Koment
Skënder MULLIQI
Ne Kosovë po funkcionojnë dy taborre politikie më logjika radikale. Është ironi e madhe që debatet sociopolitike se kush ka të drejtë më shumë se tjetri në hapësirën e shkëmbit të opinioneve në rrjete sociale dhe në institucione paten reflektime diametralisht të kundërta, që nuk i shërbejnë të mirës për Kosovën. Pamë se çfarë opinionesh destructive pamë në fundvitin e kaluar, dhe nuk është e pamundur kjo të na perseritet edhe këtë vit. Debatet e kota që na ndoqën për një kohë të gjatë nuk i sollën asgjë të mirë vendit. Nuk ishin konformë kërkesave të qytetarëve për qka edhe kuvendaret janë të thirrur. Është për keqardhje që duket së shumica e qytetarve ende me sa duket nuk e kuptojnë këtë.
Është luajtur keq me reputacionin e Kosovës para botës demokratike, duke na sjellur edhe dëme të mëdha. Kjo makineri propagande nuk na ka shërbyar për asgjë. Nuk pamë ndonjë alternativë të dobishme pos zenkave dhe debateve sterile për pushtet. Kishim dy koncepte politike të cilat tentuan të dominojnë njera-tjetërn, duke anashkaluar interesin madhor të Kosovës nga blloku opozitarë të cilët deshiruan pushtet në tavolinë, pa i fituar votat. Fakti që disa e maskojnë poltergeizmin e tyre me një ngjyrë blu kuazi-patriotike dhe të tjerë. U inskenuar drama në Kuvend për të arritur objektivat e caktuara politike për pushtet. Kjo e futi vendin në kriza politike dhe institucionale të pa kuptimta.
Të shpresojmë se ky fillim vit të nisë për së mbari dhe të mbushen mend strukturat politike, se kemi zgjedhjëm e presidentit, dhe së në pyetje është ardhmja e Kosovës. Vjosa Osmani me gjithçka e meriton edhe një mandat. Ka krijuar imazh të mirë në arenën ndërkombëtare për Kosovën. Është në pyetje të bëhëmi pjesë e BE-së dhe NATO-së, apo të mbesim vendi më i zoluar dhe i varfëruar në Evropë. “Përçaj dhe sundo” nuk është rastësi që është një strategji politike kaq e përhapur. Është bërë një lloj klisheje pikërisht sepse është provuar e suksesshme për mijëvjeçarë.
Fatkeqësisht, është ende e suksesshme sot…Fakti që disa e maskojnë poltergeizmin e tyre me një ngjyrë blu kuazi-patriotike dhe të tjerë me një jeshile radikalisht progresive është krejtësisht i parëndësishëm… Na duhet konsensuesi më shumë se kurrë, së shumë punë e presin Kosovën. Zgjedhja e Vjosa Osmanit do të dërgonte proceset aq të nevojshme përpara. Mendoj, së partitë politike do të reflektojnë dhe të gjejnë forcë që kësaj radhe ta votojnë në Kuvend Vjosën si alternativën më të mirë të aktulitetit të tashëm politik….











