbetur padrejtësishtë nga Fuqitë e Mëdha të kohës, pjesë e Jugosllavisë të Titos, Rankoviqit, dhe shumë kriminelëve radhazi, dëri të Millosheviqi e Vuçiqi. Zingjiri komunist sikur ende nuk është shkëptur, së ende nuk janë hequr logjika komuniste. Jemi dëshmitarë të punësimëve mbi baza partiake, të ilakave e shokëve në të gjitha nivelet e sistemeve.
Në vend të ofertave transparente na ofruan pa ligjshmëri, korrupcion, krim të organizuar, nepotizma etj. Prandaj, nuk është për të na quditur gjithë kjo ngecje e proceseve zhvillimore në shoqërin tonë. Është e pabesueshme se si populli lejojë përfaqësuesit e politikës ta mbajnë të gjithë kombin nën shantazh me politikat e tyre grabitqare dhe të propagandës komuniste, duke e larguar kështu vëmendjen nga problemet shumë më serioze me të cilat po përballëmi. Politikat e tilla përmbysëse i prinë gjendjen se keqe ekonomike sociale, dhe e prunë gjendjen që të jemi largë të bërit shtet serioz dhe demokratik. Si të komentohet gjithë ky ngerq politik më muaj për të formuar institucionet e shtetit?
Sikur dikush është duke punuar për interesa të huaja, e më së paku për interesa të shqiptarëve. Po na mungon uniteti siq e kam thënë shpesh në kolumnet e mia, ku nuk do të lejohej loja më shtetin dhe kombin në momentet vendimtare siç jemi edhe tash. Shteti nuk mbahet në këmbë të shëndosha më pollavrat që po i shohim dhe ndëgjojme, por ndërtohet më seriozitet dhe punë të madhe të të gjithëve akterve politik pa dallime. Sigurisht së pjesa më e madhe e publikut dhe shoqërisë e përcepton Kosovën jashtë kontestit totalitar.
Lufta për Atdheun ishte e drejtë, legjitime, mbrojtëse dhe çliruese, mbi bazat e të cilave lindi Republika e Kosovës, si një shtet i pavraur, sovran dhe demokratik. Në vend të logjikës totalitare, duhet më në fund të vinë në shprehje vlerat e pluralizmit në shoqëri, që burojnë edhe nga shumë konventa ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe lirive themelore…