12.8 C
Tirana
E premte, 27 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Kur bindja bëhët kriter i vetëm, e jo pregatitja profesionale

Kur bindja bëhët kriter i vetëm, e jo pregatitja profesionale

0
Skënder Mulliqi

Vështrim

— Dihet tashmë së sa janë dëshmuar të rinjtë tanë në botën e muzikës, artit, kulturës, sportit, biznesit, dhe në shkenca ekzakte. Ata po ndërtojnë karrierë profesionale mbreslënëse në Evropë dhe botë. Nuk e kemi luksin të durojmë njerëzit e pa përgatitur sa duhet në të gjitha fushat e jetës dhe të punës. Mjaftë gjatë është bërë që këto struktura politike, të na i përcaktojnë njerëzit në administratë shtetërore, në arsim të lartë dhe të mesem etj., të cilët në të shumtën e rasteve nuk i plotësojnë kriteret. Askush nuk është i pazëvëndësueshem në asnjë profesion. Nuk po ju mundësohet të rinjve të jenë në pozicione përgjegjëse…

Skënder MULLIQI

Shumë pak kemi ndërrim brezash në politikë, por edhe në profesione të tjera. Njerëzit tanë janë ndër më të suksesshmit kur dalin në botë, e në vendet e tyre nuk kanë mundësi të dëshmohen.Kjo shtron shumë pyetje? Pse e shpërblejmë bindjen e gabuar, e ndëshkojmë dijën dhe kreativitetin? Po i durojmë njerëzit që nuk janë të përgatitur për politikë si profesion, të cilët po mendojnë se janë të pazëvendësueshem për dekada të tëra. Dihet tashmë së sa janë dëshmuar të rinjtë tanë në botën e muzikës, artit, kulturës, sportit, biznesit, dhe në shkenca të ndryshme. Ata po ndërtojnë karrierë profesionale mbreslënëse në Evropë dhe botë. Nuk e kemi luksin të durojmë njerëzit e pa përgatitur sa duhet në të gjitha fushat e jetës dhe të punës. Mjaft gjatë është bërë që këto struktura politike, të na i përcaktojnë njerëzit në administratë shtetërore, në arsim të lartë dhe të mesem, të cilët në të shumtën e rasteve nuk i plotësojnë kriteret. Askush nuk është i pazëvëndësueshem në asnjë profesion.

Nuk po ju mundësohet të rinjve të jenë në pozicione përgjegjëse. Po pozicionohen ata që kanë lidhje edhe pse nuk kanë pregatitje profesionale të duhur. Bindja është bërë kriter i vetëm, e jo pregatitja profesionale.Ky duket është problemi më i madh i shoqërisë. Në një sistem të tillë, ekspertët, njerëzit krijues dhe ata që mendojnë në mënyrë kritike bëhen një kërcënim për elitat politike. Kosovës apo edhe çdo vendi i duhet elitë e re që do të mendojnë për përmirësimin e mirëqenjës dhe zhvillimit të munguar deri më sot. Është tragjike se si është instaluar logjika së politika është një mjet për pasurim përsonal. Po trajtohet politika eksluzivisht si një biznes privat. Kjo do të thotë që në politikë po hyjnë njerëzit për tu pasuruar, për të pasur privilegje.

Dhe, kështu ndodhi zatën krejtë pas luftën. Një mënyrë e tillë e të menduarit e kemi edhe në institucione arsimore, ekonomi dhe media, duke krijuar një shoqëri në të cilën njerëzit kanë frikë nga ndryshimi. Nga kjo logjikë e keqe edhe të rinjet tanë po largohen në mënyrë masive, që është mjaftë shqetësuese për një komb. Njerëzit tanë në shumë vende të botës kan treguar kreativitet, që në vendin e tyre, nuk po kan mundësi të shpalosin talentin e tyre. Nuk po inkurojohen të rinjtë të kalojnë disa vite jashtë vendit, të fitojnë njohuri dhe përvojë dhe më pas të kenë mundësinë ti zbatojnë ato në vendin e tyre. Potenciali i madh i diasporës po injorohet, nuk kemi asnjë nismë në këtë drejtim. Nuk po kuptohet apo më mirë më thënë nuk po deshirohet të kuptohet së çfarë ekspertë kemi në çfarë pozicionesh botërore. Ata nuk ftohen në asnjë organizim që bëhët në Kosovë.

Pa të rinjtë tanë nuk kemi mundësi për ta rikthyer shoqërinë për të mirë. Medemos duhet të kemi ndërrim në të gjitha udhëheqjet për të avansuar proceset e ngecura. Nuk kemi ndërtim të mirë institucionesh pa ndërrim gjeneratash. Pa ekspertë të mirë.Kosova ka nevojën për njerëz që i karakterizon humanizmi, kreativiteti dhe inovacionet, e jo njerëzit e ngurtë dhe të pa dije. Nuk kemi nevojë të bëjmë të njëtat gabime që të tjerët i kan bërë tashmë.Ndoshta ky është mesazhi më i rëndësishem i këtij shkrimi. Ne kemi potencial të madh të pashrytëzuar. Është koha të largohen të gjithë ata të cilët kan shpërdorur më të madhe pushtetin politik, e të cilët ende besojnë në mënyrë djallëzore se janë të pa zëvëndësueshem…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.